LIVE UPDATES
Aktualitet

“Përplasje në gjyq, Dumani do të rrëfejë detaje makabre”/ Lala: Dëshmia e Nuredin Dumanit, hap kutinë e Pandorës...

 Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se përgjithësisht seancat ku ka të penduar të drejtësisë, patjetër që ngjallin shumë debate dhe tension.

16 Dhjetor 2024, 21:55 Nga DOSJA
“Përplasje në gjyq, Dumani do të rrëfejë detaje
Klodiana Lala

TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala, ka folur për procesin ndaj vrasësve me pagesë. Lala e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se përgjithësisht seancat ku ka të penduar të drejtësisë, patjetër që ngjallin shumë debate dhe tension. Gjithashtu ajo u shpreh se Nuredin Dumani ka rrëfyer për ngjarje shumë të rënda të ndodhura në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë. 

“Seanca e fundit ka qenë një seancë shumë e tensionuar e Nuredin Dumanit. Përgjithësisht seancat ku ka të penduar të drejtësisë, patjetër që ngjallin shumë debate dhe tension. Nuredin Dumani ka rrëfyer për ngjarje shumë të rënda të ndodhura në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë. Ka folur për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit, ku janë të përfshirë dy nga grupimet më të rrezikshme kriminale. Nga njëra anë, Erion Alibej dhe nga ana tjetër vëllezërit Franc dhe Hajdar Çopja, të cilët janë pjesë e një organizate kriminale që është goditur po këtë vit nga Prokuroria e Posaçme.

Çfarë po ndodh në gjykatë? Çdo dëshmi që Nuredin Dumani e ka dhënë përpara prokurorëve, që nis që te grabitja e kambistëve, vrasjet kundrejt pagesës, vrasja e Fatmira Dedës, që u vra vetëm se kërkonte drejtësi për djalin e vrarë, i cili dyshohet se ishte në përplasje me familjen Coli për shkak të bizneseve të përbashkëta që kishin patur. Për të mos u ekspozuar nga drejtësia, për shkak të kërkesave të vazhdueshme që bënte nëna, urdhëruan vrasjen e saj dhe u vra nga grupi i Nuredin Dumanit.

Në këtë aspekt përplasjet do të jenë edhe më të forta. Në dëshminë e parë që ka dhënë Nuredin Dumani, ka folur për grabitjet e kambistëve. Po kur të hyjë te detajet e vrasjeve, që janë makabre, Dumani nuk do të jetë dëshmitar vetëm në këtë proces ku është edhe vetë bashkë i pandehur, por do të jetë edhe në shum të tjera, ku ai ka patur informacion, dijeni, ose ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejt.

Nuredin Dumani do të jetë kryefjalë për një kohë të gjatë në Gjykatën e Posaçme. Aty ka një numër shumë të madh të pandehurish, madje ka edhe të tjerë në kërkim. Përshembull, Suel Çelën e kemi në kërkim për herë të parë, mbi bazën e dëshmisë së Nuredin Dumanit. Kemi po prapë persona të tjerë. Petrit Coli ka nisur këtë debat, mes të tjerave thotë që “Nuredin Dumani është personi dhe njeriu më i shpifur dhe i ndyrë që kam njohur në 53 vitet e jetës time”. Ka një mllef personal përtej aktivitetit kriminal.

Nuredin Dumani ka qenë thesar për drejtësinë shqiptare! Në fund fare, plumbi që preku Nuredin Dumanin dhe e la të plagosur, i dërgoi në duar prokurorisë informacione që në asnjë rrethanë tjetër nuk do të siguroheshin dot. Dëshmia e tij është me mjaft interes. A mund të ketë të dhëna të cilat mund të bien ndesh me të dhëna të tjera? Prandaj është gjykata për t’i përplasur të gjithë të dhënat dhe provat.

Por, mund të konsiderohet, pas dëshmisë së dhënë nga Petrit Lici i bandës së Lushnjes, kundër Aldo Bares dhe pas dëshmisë së Adriatik Colit kundër bandës së Durrësit, kjo është për mua dëshmia më e rëndësishme nga një i penduar drejtësia. Ka patur edhe të tjerë që kanë patur status por i është hequr më pas si Klevis Alla që iu hoq sepse gënjeu. Për mua, Nuredin Dumani është kutia e pandorës që ka detaje për shumë bosë të krimit dhe ngjarje kriminale, do të jetë dëshmitar në shumë procese të tjera”, tha Lala

klodiana lala

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen