LIVE UPDATES
Aktualitet

Pedagogët në ditën e katërt të protestës. VOA: Qeveria dha ultimatum, s'ka më rritje pagash tani

Kjo është dita e 4 që ata po protestojnë para fakulteteve dhe në sheshin para Universitetit të Tiranës, duke theksuar se kërkesat e përsëritura prej disa vitesh në peticionin e tyre me 9 pika janë minimale, se pagat e tyre janë më të ulëtat në rajon, se gjendja financiare e universiteteve për kërkim shkencor është aktualisht e vështirë, dhe se në këto kushte nuk mund të funksionojë si duhet procesi mësimor.

20 Tetor 2022, 18:40 Nga DOSJA
Pedagogët në ditën e katërt të protestës. VOA:
Protesta e pedagogëve

TIRANË- Në Tiranë, sindikata e universiteteve protestoi sot për të katërtën ditë me bojkotim të procesit mësimor, duke kërkuar rritje të pagës si dhe të fondeve për kërkim shkencor. Pedagogët folën për gjendje të rëndë financiare të universiteteve, por qeveria nga ana e saj ka deklaruar se autonomia e universiteteve u krijon atyre hapësirat për të rritur vetë pagat dhe shpërblimet pasi të thithin projekte dhe financime. Sindikatat e universiteteve, pedagogë, administrata dhe stafet ndihmëse akademike vazhduan sot protestën e tyre me bojkotim të procesit mësimor, duke kërkuar rritje 50 për qind të pagave, shtim të fondeve për kërkim shkencor, transparencë të financave universitare, shpërblime për laborantët e rrezikuar gjatë punës, shpërblimet për vjetërsinë mbi 15 vjet punë në përputhje me titujt dhe gradat shkencore.

Kjo është dita e 4 që ata po protestojnë para fakulteteve dhe në sheshin para Universitetit të Tiranës, duke theksuar se kërkesat e përsëritura prej disa vitesh në peticionin e tyre me 9 pika janë minimale, se pagat e tyre janë më të ulëtat në rajon, se gjendja financiare e universiteteve për kërkim shkencor është aktualisht e vështirë, dhe se në këto kushte nuk mund të funksionojë si duhet procesi mësimor.

“Ne do të qëndrojmë dhe nuk do të lejojmë që punonjësit e universitetet dhe vet universitetet të nëpërkëmben. Ne nuk do të lejojmë që universitetet publike të quhen si ndërmarrje që të dalin në treg. Ne do të vazhdojmë qëndresën tonë dhe për t’i shpjeguar publikut, që duam universitete publike, ku përgjegjësia për mbajtjen e tyre të jetë e institucioneve qeveritare, sepse taksapaguesit paguajnë qeverinë që të përdorë paratë e tyre në mënyrë të drejtë”, thotë Aleksandër Kovaçi, drejtues i Sindikatës së Universiteteve.

Në tubimin e sotëm e morën fjalën shumë pedagogë, që folën për vështirësitë financiare gjatë vitit akademik, të cilave u janë shtuar edhe krizat e fundit, shtrenjtimi i jetesës në çdo aspket, ndërsa pagat kanë mbetur ato të para shumë vitesh, ndërsa u shtoi vetëm 7 për qind pagën, baras me një indeksim inflacioni. Organizatorët bënë thirrje të mblidhen asambletë e universiteteve dhe fakulteteve nga dekanët dhe të zgjedhur të tjerë për një analizë më të detajuar të gjithë shqetësimeve të tyre financiare dhe organizative gjatë punës shkencore. Pedagogët ftuan edhe studentët, që të sjellin kërkesat e tyre pranë sindikatës së universiteteve.

“Këshillat studentore ftohen të bëjnë mbledhjet e tyre përkatëse, jo vetëm për solidarizim ndaj çështjes tonë, por edhe që të sjellin opinionin e tyre, shqetësimet e tyre, si dhe listën e tyre të çështjeve, që kanë nevojë të trajtohen”, thotë profesor Ardian Isufi nga Universiteti i Arteve.

Por qeveria po qëndron fort në pikëpamjen se rritje uniforme pagash nuk mund të ketë dhe se universitetet kanë autonominë e mjaftueshme, që të sigurojnë vetë burime të ardhurash me projekte dhe financime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit për të shtuar pagat dhe shpërblimet e tyre. Kryeministri Edi Rama shkroi sot në Tuiter se kjo është “protestë e një pakice pedagogësh”, dhe se “një rritje e mëtejshme e pagave nuk do të ndodhë deri kur të vijë radha e natyrshme, pas pensionistëve në fundvit dhe pas daljes nga dimri, kur do të bëjmë bilancet e kostove të mburojës së energjisë elektrike, edhe për familjet e pedagogëve që mbrohen nga qeveria”.

Të dhëna jozyrtare për procesin mësimor në universitete flasin për një shtrirje të konsiderueshme të bojkotit nga ana e sindikatave dhe pedagogëve në protestë. Megjithatë në disa universitete dhe fakultete procesi mësimor po zhvillohet diku në mënyrë të rregullt dhe diku tjetër në mënyrë të pjesshme. Ministrja e arsimit vizitoi sot Universitetin e Mjekësisë dhe atë të Sporteve në kryeqytet si dhe universitetin e Elbasanit për të dëshmuar auditoret e mbushura me studentë në disa prej universiteteve, që nuk i janë bashkuar protestës së sindikatave. Këto të fundit bënë të ditur se protesta vazhdon, edhe pse nga qeveria, përveç rritjes së pagës në fillim të tetorit, nuk ka ndonjë shenjë për bisedime mbi peticionin e tyre.

Marrë nga VOA

protesta e pedagogeve

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet