LIVE UPDATES
Aktualitet

EMRAT/ Favorizuan për përfitime personale, pezullohen nga detyra 4 punonjës të bashkisë Korçë, u caktohet masë sigurie

Mësohet se ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

10 Prill 2024, 10:36 Nga M.B

 

EMRAT/ Favorizuan për përfitime personale, pezullohen nga detyra 4
Korça

KORÇA- Katër punonjës të Bashkisë Korçë, të Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, në Sektorin e Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje, janë pezulluar nga detyra. Bëhet fjalë për Zhaneta Lubonjën, Ermal Gjermanin, Olvas Petron dhe Soniel Priftin. Mësohet se ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. 

Ata dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej.

Njoftimi:

Me kërkesë të Prokurorisë Korçë caktohet ‘Detyrim paraqitje’ dhe pezullohen nga detyra zyrtarët e Bashkisë, llogaritën në mënyrë të paligjshme taksën për ndërtimet dhe komplekset e luksit

Katër punonjës të Bashkisë Korçë, Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Sektorit të Kontrollit të Zhvillimit të Territorit që merren me shqyrtimin e kërkesave për leje (deklarata, leje zhvillimi, leje ndërtimi, deklarata paraprake, certifikata përdorimi) pranë Bashkisë Korçë, u pezulluan nga detyra dhe ndaj tyre u caktua masa e sigurimit personal “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Personat nën hetim, dyshohet se kanë favorizuar në mënyrë të paligjshme dhe me qëllime përfitimi individual subjekte dhe individë të veçantë, duke llogaritur në mënyrë të paligjshme taksën e ndikimit në infrastrukturë për ndërtimet e reja dhe komplekset e luksit në lagjet 1, 2, 3 11, 12 të qytetit të Korçës në masë më të ulët se sa duhej të paguhej në bazë të ligjit 107/2014, VKM 408, datë 13.05.2018 apo dhe Vendimeve të Këshillit Bashkiak për periudhën 2020-2023, duke shpërdoruar detyrën dhe duke dëmtuar rëndë interesat e ligjshëm të shtetit.

Për rrjedhojë, në datën 09.04.2024, nga ana e Oficerëve të Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, u ekzekutua vendimi nr.106 regj, datë 26.03.2024, i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë ka vendosur caktimin e masave të sigurimit personal: “Detyrimi për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale dhe “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a funksioni publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale ndaj shtetasve nën hetim:

Zh. L., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtore e Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
E. G., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë e Përgjegjës i Sektorit pranë Drejtorisë së Planifikimit dhe Kontrollit të Zhvillimit të Territorit, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
O. P., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë specialist i Buxhetit, si dhe në cilësinë e specialistit të përllogaritjes së taksës së ndikimit të infrastrukturës, Bashkia Korçë, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal; dhe
S. P., lindur dhe banues në Korçë, me detyrë Drejtor i Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore, Bashkia Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Moskallëzimi i krimit” parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

 

bashkia korce

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet