5 Shkurt 2023, 09:24
Nga A.B

RUMANI- Dy shqiptarë janë mes tetë personave të arrestuar gjatë një aksioni policor në Bukuresht të Rumanisë. Shqiptarët ishin pjesë e një grupi të sofistikuar kriminal që bashkëpunonte me shtetas rumunë për transportin dhe shpërndarjen e drogave të forta si kokaina dhe heroina.
Grupi transportonte kokainë dhe heroinë nga Holanda, në ngarkesa prej 10-12 kg, të fshehura në makina që dërgoheshin në servise, zakonisht jashtë vendit, për t’u modifikuar me vende të posaçme, për fshehjen e drogës. Droga më pas shpërndahej dhe shitej në qytete të Rumanisë, Italisë, Francës, Spanjës dhe Shqipërisë.
Operacioni është zhvilluar nga Policët e Drejtorisë për Luftën kundër Krimit të Organizuar, Shërbimi Kundër Drogës, së bashku me policët e Drejtorisë së Operacioneve Speciale dhe prokurorët e DIICOT në Rumani. Sipas hetuesve grupi e nisi aktivitetin kriminal në vitin 2021, kur një shtetas shqiptar vendosi të formonte rrjetin e sofistikuar. Më pas grupit iu bashkuan edhe katër shqiptarë të tjerë.
Gjatë aksionit janë sekuestruar rreth 10 kilogram kokainë, gjysmë kilogram heroinë dhe një sasi rreth 400 eurosh të falsifikuara. Prokuroria kërkoi konfiskimin e 1 milionë euro të grupit kriminal që dyshohet se ishin vendosur nga tregtia e drogës, si dhe të një makine të modifikuar.
arrestohen shqiptaret ne rumani rumani
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 09:17
A.B
Kanabis
GREQI- Policia greke ka arrestuar një të mitur në Greqi të akuzuar për trafik droge. Djali u ndalua për kontroll nga ...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 08:46
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka detaje nga balona kineze në SHBA, ndër...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 07:33
A.B
Moti
TIRANË- Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë. Mot të ftohtë, s...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 23:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës n&e...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 22:08
k.m.
Droga e konfiskuar
ITALI- Mbrëmjen e datës 2 shkurt, në dalje të autostradës Bari Nord, në A/14, Policia e Shtetit arrestoi ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 20:45
k.m.
Foto ilustruese
Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 19:45
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora pasditen e sotme është shoqëruar edhe me n...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 19:23
k.m.
Pamje nga vendi ku ndodhi vrasja
LEZHË- Një informacion i siguruar nga Drejtoria e Policisë së Lezhës ka sjellë aksionin q&eu...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 18:40
k.m.
Tregu i punës është në krizë për fuqi punëtore.
Shqiptarët po emigrojnë, ndërsa punëtorët e huaj ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 18:12
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale ka bërë me dije se në 24 orët e fundi...