"Prona u është grabitur"/ Rama takohet me banorët e Zvërnecit: Do merrni paratë nëse gjykata do ju njohë si pronarë
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
“Zvërneci” në gjykatë/ Rama: Paratë e shitjes janë bllokuar, nëse fitoni ato ju takojnë juve 5 ...
FOTO/ Flamuj dhe flakadanë! Bulevardi “ndizet” kuq e zi, qytetarët kërkojnë largimin e Ramës 5 Qershor, 1...
Berisha: Dosjen e Lindave të AKSHI-t e ka mbyllur përfundimisht Rama, Gys Agasi ka bërë masakër në kadastër ...
GJKKO rrëzon Metën! Kërkesa për transmetim ‘live’ të seancës dhe dalja nga kafazi i xhamit, nuk pranoh...
Me drejtërinë do të përballen Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për rrjedhjen e databazës së pagave të qytetarëve dhe institucioneve private dhe shtetërore, si dhe ka dërguar për gjykim katër persona. Me drejtërinë do të përballen Eni Qirjako, Andi Agaraj, Klodian Sota dhe Endri Ikonomi. Të gjithë do të hetohen për shpërdorim detyrë dhe korrupsion pasiv.
Njoftimi i Prokurorisë:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë përfundon hetimet për procedimin penal nr.9428 të vitit 2021 me objekt hetimi publikimin në rrjetet sociale në datë 22.12.2021, nëpërmjet aplikacionit “ëhatsApp”, të listës së pagave të muajit Janar të vitit 2021 të punonjësve në institucionet shtetërore dhe private. Këto të dhëna janë shpërndarë fillimisht nëpërmjet aplikacionit “ëhatsApp” dhe më pas janë publikuar në media. Të dhënat janë lehtësisht të aksesueshme nga çdo shtetas. Në përfundim të hetimeve Prokuroria ka dërguar çështjen për gjykim në ngarkim të të pandehurve: 1. Eni Qirjako, E akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal.
2. Andi Agaraj, I akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 248 e 25 i K. Penal, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259 i K. Penal.
3. Klodian Sota, I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsionit aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsion pasiv në sektorin privat” parashikuar nga nenet 164/b e 244 i K. Penal.
4. Endri Ikonomi, I akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv në sektorin privat” parashikuar nga neni 164/a i K.penal
Ky është rasti i dytë, pas patronazhistëve, që të dhënat e gati 1 milion qytetaëve qarkullojnë kudo pa “teklif”, ndërsa shteti ngre supet. Në rastin e patronazhistëve, shkruhej emri i qytetarit, posti i punës, preference partiake por edhe personi që e vëzhgonte me urdhërin e partisë. E gjitha bëhej për të orientuar votuesit që të shënonin me kryq kutinë krahas emrit të Partisë Socialiste. Megjithatë kur historia përsëritet, të vetmet reagime që kanë ardhur janë nga Partia Demokratike, e cila kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si përgjegjësin kryesor për publikimin e të dhënave; e gjithashtu nuk ka munguar as presidenti.
(k.m.dosja.al)
Foto ilustruese LIBRAZHD- Një vajzë nga Librazhdi është bërë kryeqendra e të gjitha mediave në orët e fundit s...
Foto ilustruese SHKODËR- Në një magazinë në Shkodër janë gjetur dhe sekuestruar, 16 pajisje elektronike që shë...
Klodian Tomorri TIRANË- Gazetari i Ekonomisë Klodian Tomorri, ka komentuar finalen e Conferencë League në Tiranë dhe pagesën ...
Në këtë operacion të nisur para 10 ditësh, drejtori i antiterrorist Alban Dautaj së bashku me kolegun e tij Indrit Doda morë...
Rruga TIRANË- Gazetari Erjon Skëndaj ka ndarë pamje nga rruga në Shkozë. Ai tregon se si është transformuar rruga pë...
Marinela Osmani TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin për gjyqtaren Marinela Osmanin. Gjyqtarj...
Riatdhesim TIRANË- Disa shqiptarë janë riatdhesuar nga kampi në Siri. Raportohet se janë riatdhesuar 4 gra dhe 9 fëmi...
Aksident FIER- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin Fier-Seman. Ngjarja ndodhi ditën e sotme në 12:30. Personi me i...
Foto ilustruese KORÇË- Dy vjeçari në Bilisht ngatërroi ujin me rakinë. I mituri në kohën kur nëna kryente ...
Nafta TIRANË- Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka marrë vendimin për ccmime e naftës, gazit...