13 Qershor 2022, 10:57
Nga j.c.
Foto ilustruese
LAÇ- Sot është dita e Shna Ndout e cila përmbyll pelegrinazhin e 13 të martave. Me mijëra besimtarë, nga e gjithë Shqipëria, por edhe jashtë saj nisën rrugën e pelegrinazhit që prej orëve të para të mëngjesit ditën e djeshme për të kaluar natën në këtë vend të shenjtë. Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon Shqiptarë të cilët i përkasin feve të ndryshme, muslimanë, katolikë, ortodoks, të cilët pavarësisht besimit të tyre zgjedhin të vizitojnë vendin e shenjtë.
Pelegrinët për këtë ditë të veçantë vijnë nga i gjithë vendi. Policia ka marrë masa dhe njofton se rrugët ku do të kufizohet qarkullimi janë “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”, nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”‘; “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”; dhe nga “Pallati 113” Kisha e “Shna Ndout”.
Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë. Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor.
Historia e 13 të martave të shenjta në Kishën e Shna Ndout
Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist i cili ndaloi besimin tek feja, për t’u ringritur përsëri në 1990, me besimin akoma më të fortë të qytetarëve katolikë. Kisha e Shna Ndout ndodhet e veçuar në majë te malit, ku pelegrinëve u duhet të përshkojnë kilometra të tëra dhe të ngjisin qindra shkallë për të arritur në majë. Arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha e Shna Ndout.
Njoftimi i plotë i policisë:
Rrugët që të kufizohen nga ora 10:00 datë 12.06.2022 – ora 00:00 datë 13.06.2022: -Nga “Kryqëzimi i Gjykatës deri te Kisha e “Shna Ndout”; -Nga “Kryqëzimi i Poliklinikës” deri te Kisha e “Shna Ndout”‘; -Nga “Kryqëzimi i Gjimnazit” deri te Kisha e “Shna Ndout”; -Nga “Pallati 113” – Kisha e “Shna Ndout”.
Në këto segmente rrugore do të qarkullojnë vetëm mjete të transportit publik ( autobus/taxi) të liçensuara dhe të përcaktuara nga Bashkia Laç, mjetet e Kishës, mjetet e personaliteteve të larta shtetërore, mjetet e emergjencave civile, zjarrfikëset, ambulancat dhe mjetet e policisë. Rrugë për kombësorët do të jetë nga Kryqëzimi i Gjimnazit deri te “Kryqëzimi Varrezave”. Nuk do të lejohen të hyjnë mjete të tonazhit të rëndë nga Mbikalimi i Patokut për në qytet Laç pasi bëhen shkak të bllokimit të qarkullimit rrugor. Mjetet do të parkohen në vend parkingje të përcaktuara nga Bashkia Laç dhe nuk do të lejohen parkime në vende që bëhen pengesë për qarkullimin e lirë të mjeteve.
Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout, prej vitesh njihet si një vend i shenjtë, ku mijëra besimtarë nga e gjithë Shqipëria e vizitojnë këtë vend kryesisht gjatë 13 të martave të shenjta, që nisin prej 27 Marsit dhe kulminojnë më 13 Qershor. Thuhet se Kisha e Laçit daton që prej vitit 1300 kur u ndërtua për herë të pare nga vëllezërit françeskanë, duke u shkatërruar më pas në 1971 nga regjimi komunist për t’u ringritur përsëri në 1990. Pelegrinazhi i 13 të martave bashkon shqiptarë të të gjitha feve, ndërsa arsyeja që pelegrinazhi fokusohet në 13 të marta lidhet pikërisht me vdekjen e shenjtorit, në nder të të cilit është ngritur dhe Kisha-Shna Ndout.
kisha e shna ndout pelegrinazhi kisha e laçit
Aktualitet
13 Qershor 2022, 11:05
k.m.
Aleksandër Sadikajt
TIRANË- Atentati me tritol ndaj Aleksandër Sadikajt në Sauk, në shtëpi iu gjet jelek antiplumb e kanabis....
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:51
A.B
Aleksander Sadikaj
TIRANË- Aleksandër Sadikaj shoqërohej me një person të njohur me pseudonimin 'Sancho'. Kështu ka deklaruar...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:46
A.B
Maks Haxhia
TIRANË- Nga nesër avokatët do të futen në grevë. Kreu i dhomës së avokatisë, Maks Haxhia deklaroi ...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:11
j.c
TIRANË- Vihen në pranga 13 persona, për vepra të ndryshme penale. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve b...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:19
A.B
Sherif Mukaj
TIRANË- Sherif Mukaj është ekzektuar me armë zjarri. Ky është përfundimi i grupit hetimor pas konstatimit ...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 10:19
A.B
Aleksander Sadikaj
TIRANË- Bashkëjetuesja e Aleksandër Sadikaj ka dëshmuar se partneri i saj kishte konflikte të mëparshme. P...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 09:51
A.B
Erion Hasanbelliu dhe Kasandër Noga
ANTWERP- Kasandër Noga është autori i dyshuar i atentatit ndaj Erion Hasanbelliut në Belgjike...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 09:42
A.B
Range Rover
DURRËS- Hysen Pici është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. I riu u vu në pranga pak ditë më...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 09:32
A.B
SKRAPAR- Andrea Ajasllani është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 43-vjeçar...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:14
A.B
DURRËS- Seldi Dauti dhe Gani Roci janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia në Durrës pasi shisnin fara të dyshuara s...