All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Përgjimet në Dimal zbërthejnë korrupsionin, Shefi i Urbanistikës: A do marrim rrogë këtë muaj? Vartësi: S’të kam lënë në baltë asnjëherë

Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, del qartë se si makinat e bashkisë së Ura-Vajgurore, jepen me qëra për llogari të subjektit tregtar të Vait Koshit. Mësohet se bëhet fjalë për një fadromë ose eskavator, që përgjegjësi i Transportit në Bashki, ia jep Vait Koshit, në mënyrë që ky ta përdorë në jë shesh ndërtimi që kishte nisur në Roskovec. Teka shikon që Arbeni kërkon ta refuzojë, Vait Koshi i thotë se në këtë rast duhet të shikojë interesin privat dhe jo atë shtetëror, pasi punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë.

20 Shkurt 2023, 20:27 Nga F.M
Përgjimet në Dimal zbërthejnë korrupsionin, Shefi i
SPAK
All - Paragraf - 1

DIMAL- Një vit hetime, kanë zbuluar skemën e korrupsionit të zyrtarëve pranë bashkisë Ura-Vajgure, ku përmes përgjimeve dhe fotografimit, SPAK ka zbuluar tablonë e plotë kriminale të kryer nga disa persona. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se personat më aktivë në këtë skemë rezultojnë të jenë Arben Guraj përgjegjës i Transportit, pranë kësaj bashkie dhe Altin Pali, Drejtori i Zyrës Urbanistike, pranë bashkisë Ura-Vajgurore.

Në një komunikim telefonik të kryer mes Altin Palit dhe Arben Guraj, dy zyrtarët bisedojnë në mënyrë të koduar, ku Altini i thotë Arbenit:”…do marrim rrogë, këtë muaj apo jo…”. Ndërsa nga ana tjetër Guraj ia kthen:”…kur të kam lënë në baltë ndonjëherë…”.

Sipas SPAK, kjo bisedë dhe shumë biseda të tjera të përgjuara, tregon se zyrtarët e Urbanistikës në Bashkinë “Ura-Vajgurore”, e kishin kthyer në biznes mitmarjen, duke kërkuar vazhdimisht “rroga” çdo muaj prej qytetarëve.

Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, del qartë se si makinat e bashkisë së Ura-Vajgurore, jepen me qëra për llogari të subjektit tregtar të Vait Koshit. Mësohet se bëhet fjalë për një fadromë ose eskavator, që përgjegjësi i Transportit në Bashki, ia jep Vait Koshit, në mënyrë që ky ta përdorë në jë shesh ndërtimi që kishte nisur në Roskovec. Teka shikon që Arbeni kërkon ta refuzojë, Vait Koshi i thotë se në këtë rast duhet të shikojë interesin privat dhe jo atë shtetëror, pasi punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë.

Nga transkriptimi i bisedave të cilat janë pasqyruar në mënyre më të detajuar në dosjen hetimore rezultojnë komunikime me interes të hetimit të zhvilluara nga Arben Guraj dhe personat e tjerë të cilat janë të përfshirë në këtë aktivitet të kundraligjshëm.

Konkretisht në telefonatën e datës 11 shtator 2020 Arben Gurraj bisedon me administratorin e shoqërisë tregtare, Vait Koshi, ku mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Arbeni: Dy mijë i thashë çunave 2000 (dy mijë) siç më the ti. Shif merrni ndonjë gjë për vete, mos punojmë qyl këtu.

Vaiti: Po ça të them unë tani, hajde se do flasim.

Arbeni: Për ty jo për mua, për Zotin ore....!

Vaiti: Po normale, mos e vrit mendjen, hajde se do flasim.

Arbeni: Ç’më duhet mua, unë..... fitoni ju.... pse ti marrin ata....

Vaiti: Mos e çaj kokën se do flasim.

Arbeni: Pazarin sa e ke bërë...., dy e gjysëm ti them, apo e ka bërë Altini?

Vaiti: Opo s’kemi bërë asgjë ne, se i rregullojmë ato, po thoji njëherë.

Ndërkohë në një bisedë tjetër të zhvilluar serish mes Arben Guraj dhe Vait Koshit, zhvillohet një komunikim, ku Arbeni pret që Vaiti, ti çojë pagesën e parave. Shuma prej 1 milion lekë ishte për dikë tjetër, që Arben Guraj, duhet t’ia çonte pasi siç thotë dhe vetë ai në komunikim, kishte mbetur i turpëruar.

Vaiti: Hë shef?

Arbeni: Po ça shef, pse më turpëron me njerëzit o burri dheut, unë të përgjigjem!

Vaiti: Të thashë pra sot jam atje.

Arbeni: Unë të rri pronto, ti më tall me ashtu..., me njerëzit mua. Unë të thashë se kush është.....

Vaiti: Po jo re, sot, sot jam atje or burrë.

Arbeni: Unë të thashë kush është në valle.

Vaiti:E mora vesh po të them, sot jam atje.

Arbeni: Po hë pra tani.

Vaiti: Sot jam atje.

Arbeni: Nuk e di? Hajde sot, ma zgjidh këtë punë.

Nga përmbajta komunikimeve të mëtejshme telefonike të kryera mes Arben Guraj dhe Vait Koshi, kuptohet fakti se Arben Guraj pret që Vait Koshi t'i sjellë pagesën. Konfirmim i këtyre përgjimeve janë edhe në raport me veprimet BKT dega Fier, ku Vaiti ka tërhequr shumën prej 100.000.00 Lek.

Ndërkohë në një tjetër bisedë të përgjuar nga SPAK, del qartë se si makinat e bashkisë së Ura-Vajgurore, jepen me e për llogari të subjektit tregtar të Vait Koshit. Mësohet se bëhet fjalë për një fadromë ose eskavator, që përgjegjësi i Transportit në Bashki, ia jep Vait Koshit, në mënyrë që ky ta përdorë në një shesh ndërtimi që kishte nisur në Roskovec. Teka shikon që Arbeni kërkona ta refuzojë, Vait Koshi i thotë se në këtë rast duhet të shikojë interesin privat dhe jo atë shtetëror, pasi punët e shtetit nuk mbarojnë asnjëherë.

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë:

Vaiti: Me sa do ma lësh me qera mua, për nja 10 ditë me gjithë shofer, ta paguaj unë shoferin e të japë qeranë, në Roskovec?

Arbeni: Ça do bësh?

Vaiti: Kam sheshin për të bërë o burrë, lëvizje brenda përbrenda, d.m.th. të punoj gjithë ditën të bëj 10 km. Naftën ja hedh unë, po ti më thuaj qeranë.

Arbeni: Jo jo, s'bëhet tani, kam punë.

Vaiti: Ke punë..., mos ja q....robt.

Arbeni: Kemi punë, kemi punë.

Vaiti: Po ça pune.., s`mbaronë puna e shtetit o burrë. Shiko privatin ore, se shteti atë punë ka....

Arbeni: Hajt, flasim nga afër e sqarohemi…

Pak ditë më parë gjykata e posaçme vendosi të mbyllë në burg Altin Palin, Arben Guraj, Vait Koshin dhe Arjan Demiraj. Ndërsa për Agim Çunin, specialistin e emergjencave është vendosur masa e arrestit në shtëpi dhe shefen e urbanistikës V.J është caktuar masa e detyrimit për paraqitje.

korrupsioni ne dimal altin pali arben guraj

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet