Dita e 19-të e revoltës qytetare/ Qytetarët shqiptarë vijojnë qëndresën: Shqipëri e re
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
“Ky ishte vetëm një paralajmërin”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Opozitë e shitur 18 ...
Dyshohet se i përket Eglant Koçit/ Pamje nga vendi ku u gjet trupi i pajetë 18 Qershor, 18:11 Gjetja e trupit...
EMRAT/ Gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, SPAK kërkon marrjen në pyetje të dhjetëra dëshmitarëve 18 Qershor, 1...
"Tërhiq rendin e ditës", Berisha- Peleshit në Kuvend: Po i bëni karshillëk mijëra protestuesve 18 Qershor, 10:32 ...
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
TIRANË- Policia ka proceduar penalisht 23 protestues, pasi penguan qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Ata akuzohen për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Njoftimi
Shërbimet e Policisë së DVP Tiranë, krahas angazhimit për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit të zhvilluar mbrëmjen e djeshme, kanë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe procedurale për identifikimin e shtetasve që kanë kryer veprime në kundërshtim me ligjin gjatë tubimit.
Nga verifikimet e kryera rezultoi se disa nga pjesëmarrësit në tubim kanë organizuar dhe drejtuar pjesëmarrësit, duke penguar qarkullimin e lirë të mjeteve në disa rrugë të Tiranës, ndryshe nga itinerari i njoftuar paraprakisht.
Në lidhje me këtë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë proceduar penalisht 23 shtetas, konkretisht: A. K., A. Ll., L. K., E. K., V. D., E. Z., Xh. P., A. N., I. Rr., J. Sh., A. H., Xh. B., Sh. B., E. Q., T. H., S. M., E. K., D. K., A. Ll., L. D., B. K., R. S. dhe E. L.
Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë përgjegjës. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Ndërkohë, sqarojmë se më datë 17.06.2026, në Komisariatin e Policisë Nr. 2 Tiranë është paraqitur shtetasi R. M., i cili ka kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar më 16.06.2026 është kanosur nga shtetasi G. P., pas një debati lidhur me publikimin e një videoje në një rrjet social, ku pretendohej se shtetasi G. P. pengonte qytetarët të flisnin në podium. Sipas kallëzimit, ky i fundit i është drejtuar me fjalë që kallëzuesi i ka konsideruar kërcënuese. Gjithashtu, kallëzuesi ka deklaruar se ai dhe bashkëshortja e tij ndihen të kërcënuar nga shtetasi G. P.
Policia ka thirrur dhe i ka marrë deklarim shtetasit G. P., i cili ka pranuar se ka kërkuar sqarime nga kallëzuesi për videon e publikuar në një rrjet social. Në lidhje me këtë rast, materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprime të mëtejshme./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Policia përmes një njoftimi zyrtar ka dhënë më shumë detaje mbi gjetjen e trupit të 34-vje&c...
TIRANË- Një grabitje me kërcënim me thikë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Tiranë–Elbasan, ku një pasagje...
Pamje TIRANË- Gazetarët shqiptarë certifikohen për raportimin efektiv mbi procesin e integrimit në BE Njëzet gazetarë q&...
Eglant Koçi TIRANË- Trupi i të riut Eglant Koçi, i cili ishte zhdukur dy javë më parë është gjetur&nb...
Pëllumb Gjoka TIRANË- GJKKO ka dhënë vendimin dhe ka dënuar me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka, në kuadë...
Foto ilustruse VLORA- Një incident i rrezikshëm është regjistruar ditën e sotme në bregdetin e Vlorës, ku një ...
TIRANË- Erjon Rama, një nga personat e akuzuar si pjesë e grupit kriminal të Luçiano Kuçekut është vetëd...
FUSH ARRËZ- Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur në Fushë Arrëz, ku një çiftin e...
pamjet ELBASAN- Një aksident ka ndodhur këtë të enjte në qendër të Elbasanit, duke shkaktuar panik. Bëhet me ...
AMP KORÇË- Agjencia e Mbikëqyrjes Polico ka dhënë detaje pak orë pas operacionit të SPAK dhe BKH në qarkun e Kor&...