21 Gusht 2023, 12:47
Nga a.l
Dritan Abazoviç
MAL I ZI- Drejtoria e Policisë në Mal të Zi ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me incidentin mbrëmjen e djeshme në një klub nate në Budva, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Dritan Abazoviç dhe disa persona janë përfshirë në sherr. Sipas policisë, kreu i qeverisë malazeze është evakuuar në vend të sigurt në momentin që ka nisur sherri, ndërsa theksoi se Abazoviç nuk ka lidhje me ngjarjen. Policia njofton se personat e përfshirë në konflikt janë neutralizuar me një spraj jo të dëmshëm, shkruan Vijesti.
“Ai është larguar shëndoshë e mirë nga kjo ndërtesë, në prani të efektivëve të policisë të cilët janë angazhuar në sigurimin e tij personal, për arsye që nuk kanë të bëjnë me ngjarjen ku ka ndodhur cenimi i rendit dhe qetësisë publike nga disa persona në të njëjtin pallat, kur ka ndërhyrë sigurimi vendor Për këtë arsye ka pasur shkelje të rendit dhe qetësisë publike nga disa persona, për çka edhe punonjësit e policisë kanë ndërmarrë aktivitete në juridiksionin e tyre, kanë lëshuar një paralajmërim për këta persona dhe më pas një urdhër, të cilin e kanë shpërfillur dhe punonjësit e policisë kanë përdorur një sprej me efekt irritues ndaj tre personave”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se këta persona janë sjellë në objektet zyrtare të Departamentit të Sigurisë së Budvës, prej tyre janë mbledhur raporte për procesverbal dhe për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë Themelore të Shtetit në Kotorr.
“Të cilët pas këqyrjes së shkresave të lëndës kanë deklaruar se veprimet e këtyre personave nuk përmbajnë elemente të veprës penale për të cilën ndërmerret ndjekja sipas detyrës zyrtare, ndaj tyre do të bëhet kallëzim kundërvajtës për kundërvajtje nga Ligji për Rendin dhe Paqen”, thuhet në njoftimin e policisë.
dritan abazovic
Bota
21 Gusht 2023, 12:43
a.l
Zjarr në Greqi
GREQI- Një i vdekur në Prodromos Viotias nga zjarri që ka rënë në zonë. Sipas Polic...
Bota
21 Gusht 2023, 12:35
a.l
Momenti kur Abazoviç del nga klubi i natës
MAL I ZI- Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç u raportua se u sulmua në...
Bota
21 Gusht 2023, 12:28
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy paralajmëron se nëse Rusia do të kishte sukses n&eum...
Bota
21 Gusht 2023, 12:06
a.l
Moskë
RUSI- Katër aeroportet kryesore të Moskës janë urdhëruar të mbyllen nga frika e sulmeve me dron ukrainas. Hap...
Bota
21 Gusht 2023, 11:34
a.l
Kanada
KANADA- Rreth 22,000 njerëz, ose afërsisht gjysma e popullsisë në Territoret Veriperëndimore të Kanadasë jan...
Bota
21 Gusht 2023, 11:41
A.B
Edi Rama
GREQI- Media greke 'Ekathimerini' ka shkruajtur mbi çështjen “Beleri”. Sipas tyre, kryeministri Edi Rama i ofroi garanci&n...
Bota
21 Gusht 2023, 10:20
a.l
Aksident në Turqi
TURQI- Një aksident tragjik ka ndodhur në Turqi. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Yozgat, mbrëmjen e s...
Bota
21 Gusht 2023, 10:00
a.l
Ushtarët e vrarë
UKRAINË- Një raport i publikuar së fundmi nga sekretari britanik i mbrojtjes zbulon se më shumë se 220,...
Bota
21 Gusht 2023, 10:01
A.B
Adonis Georgiadis
GREQI- Një kërcënim vjen nga Greqia për çështjen Beleri. Ministri i Punës dhe Çësh...
Bota
21 Gusht 2023, 09:45
a.l
Bernardo Arevaldo
GUATEMALA- Kandidati kundër korrupsionit Bernardo Arevalo, nga partia progresive Movimiento Semilla, duket se ka fituar z...