LIVE UPDATES
Aktualitet

Pezullohen lundrimet në linjën Durrës-Bari për shkak të motit të keq, ndalohen mjetet e vogla deri më 25 mars

Drejtoria e Përgjithshme Detare paralajmëron për kushte hidrometeorologjike të përkeqësuara, ku moti i keq do të ndalojë lundrimet dhe do të prekë disa linja tragetesh për tri ditë

22 Mars 2025, 18:55 Nga A.Ll
Pezullohen lundrimet në linjën Durrës-Bari për shkak të
Foto ilustruese

DURRËS- Pas pezullimit të lundrimeve në Vlorë për shkak të motit të keq, masat e ngjashme janë ndërmarrë edhe për portin e Durrësit. Tragetet e linjës Durrës-Bari-Durrës do të operojnë sot, por nesër, më 23 mars, do të ketë një pezullim të lundrimit për shkak të kushteve atmosferike të përkeqësuara dhe dallgëve të larta të detit.

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme Detare, pas analizimit të parashikimeve hidrometeorologjike, është vendosur që të gjitha lundrimet të pezullohen për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit, të cilat mund të lundrojnë vetëm pas datës 25 mars 2025, kur pritet përmirësimi i kushteve.

Njoftimi i Drejtorisë së Përgjithshme Detare specifikon se pezullimi do të hyjë në fuqi nesër nga ora 06:00 e mëngjesit dhe përfshin të gjithë sektorin e detarisë, duke përfshirë mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit. Po ashtu, për tragetet në linjën Durrës-Bari-Durrës, do të rikthehen operimet vetëm më 25 mars, ndërkohë që tragetet e linjës Ankona-Durrës-Ankona dhe Sarandë-Korfuz-Sarandë do të vazhdojnë të operojnë pa ndërprerje.

Në njoftim, gjithashtu theksohet se anijet e transportit ndërkombëtar detar në linjën Vlorë-Brindisi-Vlorë do të anulojnë lundrimet deri pas orës 22:00 të datës 24 mars 2025, kur moti pritet të përmirësohet.

Masat e marra për mjetet e vogla dhe anijet e peshkimit përfshijnë:

Ndalimi i paisjes me leje-nisje për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit që operojnë në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 e datës 23 mars 2025. Drejtuesit e mjeteve lundruese dhe anijeve të peshkimit duhet të marrin parasysh kushtet hidrometeorologjike dhe të ndërmarrin masat për sigurimin e mjeteve.

Të gjitha mjetet lundruese duhet të jenë në gatishmëri për të shmangur çdo situatë të papritur dhe të sigurojnë mjetet përkatëse në port. Kushtet atmosferike të pritura për këtë periudhë janë:

Erë e fortë nga drejtimi Jug-Jug-Lindje me shpejtësi deri në 25-40m/s.
Lartësi dallgësh që arrijnë deri në 4.5 metra. Drejtoria e Përgjithshme Detare kërkon bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

 

moti i keq durres pezullohen lundrimet

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet