LIVE UPDATES
Politike

“SPAK ka marrë nën hetim një të afërmin tuaj për çështjen e AKSHI-t”/ Hoxha përplaset me Këlliçin: Nuk jam i përfshirë, as unë dhe as familja ime!

Hoxha iu drejtua deputetit demokrat duke i thënë se nuk e baltos dot, ndërsa i kërkoi që familjarët t'i lërë jashtë sferës politike.

4 Maj 2026, 14:50 Nga E.d
“SPAK ka marrë nën hetim një të afërmin tuaj
Ferit Hoxha dhe Belind Këlliçi

TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi dhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, janë përplasur me njëri-tjetrin në Komisionin e Jashtëm. Këlliçi tha se një i afërmi i ministrit Hoxha është marrë nën hetim nga SPAK për çështjen e AKSHI-t. Në lidhje me këtë, ministri Hoxha tha se as ai dhe as familja e tij nuk është i përfshirë në këtë çështje. Hoxha iu drejtua deputetit demokrat duke i thënë se nuk e baltos dot, ndërsa i kërkoi që familjarët t'i lërë jashtë sferës politike.

Këlliçi e pyeti Hoxhën në lidhjen me meseazhin ofendues që ky i fundit bëri pak kohë më parë ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Verit. Në lidhje me këtë, Hoxha tha se pozicionet e tij në detyrën e ministrit dhe pozicionet e Ministrisë së Jashtme nuk bëhen me sms, Signal, WhatsApp përveçse me atë që është i autorizuar.

Debati

Këlliçi: A jeni në konflikt interesi në raport me një vendim të bërë publik nga GJKKO 1 muaj më parë për caktimin e masës së sigurimit pasuror për një sërë personash në skandalin e AKSHI-it ku prokurorët e SPAK kanë bërë regjistrimin e emrave të personave ndaj të cilëve po zhvillohen hetime për llogari të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025. Për më shumë mes emrave përmendet edhe zoti Gëzim Hoxha i cili është i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’. Po flasim për një organizatë e cila është në nivelin më të lartë të organizimit. Nuk mundet që ju të jeni i paanshëm në qëndrimin tuaj që keni në raport me institucionet e drejtësisë dhe në raport me grupkapitullin e parë që ka të bëjë me gjyqësorin, lirinë, drejtësinë dhe sigurinë.

Hoxha: Kam mbështetje të pakushtëzuar për organet e pavarura të drejtësisë. SPAK bën punën e vet dhe unë nuk diskutoj as vendimet e SPAK dhe as të gjykatës. Organet e drejtësisë janë vendosur me konsensus nga Parlamenti. Në lidhje me një hetim të caktuar, që është bërë publik, duhet të keni parasysh që të respektojmë prezumimin e pafajësisë për gjithkënd. Nuk ka pse të më pyesni mua për një gjë që nuk jam i përfshirë, as unë dhe as familja ime e afërme. Nuk kam asgjë me familjen e madhe, fisi im është shumë i madh. Edhe në Malësi të Madhe po të shkojmë, do gjejmë që kam gjysmën fis atje. Lincimi publik, fajësimi kolektiv, baltosja përmes biografisë së keqe, kjo shoqëri e ka lënë mbrapa 36 vite më parë. Nuk kam asnjë lidhje me asgjë në atë dosje dhe nuk ka njeri në botë që të baltosë mua zoti Këlliçi, ju apo kushdo. Mos më përmendni familjarët. Nëse keni gjë për mua, urdhëroni bujrum. Është gjëja më e shëmtuar që kemi pasur dikur që ka qenë dënimi kolektiv për shkak të biografisë së keqe. Nëse e bartim akoma dënimin kolektiv për shkak të biografisë së keqe, kjo s’ka të bëjë me mua, ka të bëjë me ata që i bartin.

Këlliçi: 10 ditë më parë kam bërë publik një mesazh që kur më erdhi, mu desh ta verifikoj. Jam detyruar të nxjerr foto të plota të postimit tuaj, orarin kur e keni fshirë mesazhin dhe kur keni vendosur të dilni zyrtarisht nga grupi i ambasadorëve në ëhatsApp. Cili është komenti juaj në raport me këto mesazhe të bëra publike? Për herë të parë në 36 vite kemi të bëjmë me një fyerje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. I qëndroni deklaratës së Ministrisë së Jashtme që mesazhet janë të fabrikuara apo mesazhi është i vërtetë dhe të mbani një qëndrim korrektues dhe për të kërkuar falje publike?

Hoxha: Kam takuar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për të dakordësuar me ta që këtu nuk ka absolutisht asnjë gjë për të cilën duhet të shqetësohemi. Pozicionet e mia në detyrën e ministrit, pozicionet e Ministrisë së Jashtme nuk bëhen me sms, Signal, ëhatsApp, përveçse me atë që është i autorizuar dhe janë deklarime të cilat janë përmes kanaleve zyrtare. Vetëm ato përbëjnë autoritet./Dosja.al

ferit hoxha belind këlliçi akshi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë