Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu shprehu dhimbjen për humbjen e të miturve, duke theksuar se kjo është një tragjedi që nuk mund të ngushëllohet me fjalë.
DURRËS- Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, ka bërë homazhe në familjet e dy fëmijëve të mitur që ndërruan jetë tragjikisht në aksidentin e mesditës së të dielës. Me anë të një postimi në Facebook, Koçiu shprehu dhimbjen për humbjen e të miturve, duke theksuar se kjo është një tragjedi që nuk mund të ngushëllohet me fjalë.
Koçiu thekson se kjo tragjedi është një thirrje që na përball me nevojën për më shumë përgjegjësi dhe respektim të standardeve dhe ligjit. Sipas saj, është e nevojshme që të garantohen standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën.
Postimi i Plotë:
Në këtë ditë të rëndë që ka tronditur çdo familje shqiptare, ndava nga afër dhimbjen me familjet që humbën engjëjt e tyre. Është një dhimbje që nuk shpjegohet, nuk ngushëllohet e nuk kalon me asnjë fjalë apo përpjekje njerëzore. Kur jeta këputet në lulëzimin e saj më të pafajshëm, çdo ngushëllim është i vogël dhe i pafuqishëm.
Prindërit mbajnë mbi supe një peshë që asnjë zemër nuk duhet ta njohë. E vetmja gjë që mbetet është të qëndrojmë pranë tyre dhe të lutemi që të gjejnë forcë për të jetuar me këtë plagë që do të mbetet gjithmonë e hapur.
Kjo tragjedi është një thirrje e dhimbshme që na përball me nevojën e domosdoshme për më shumë përgjegjësi, për respekt të palëkundur ndaj rregullave, standardeve dhe ligjit, por mbi të gjitha për një ndërgjegje më të lartë njerëzore. Është detyra jonë e përbashkët të kërkojmë dhe të garantojmë standarde të larta sigurie në çdo hapësirë, duke mos lejuar asnjë neglizhencë me pasoja të parikuperueshme për jetën. U prehshin në paqe engjëjt e vegjël. Drita e tyre u bëftë forcë për prindërit në këtë rrugëtim të pafundmë dhimbjeje.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka pasur veto nga shtetet anëtar...
Saimir Korreshi LUSHNJË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vazhduar që të denoncojë situatën e rëndë në ba...
Foto Familjare ARMENI- Liderët botërorë realizuan foton familjare për samitin e Komunitetit Politik Europian. Kamera ka kapur një ...
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar ditën e sotme se Sokol Sadushi, është vegël e...
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se ndaj Altin Dumanit do ngrihet padi. Gjatë nj&eum...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka hedhur akuza të forta ndaj prokurorit Altin Dumani, duke pretenduar shke...
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar p&e...
Ilir Meta TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshimin e mas&eum...
Gjykata e Larte TIRANË- Një vendim me ndikim të gjerë në praktikën gjyqësore pritet të merret këtë të...
Pamjet TIRANË- Ngjarja e djeshme në Durrës, ku u vranë dy fëmijë të mitur 10 dhe 12 vjeç ka rikthyer në pah ...