13 Qershor 2022, 09:42
Nga A.B
Range Rover
DURRËS- Hysen Pici është lënë në burg nga Gjykata e Durrësit. I riu u vu në pranga pak ditë më parë pasi përplasi me mjetin e tij 'Range Rover' 2 efektivët. Gjatë seancës Pici ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim të dëmtonte policin dhe se gjithçka e ka bërë në gjaknxehtësi.
'Më vjen shumë keq për gjithçka ndodhi. E di që bëra gabim që u futa kundravajtje, por s’kishte makina dhe mendova t’i bija shkurt. Në këtë moment më dolën policia përpara. Më kapi paniku sepse kisha armë me vete dhe tentova të largohesha me qëllim mos të më kapnin me pistoletë. Më vjen keq edhe për efektivin e lënduar, nuk doja ta godisja. Kam qenë vetëm në makinë.'- tha ai.
Ndaj Picit janë ngritur tri akuza, ajo e kundërshtimit të punonjësit të policisë së rendit publik, e armëmbajtjes pa leje dhe e drejtimit të automjeteve në mënyrë të parregullt.
Mbrëmjen e së enjtes, Pici refuzoi t’i ndalonte patrullës policore të ngritur në lagjen numër 1. Ai u kap në flagrancë duke ecur me shpejtësi në kundravajtje me mjetin e tij tip Range Rover të bardhë. Dosja.al raportoi e para emrin dhe të dhëna lidhur me Hysen Picin, të riun nga Shijaku që ishte pasagjer në mjet, mirëpo më pas u bë e ditur se policia është duke kërkuar për Aldo Avdylajn pasi dyshohet se ishte në mjet me Picin.
Çfarë ndodhi mbrëmjen e 8 qershorit?
Dy efektivë policie bënë me shenjë mjetit “Range Rover” që të ndalonte, por drejtuesi nuk u bind. Hysen Pici, pasagjer në mjet, i frikësuar pasi kishte armë në brez doli nga mjeti duke u larguar me vrap për t’u humbur gjurmëve të efektivëve të Policisë. Në moment që po ndiqej prej tyre, në ndihmë i erdhi shoku i tij, shoferi i mjetit luksoz, identiteti i të cilit ende nuk dihet, duke i dhënë makinës gaz në kundravajtje e duke përplasur efektivët. Për pasojë, Pici humbi nëpër rrugët e qytetit, ku hodhi edhe armën që kishte me vete. Por, u kap me vonë e u vu në pranga. Një nga efektivët e plagosur ndodhet ende në spital.
hysen pici
Aktualitet
13 Qershor 2022, 09:32
A.B
SKRAPAR- Andrea Ajasllani është shpallur në kërkim nga policia e shtetit pasi akuzohet se ka plagosur me armë zjarri 43-vjeçar...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:14
A.B
DURRËS- Seldi Dauti dhe Gani Roci janë dy të rinjtë e arrestuar nga policia në Durrës pasi shisnin fara të dyshuara s...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:47
A.B
Kanabis
TIRANË- Falë operacionit policor të koduar "Portions" janë vënë në pranga tre të rinj. Marvin Metollari, Fa...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:44
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve në vend. Dosja.al ka në faqe të parë detaje nga arratisj...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:34
A.B
Aurel Vula
TIRANË- Mjeku Aurel Vula ka hedhur poshtë të gjitha akuzat që janë ngritur ndaj tij për trafik ilaçesh anti...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:14
A.B
Edison Pula
ITALI- “Arratisja e të burgosurit të rrezikshëm shqiptar nga burgu i Trevisos (dy të tjerë janë filmua...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 08:01
A.B
Foto nga vendi ku u qëllua Erion Hasanbelliu
BELGJIKË- Erion Hasanbelliu i njohur edhe si Mikel Rakipllari u qëllua mbrëmjen e djeshme ...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:51
A.B
Policia italiane
ITALI- Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia pasi akuzohet se ka përdhunuar një 20-vjeç...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:44
A.B
Foto nga vendi i ngjarjes
BELGJIKË-Erion Hasanbelliu alias Mikel Rakipllari është 43-vjeçari që ra pre e atentatit mbrëmjen...
Aktualitet
13 Qershor 2022, 07:02
A.B
Restorant
DURRËS- Nëse jeni bërë gati që këtë verë të shijoni muzikë edhe në restorantet ku do shkon...