25 Shkurt 2025, 15:43
Nga M.B
Nuredin Dumani
TIRANA- I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani , tregoi sot gjatë seancës në GJKKO njohjen e tij me Enver Divën, i akuzuar për vrasjen dy vëllezërve Besmir e Viktor Haxhia në Durrës. Dumani zbuloi se është njohur me Divën që prej vitit 2020 duke shtuar se e ka njohur atë përmes Alban Skonjës, me të cilin ka qenë në burg dikur. Dumani tha se ka biseduam me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë sipas tij Skonja u tërho.
Dëshmia e Nuredin Dumanit në GJKKO i pyetur nga avokatja e Enver Divës:
Avokatja e Enver Divës: Si je njohur me Enver Divën?
Dumani: E kam njohur në 2020 nga një person tjetër, Alban Skonja, me të cilin kam qenë në burg dikur.
Avokatja: C’marrëdhënie kishte Skonja me Divën?
Dumani: Ishin shokë prej 2013. Skonja vite tek une. Më kërkonte punë të ndryshme, grabitje, vjedhje, mall. Unë nuk kisha punë tjetër për ti dhënë. Nuk i besoja shumë, se ishte konsumator heroine. I thashë: A mund të bësh një vrasje? I thashë, po të thashë emrin do mbash përgjegjësi. I thashë për Mir Haxhinë.
Ai më tha “do flas me shokët e tij e do të them”. Ai ka shkuar ka takuar Enver Divën dhe pastaj erdhën më takun në Shënavlash. Biseduam aty me Enverin dhe Skonjën për vrasjen e Mir Haxhisë, por më vonë Skonja u tërhoq.
Ata kërkuan kapar, por nuk i njihja, mendoja mos më gënjenin. I kam dhënë veç 5 mijë euro në Fushë Krujë Enver Divës. Aty ka ardhur Veri bashkë me Besian Xhixhën.
Avokatja: Pse të takoi me Divën.
Dumani: Po atë kishte shok. Më tha që ai e bënte punën, pasi bënte vrasje me pagesë.
Avokatja: A e konsiderove të besueshën Enver Divën?
Dumani: Derisa i dhashë kapar i besova. Unë isha punëdhënësi, ai ishte punëmarrësi.
Avokatja: Sa i gatshëm u tregua Enver Diva?
Dumani: Fillimisht u tregua shumë i gatshëm. Unë i dhashë shofer Klevis Allën.
Avokatja: Çfarë flisnit me Enver Divën?
Dumani: Për vrasje flisnim, se nuk flisnim për deputetë. Ne komunikonim për ngjarje të ndryshme, për vrasje, plagosje.
Avokatja: A na e përshkruan listën rendore të atyre që do vrisnit.
Dumani: I pari ishte Dorian Shkoza, i fundit Bujar Çela. Nuk ka pasur radhë. Ishin 20-30. Kush ishte objektiv më i lehtë vritej i pari.
Avokatja: Pse do të vrisnit Bujar Çelën, se thanë që është në listë?
Dumani: Sepse ishte vëllai o Talos, i shërbente atij.
Avokatja: Pse nuk ti dha lekët direkt Alibej?
Dumani: Se unë isha në kërkim. Unë isha për Klevis Kapllanin aty, dy të tjerët janë paguar.
nuredin dumani
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 15:27
B.Z
Foto ilustruese
KOSOVË - Në pikëkalimin kufitar të Jarinjës që lidh Kosovën me Serbinë Policia e Kosovës tha s...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 15:20
M.B
Agron Tufa
TIRANA- Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës ...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 15:07
I.A
Gjermani
GJERMANI- Agjencia gjermane e lajmeve “Deutsche Presse – Agentur” ka përjashtuar mundësinë që koalicioni i r...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 14:49
N.F
Aksidenti
KORÇË- Një aksident është regjistruar mesditën e somte në Korçë. Aksidenti i trefishtë rapo...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 14:49
r.ll
spitali i shkodres
SHKODËR- Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedim penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e 4-vjeçarit dit&eum...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 14:10
I.A
Nuredin Dumani
TIRANË- I penduari Nuredin Dumani ka përmendur për herë të aplikacionin MATRIX, që përdorej nga rrjetet k...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 14:30
N.F
Talo Çela dhe Nuredin Dumani
TIRANË- I penduari i drejtësisë për dosjen "Plumbi i Artë, Nuredin Dumani po dëshmon...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 14:10
N.F
Pamje nga vendi i ngjarjes
KUKËS- Një 30-vjeçar është vënë në pranga në lidhje me plagosjen e 29-vjeç...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 14:03
Dosja.al
ilir kapaj
TIRANË- Janë zbardhur detaje të reja lidhur me operacionin e Prokurorisë së Posaçme te Universiteti Bujqës...
Aktualitet
25 Shkurt 2025, 13:56
N.F
Droga
LEZHË- Dy vëllezër janë vënë në pranga në Lezhë. Arrestimi i tyre ka ardhur pasi në banesat e tyre ...