24 Janar 2025, 19:27
Nga N.F
Anastas Janullatos dhe Bujar Spahiu
TIRANË- Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu përmes një postimi në llogarinë e tij në "Facebook" ka reaguar në lidhje me gjendjen e Kryepeshkopit, Anastas Janullatos. Ky reagim i Spahiut vjen pas raportimeve të ditës së sotme se gjendja e Kryepeshkopit është përkeqësuar.
Spahiu shkruan se me Kryepeshkopin kanë vite që bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri. Ai më tej thekson se Janullatos është lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. Kreu i KMSH-së më tej është lutur për shërimin e shpejtë dhe të plotë të Kryepeshkopit.
“Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, z. Anastas Janullatos, ndodhet prej disa ditësh në gjendje jo të mirë shëndetësore. Me Janullatosin kemi vite që bashkëpunojmë dhe bashkërendojmë veprimtarinë e dialogut ndërfetar në Shqipëri.
Lider i kujdesshëm për besimtarët që përfaqëson dhe bashkëpunues e tolerant me këdo. I lutemi Zotit për shërimin e tij të shpejtë e të plotë!”, shkruan Spahiu.
Kryepeshkopi Anastas Janullatos ndodhet prej 30 dhjetorit të 2024-ës i shtruar në spital, fillimisht në Tiranë për shkak të një viroze stine. Më pas gjendja e tij u përkeqësua për shkak edhe të një gjakderdhjeje në sistemin e aparatit tretës, për të cilën u dërgua në Athinë më 3 janar. Pas disa ditësh i shtruar në spital ai iu nënshtruar edhe një operacioni ku ka qëndruar në terapi intensive.

anastas janullatos bujar spahia
Aktualitet
24 Janar 2025, 19:21
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Lulzim Visha u gjet i ekzekutuar me armë zjarri paraditen e sotme në makinën me të cilën ai punonte s...
Aktualitet
24 Janar 2025, 18:57
r.ll
foto e makines së lulzim vishes
KAMËZ- Detaje të reja janë zbuluar lidhur me hetimet për vrasjen e Lulzim Vishës, 48-vje&cced...
Aktualitet
24 Janar 2025, 18:15
E. D
foto ilustruese
GREQI- Një sherr i ashpër ka ndodhur në Metamorfosi mesditën e së premtes. Sherri ka ndodhur në rru...
Aktualitet
24 Janar 2025, 17:30
r.ll
foto ilustruese
IZRAEL- Sundor, pjesë e grupit EL AL Israel Airlines, e themeluar në vitin 1977, ka njoftuar hapjen e një linje të...
Aktualitet
24 Janar 2025, 17:21
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 56-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja, për posedim me qëllim s...
Aktualitet
24 Janar 2025, 17:15
E. D
foto ilustruese
KUKËS- Një 24-vjeçar është arrestuar në Kukës, pasi u kap me kokainë dhe kanabis në aut...
Aktualitet
24 Janar 2025, 17:00
r.ll
foto ilustruese
SHKODËR- Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në fshatin Darragjat të Shkodrës. Një automjet q&eu...
Aktualitet
24 Janar 2025, 16:27
N.F
Anija
GJADËR- Pas një pauze prej më shumë se dy muajsh, do të rinisë të funksionojë sërish marrëveshja&nb...
Aktualitet
24 Janar 2025, 16:17
E. D
pamje nga aksidenti i djeshem
TIRANË- 52-vjeçari që shkaktoi aksidentin e frkshëm ditën e djeshme në Rugën e Elbasani...
Aktualitet
24 Janar 2025, 16:19
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Dy persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Policia bën me dije se mes t&e...