21 Nëntor 2022, 19:15
Nga A.B
Ministria
TIRANË- Për shkak të motit të keq, mësimi do të pezullohet në disa zona të vendit. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Ministria e Arsimit dhe është njoftuar nga ministrja Evis Kushi me anë të një statusi në rrjetet sociale. Ajo shkruan se edhe pse situata paraqitet e përmirësuar në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Kushi sqaron se orët e humbura do të zëvendësohen në javët në vijim.
NJOFTIMI I MINISTRISË:
Sot në Ministrinë e Arsimit, së bashku me grupin drejtues për përballimin e situatës së shkaktuar nga reshjet, rivlerësuam kushtet e shkollave dhe mundësitë për rifillimin e procesit mësimor.
Edhe pse situata në përgjithësi paraqitet e përmirësuar, në zonën e Shkodrës ka ende vështirësi në infrastrukturën rrugore. Për këtë arsye në 14 shkolla ku mësojnë 210 nxënës, mësimi do të pezullohet edhe për ditën e nesërme. Nga këto shkolla vetëm njëra prej tyre është shkollë qendër, ndërsa 13 të tjerat janë shkolla vartëse.
Shkolla “Mehmet Shpendi”, Shalë
Shkolla “Theth”, Shalë
Shkolla “Gimaj”, Shalë
Shkolla “Dom Prek Ndrevashaj”, Shosh
Shkolla “Palaj”, Shosh
Shkolla “Nicaj”, Shosh
Shkolla “Kir”, Pult
Shkolla “Kasnec” , Pult
Shkolla “Pog” , Pult
Shkolla “Bruçaj”, Pult
Shkolla “Plan” , Pult
Shkolla “Maja e Thanës” , Pult
Shkolla “Xhan” , Pult
Shkolla “Kuc” , Pult
Strukturat tona arsimore vijojnë të jenë në kontakt të vazhdueshëm me bashkitë dhe shtabet e emergjencave të ngritura nëpër qarqe. Ndërkohë, Ministria e Arsimit do të marrë të gjitha masat e nevojshme për zëvendësimin e orëve të humbura në javët në vijim.
evis kushi permbytet shqiperia 2022
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:32
k.m.
Pamje nga lumi Gjadër
SHKODËR- Situata në veriperëndim të vendit, e kryesisht në Shkodër e Lezhë, vijon të jet...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:15
A.B
Enivled Aliaj dhe Dino Majko
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë dosjet për dy ngjarje...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:10
A.B
Pjetër dhe Jason Rrushaj
SHKODËR- Ngjarja që ndodhi në Bogë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jet&eum...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:54
A.B
Permbytje
TIRANË- E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të r...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:50
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka publikuar një raport zyrtar në lidhje me situatën e krijuar në kryeqendrë...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:49
A.B
Permbytje
LEZHË- Një nga bashkitë e përmbytura në vend si pasojë e reshjeve të shiut është dhe Lezha. Stacioni...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:31
k.m.
Foto nga Infektivi
TIRANË- Vetëm një qytetar është infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Sh&eu...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:25
A.B
Det
TIRANË- Moti i keq ka krijuar kaos dhe në lundrimet. Në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogl...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:12
A.B
Permbytje
TIRANË-Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar disa këshilla për qytetarët të banojnë në zona ku ka pas...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 16:47
A.B
Joy
TIRANË- Ky është momenti kur 22-vjeçarja nga Kenia, Joy lë ambientet e kazinosë ku punonte në Tiranë, rr...