Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një vendim Unifikues i Gjykatës së Lartë që duket si kostum i qepur për Erjon Veliajn, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili do përpiqet tashmë ta shfrytëzojë këtë vendim përmes avokatëve të tij të paguar qindra-mijëra dollarë të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në një masë më të butë alternative siç është masa e “Arrestit në shtëpi” dhe jo vetëm.

TIRANË- Sokol Sadushi i Gjykatës së Lartë, me vendimin e fundit unifikues të shpallur ditën e sotme, i ka shtruar “trashenë” juridike Erion Veliaj për të dalë nga qelia e paraburgimit të Durrësit.
Përmes interpretimit të pikës dy të vendimit Unifikues, Gjykata e Lartë, sqaron përmes rreshtave se gjykatat e mëposhtme gjatë shqyrtimin të kërkesave të prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë, duhet të kenë parasysh dhe të mbështeten edhe tek rrethanat e çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës penale, pasojat, personalitetin, sjelljen dhe të dhënat personale e familjare.
Më konkretisht Gjykata e Lartë sqaron se: “...masa “arrest në burg” ka natyrë përjashtimore dhe mund të vendoset vetëm kur masat e tjera janë të papërshtatshme. Rrezikshmëria e veprës dhe e autorit, nuk mund të nxirret vetëm, ose kryesisht, nga natyra e veprës penale apo nga marzhi i dënimit, por duhet të mbështetet në një vlerësim konkret të rrethanave të çështjes, mënyrës së kryerjes së veprës, pasojave, personalitetit, sjelljes dhe të dhënave personale e familjare të personit ndaj të cilit kërkohet masa...”.
Një vendim Unifikues i Gjykatës së Lartë që duket si kostum i qepur për Erjon Veliajn, kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili do përpiqet tashmë ta shfrytëzojë këtë vendim përmes avokatëve të tij të paguar qindra-mijëra dollarë të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë nga “Arrest në burg” në një masë më të butë alternative siç është masa e “Arrestit në shtëpi” dhe jo vetëm.
Tashmë Veliaj do përpiqet të argumentojë se është prind i shkëlqyer, qytetar i parë i Tiranës që ka nevojë për shërbime sociale, ekonomike, infrastrukturore dhe kulturore.
Që është një burrë i martuar me një grua shtatzënë dhe që pret të shtohet me fëmijë, ndaj qëndrimi i tij në burg sjell probleme dhe vështirësi në kujdesin familjar për rritjen dhe edukimin e fëmijëve.
Që çështja hetimore tashmë është mbyllur dhe dosja kundër tij ka shkuar për gjykim, dhe në këtë fazë ai nuk ka çfarë provash të prishë dhe helmatosë.
Kur këto prova janë administruar nga SPAK dhe mandej tashmë provat e veprës penale të dyshuar janë dorëzuar për shqyrtim gjyqësor.
Preteksti i këtij vendimi Unifikues të 16 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë u bë qytetari nga Lezha, Bektesh Zeneli, i cili ishte arrestuar nga policia dhe më pas futur në burg nga gjykata e Lezhës për 7 kg hashash.
Bektesh Zeneli, sipas vendimit Unifikues të Gjykatës së Lartë do vijojë të qëndrojë në “arrest shtëpie” dhe jo në burg./Syri.net
Luçiano Boçi TIRANË- Deputeti i PD-së Luçiano Boçi gjatë seancës së sotme foli për aksidentin tra...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i PD-së Sali Berisha duke folur për gazetarët jashtë sallës së parlamentit, ka akuzuar dr...
Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gozanto TIRANË- Ecuria e procesit të anëtarë...
Ina Zhupa TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa foli për aksidentin tragjik, i cili ndodhi ditën e djeshme në qytetin...
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla theksoi se ngjarja tragjike në Durrë...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha se Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha pyeti deputetët socialistë se pse kryeministri Rama ka marrë do...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se policia është bërë zap nga pushteti. Gjatë fjal&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua maxhorancës duke i thënë se janë simboli më&nbs...
Tauland Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për aksidentin tragjik në Durrës, ku dy t&eu...