Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi shumicën e deputetëve të saj se ishin “Ballukizuar”.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu drejtua maxhorancës duke i thënë se janë simboli më i urryer i abuzimit dhe hajnisë shtetërore. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha akuzoi shumicën e deputetëve të saj se ishin “Ballukizuar”. Berisha foli edhe për vizitën e Peleshit, i cili sipas tij u kritikua nga emigrantët për çmimin e lartë të naftës.
"Zonja deputete, zotërinj deputetë, të dashur qytetarë dhe qytetarë që më ndiqni këtë seancë, në axhendë kushtuar problemeve tuaja, por kjo është hipokrizia më e madhe e tyre. Cilido që pat fatin të ndjekë lajmin e censuruar në mënyrë të padenjë nga mediat e kontrolluar nga Edi Rama, në të cilin shqiptarët e diasporës në Irlandë, emigrantët tanë e zhveshën lakuriq në kuptimin figurativ kryetarin tuaj të parlamentit, dhe i thanë, ne jemi këtu se vidhni ju.
Ne marrim rrugët e botës. Dëgjojeni, dëgjojeni lajme me zë me figurë. Se ju vidhni. Dhe më keq se kaq, jo vetëm vidhni, por ju mbroni hajdutët. Ju bllokoni prokurorët, siç bllokuar rastin Balluku. Ne ikim, ikim dhe vetëm ikim nga një tokë që është bërë tashmë për ne, nga e bekuar në tokë e mallkuar. Sepse ju vidhni. Sepse ju, në vend se një ditë të ktheheni në njeri, bëni aktin siç ai krimineli dje që shtypi dy engjëj dhe ja mbathi e i la aty pa asnjë ndihmë. Dhe ti do të thoshe se ai ishte një njeri i përkëdhelur i pushtetit.
Pra, edhe ju e shihni që ajo vjedh. E shihni që vetëm kontrolli i fundit, kontrollin që është bërë para pesë ditësh. A e dini ju se Sokol Balluku me dhëndërrin e tyre, Arben Balluku, me të gjithë sojin që u kontrolluan, a e morët vesh ju që bëhej fjalë për të paktën 80 milionë euro në kërkim të grabitura prej tyre dhe ju e mbroni. A e morët vesh ju? Atëherë, çfarë seance bëni ju për hallet e qytetarëve, kur ai thoshte ne ikim, marrim rrugët e dheut se ju vidhni dhe s'krijoni asnjë mundësi. Ju, jo çdo njeri prej jush, nuk them, por në tërësi meritoni mbiemrin Balluku.
A nuk është ky Enea Balluku, më thoni mua, i cili pret çdo ditë shiringën e korrupsionit? Lubinë. Për t'i rregulluar letrat, për t'i falsifikuar. Më thoni pak. Si mund të flisni ju për hallet e popullit apo jo? Edhe organizoni edhe seancë. Si mund të flisni ju kur jeni e vetmja qeveri, në Evropë, e cila në kulmin e çmimeve të naftës dhe gazit, ju hiqni fshatarëve subvencionin për naftën. A ka cinizëm më të madh se ky? A ka akt më të papërgjegjshëm?" tha Berisha./Dosja.al
Tauland Balla TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka folur për aksidentin tragjik në Durrës, ku dy t&eu...
Erion Braçe TIRANË- Deputeti socialist, Erion Braçe foli për aksidentin tragjik i cili ndodhi ditën e djeshme në Durr&eum...
TIRANË- Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me një minutë heshtje në nderim të dy fëmijëve të mitur...
TIRANË- Partia Socialiste ka propozuar Genta Tafën si kandidate për Komisionerin për Mbrojtje nga Diskriminimi. Mandati i ish-komisio...
Foto ilustruse TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka deklaruar ditën e sotme se kryeministri Rama mban me para Kreun e PD-së, Sal...
Gazment Bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka deklaruar se Shqipëria ka humbur garën...
Flamujt e BE-së dhe të Serbisë në ndërtesën e Qeverisë serbe në Beograd BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) ka konfirm...
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djes...
Ferit Hoxha dhe Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi dhe Ministri për Evropën dhe Punë...
Sokol Sadushi TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë marrë vendimin sot në lidhje me masë...