27 Qershor 2023, 16:45
Nga k.m.
Foto ilustruese
KURBIN- Aldo Gjergji, 25 vjeç dhe 22-vjeçari Gernato Struga kanë përfunduar në prangat e Policisë së Shtetit, pasi kishin përshtatur një lokal në Laç, për shitjen në doza të kanabisit. Po ashtu, në të njëjtin lokal kishte edhe për lojëra me kompjutera nga të mitur dhe të rinj.
NJOFTIMI I PLOTË:
Kurbin/Finalizohet pas një hetimi 6-mujor, me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Ndërthurja”. Kishin përshtatur një lokal në Laç, për shitjen në doza të lëndës narkotike cannabis sativa, si dhe për lojëra me kompjutera nga të mitur dhe të rinj, vihen në pranga 2 shtetas (pronari i lokalit dhe një kamerier në këtë lokal). Sekuestrohet një sasi lënde narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje.
Në bazë të informacioneve të siguruara për përshtatjen e një lokali në Laç, për shitje të lëndës narkotike cannabis sativa në doza, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë iniciuan një procedim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti, si dhe për arrestimin e shtetasve përgjegjës.
Si rezultat i hetimeve intensive, të kryera me metoda proaktive, për një periudhë 6-mujore, nga struktura hetimore e hetimit të narkotikëve në mbështetje edhe nga Forca e Posaçme “Shqiponja” pranë DVP Lezhë, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Ndërthurja”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit A. Gj., 25 vjeç dhe G. S., 22 vjeç, të dy banues në Laç.
Gjatë kontrolleve në lokalin në pronësi të 25-vjeçarit dhe ku punonte kamerier shtetasi G. S., në lagjen nr. 3, Laç, lokal i përshtatur nga këta shtetas me kompjutera me lojëra për të mitur dhe të rinj, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e ndarë në dhjetëra doza të gatshme për shitje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
operacioni ndërthurja aldo gjergji gernato struga
Aktualitet
27 Qershor 2023, 16:25
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme prokurori i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 16:09
I.A
Policia
KORÇË- Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Korçë për trafik kokai...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 15:24
I.A
Policia
VLORË- 22-vjeçari që aksidentoi të vajzë të mitur mbrëmjen e djeshme në Vlorë është vë...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 15:18
m.s
Alma Kaçi
TIRANË- Avokatja e Alma Kaçit, Natasha Velia Pelliccione, në një intervistë në “Shqipë...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 15:10
f.i
foto ilustruese
GREQI- Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në ishullin grek Zakinthos. Mediat e huaja raportojnë se...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 14:52
k.m.
f
SPANJË- Një person, është gjetur i vdekur mbrëmë në një fermë në Rasquera të Spanjës. Sipas m...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 14:45
A.B
Tonin Ramaj
TIRANË- Bashkim Brahimaj është një nga tre autorët e dyshuar të atentatit ndaj Tonin Ramajt në Tiranë. ...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 14:49
k.m.
Pamje nga operacioni
TIRANË- SPAK ka publikuar pamjet e opeacionit të koduar ‘Coast to Coast’, në kuadër të të ci...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 14:01
f.i
Aleks Vishaj
TIRANË- I njohuri i "Tik-Tok", Aleks Vishaj edhe një herë i ka ardhur në ndihmë një familjeje në pamun...
Aktualitet
27 Qershor 2023, 13:58
k.m.
Foto ilustruese
Një minoren shqiptar i kthyer në tmerrin e banorëve të disa lagjeve të Londrës si grabitës shtëpish...