Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, thotë se një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive.
GRAMSH- Situata e zjarrit në Sojnik të Gramshit është përkeqësuar gjatë orëve të fundit. Kryebashkiaku i Gramshit, Besian Ajazi, thotë se një tjetër vatër zjarri ka shpërthyer mbi fshatin Sojnik që është akoma më agresive. Me anë të një postimin në Facebook, Ajazi shkruan se flakët janë përhapur deri në fshatin Snosëm dhe rrezikon banesa. Kryebashkiaku i Gramshit thotë gjithashtu se flakët kanë rënë si pasojë e zjarrvënieve të qëllimshme.
"Situatë emergjente në pyjet e Gramshit. Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore në Mukaj të Sojnikut, Njësia Administrative Kukur ndërsa tani në mesdrekë është ndezur një vatër e re zjarri më e madhe dhe më agresive mbi fshatin Sojnik i cili është përhapur deri në fshatin Snosëm duke rrezikuar edhe banesa. Dyshohet se shkaku është veprimtaria kriminale e piromanëve, që me papërgjegjshmëri të tmerrshme po rrezikojnë jetën, natyrën dhe pronën publike.
Pavarësisht angazhimit maksimal të shërbimit tonë zjarrfikës, shërbimit pyjor, drejtorisë së shërbimeve, vullnetarëve dhe ndihmës së Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile – me 20 efektivë në terren dhe 2 helikopterë në operacion – zjarri vijon të jetë aktiv dhe i vështirë për t’u vënë nën kontroll për shkak të terrenit të vështirë, temperaturave të larta dhe erës të cilat favorizojnë përhapjen e flakëve. Dënojmë me forcë aktet barbare të zjarrvënies së qëllimshme. Autorët do të përballen me ashpërsinë më të madhe të ligjit dhe me zemërimin e një komuniteti që nuk lejon askënd të dëmtojë pasurinë e përbashkët. Jemi në monitorim të pandërprerë dhe do të vijojmë betejën për të mbrojtur pyjet dhe banorët tanë”, shkruan ai.
pamje nga zjarri SARANDË- Flakët ka kaluar rrugën Sarandë-Muzinë dhe po vazhdojnë drejt Parkut të Syrit të Kalt&eu...
foto ilustruese TIRANË- Përfaqësues të Asosacionit të Gazetarëve të Shqipërisë, gazetarë dhe punonjë...
pamje nga zjarri SYRI I KALTËR- Një vatër zjarri masive ka përfshirë zonën pranë Syrit të Kaltër në ...
pamje nga zjarret EVROPË- Në vitin 2025, Evropa është përballur me një sezon shkatërrues zjarresh, m...
Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë DELVINË- Komandati i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka m...
foto ilustruese DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçar që dyshohet se ndihmoi në atentatin me armë zja...
foto ilustruese KOSOVË- Agjencia e Menaxhimit Emergjent në Kosovë ka bërë të ditur të hënën se në vend j...
zjarri VLORË- Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në fshatin Tërbaç të Vlorës. Flak&e...
pamje nga rrethimi i news24 TIRANË- Rrjeti Global për Mediat e Pavarura (IPI) ka reaguar lidhur me ndërprerjen e transmetimit të medias...
foto ilustruese PRISHTINË- Kosova, Shqipëria dhe Kroacia po punojnë për ta konkretizuar në praktikë bashkëpunimin në...