LIVE UPDATES
Politike

"Duam transparencë", Këlliçi në Kuvend: Ministri i Jashtëm të sqarojë mesazhet dhe çështjet e integrimit europian

Ai theksoi se e ka pyetur, ministrin Hoxha edhe në raport me çështjet e integrimit europian.

4 Maj 2026, 18:22 Nga E.d
"Duam transparencë", Këlliçi në Kuvend: Ministri
Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi tha se Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha duhet të sqarojë mesazhet dhe çështjet e integrimit europian. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Këlliçi tha se ministri duhet të vijë dhe të thotë ose se shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë 'idiotë' dhe ai i qëndron thënies së tij, ose se ky mesazh është i fabrikuar nga ana e tij.

Ai theksoi se e ka pyetur, ministrin Hoxha edhe në raport me çështjet e integrimit europian. Në fund, deputeti demokrat tha se ministri Hoxha duhet të jetë transparent për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për skandalin, i cili sipas tij është i paprecedent në 36 vitet.

Belind Këlliçi: Të nderuar qytetarë, kjo është një seancë që në fakt i dedikohet zgjedhësve dhe problematikave të qytetarëve dhe dua të flas në këto katër minuta për një problem madhor që e kanë të gjithë qytetarët shqiptarë me bindje apo jo politike që ka të bëjë me procesin e integrimit europian. Dhe me një seancë dëgjimore që është organizuar sot në komisionin e marrëdhënieve me jashtë, ku ministri i jashtëm do duhej të raportonte për raportin e IBAR-it dhe ecurinë e procesit të integrimit europian. Raporti i IBAR-it për të gjithë qytetarët që na ndjekin duhet ta dinë se është një raport i vlerësimit të kushteve të ndërmjetme i cili fokusohet në grup kapitullin numër një që janë pikat themelore dhe ku aty trajtohen fushat kyçe të qeverisjes demokratike duke përfshirë funksionimin demokratik të institucioneve, gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë dhe sigurinë, prokurimin publik dhe kontrollin financiar, statistikat dhe kriteret ekonomike si dhe reformën e administratës publike.

Dhe pikërisht për këto arsye, i jam drejtuar sot zyrtarisht ministrit të jashtëm me disa pyetje që prekin thelbësisht këto çështje, por që prekin gjithashtu dhe një nga kriteret kyçe, raportet e fqinjësisë së mirë dhe raportet që ne kemi me vendet e rajonit. Një javë më parë personalisht kam publikuar disa mesazhe të ministrit të jashtëm në grupin e ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë në botë. Ku ministri i jashtëm i Republikës së Shqipërisë etiketon bashkëkombasit tanë në Maqedoninë e Veriut si idiotë dhe shprehja tekstualisht është, ‘po ata idiotët shqiptarë atje, çfarë thonë?’. Menjëherë pasi kam bërë publike këto mesazhe ka patur një reagim i Ministrisë së Jashtme që i ka mohuar dhe ka thënë që kanë qenë fabrikime. Jam detyruar të nxjerr komunikimin e grupit të ambasadorëve dhe nuk kam nxjerrë komunikime private, këtu nuk flitet për piknik, as për të lënë ndonjë orar dreke, por është grupi ku jepen direktivat për politikën e jashtme drejtuar të gjithë ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë nëpër botë. Dhe sërish ministri e ka mohuar. 

Jam detyruar të nxjerr më pas edhe momentin kur ministri ka fshirë mesazhin dhe është larguar nga ky grup. Dhe sot pasi ka patur disa herë një kërkesë të përsëritur nga ana jonë për të marrë një përgjigje për këto mesazhe, prapë ministri nuk ka kthyer përgjigje. Ministri duhet të vijë dhe të thotë këtu, ose shqiptarët e Maqedonisë së Veriut janë idiotë dhe ai i qëndron thënies së tij, ose ky mesazh është i fabrikuar nga ana ime dhe unë dal këtu publikisht dhe i kërkoj ndjesë çdo qytetari të Republikës së Shqipërisë edhe shqiptarëve të Maqedonisë, ose ministri i jashtëm i Republikës sonë duhet të kërkojë ndjesë. Gjithashtu e kam pyetur në raport me testin kritik për rastin Balluku duke qenë se është një pikë që prek drejtpërdrejtë edhe raportin e IBAR-it përsa i përket fushave të prokurimit publik, funksionimit të shtetit ligjor, pavarësisë së gjyqësorit, konkurrencës dhe luftës kundër luftës kundër korrupsionit.

Zero përgjigje, as edhe një koment për testin kritik që u vendos në mes të Tiranës nga kreu i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister. Asnjë përgjigje dhe edhe për dosjen e AKSHI-t. I kam bërë me dije ministrit, i kam lexuar vendimin numër 289 datë 20 prill 2026 të Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë për korrupsion dhe krimin e organizuar dhe e kam pyetur nëse është në konflikt interesi në momentin që raporton para institucioneve europiane për reformën në drejtësi, për institucionet e drejtësisë dhe sërish ka patur vetëm mohim dhe nuk kemi marrë përgjigje. Mendoj se është në nderin e ministrit të jashtëm të bëjë transparencë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë dhe për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për këtë skandal që është i paprecedent në 36 vitet./Dosja.al

 

belind këlliçi pd kuvend

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj