LIVE UPDATES
Politike

Berisha: Dumani bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin!

Pas daljes nga SPAK, Berisha u ndal te dokumentacioni i pasurisë së Dumanit, duke theksuar se sipas të dhënave, ai ka lidhur kontratë porosie për një apartament me sipërfaqe 127 m² në Tiranë më 18 gusht 2006, me vlerë totale 50 mijë euro.

4 Maj 2026, 10:30 Nga I.A
Berisha: Dumani bleu apartament në zonë elitare me 390 euro metrin!
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur akuza ndaj ish-kreut të SPAK, Altin Dumani, duke e akuzuar për deklarime kontradiktore në procesin e vetingut. Pas daljes nga SPAK, Berisha u ndal te dokumentacioni i pasurisë së Dumanit, duke theksuar se sipas të dhënave, ai ka lidhur kontratë porosie për një apartament me sipërfaqe 127 m² në Tiranë më 18 gusht 2006, me vlerë totale 50 mijë euro.

Sipas tij, në momentin e blerjes janë paguar 9 mijë euro, ndërsa më 16 nëntor 2006 është shlyer edhe shuma prej 2.95 milionë lekësh përmes një kredie, duke mbetur ende një detyrim prej 2 milionë lekësh. Por, sipas Berishës, kontradikta qëndron në faktin se në një pjesë tjetër të deklarimit, Dumani pretendon se ka nisur të banojë në këtë apartament që në vitin 2004, pra dy vite para se të lidhej kontrata e porosisë.

Më tej, ai solli në vëmendje edhe vlerësimin e çmimit të apartamentit nga Komisioni i Vetingut, i cili sipas tij është llogaritur rreth 390 euro/m², ndonëse bëhet fjalë për një zonë elitare të Tiranës, si Liqeni i Thatë apo Kodra e Diellit, ku sipas tij çmimet në atë periudhë varionin nga 750 deri në 800 euro/m².

"Tani, për disa arsye shumë të veçanta, u detyrova të bëj një spostim në axhendën time. Por ju do mësoni një gjë që është për Guiness. Megjithatë, për rikujtesë. Altin Dumani në veting, për rikujtesë kjo, kjo është e radhës së kaluar, kam bërë kontratë porosie për blerje apartamenti banimi me sipërfaqe 127 metër katrorë me datën 18.8.2006, në një godinë pesëkatëshe, në Tiranë. Vlera totale e apartamentit është 50 mijë euro. Shuma e shlyer është 9 mijë euro në momentin e blerjes dhe 2 milionë e 950 mijë lekë me datën 16.11.2006 në momentin e marrjes së kredisë. Detyrimi i mbetur është 2 milionë lekë, i cili do bëhet pas plotësimit të dokumentacionit. Tani, dëgjoni pak. Dua të sqaroj në faqen 8, thotë, se në këtë apartament kemi filluar të banojmë, apartamentin që kemi porositur në vitin 2006, me 18.8.2006 e porosita thotë, kontratë porosie, çka do të thotë kur paguhen në ndërtim e sipër. Në apartament, thotë, kam filluar të banoj në vitin 2004. A ka gënjeshtër më të turpshme se kjo? Në faqen 7 thotë e porosita apartamentin me kontratë porosie me 18.8.2006. Në faqen 8 thotë në këtë apartament kam filluar të banoj në vitin 2004.

Dhe kam shpenzuar 1 milion e 400 mijë lekë për arredimin e brendshëm. Tani dëgjojeni pak tjetrën se çfarë race mashtruesish janë këta. Se ç’përfaqëson ky që kryesoi prokurorinë më të rëndësishme të vendit. Se ç’përfaqëson ky që në Kushtetutë përfaqëson prokurorinë më të rëndësishme të vendit. Shikoni çfarë thotë. Komisioni konstatoi, thotë, se çmimi i blerjes së kësaj pasurie është në vlerën 390 euro. Pasuria është në një nga zonat më elitare të Tiranës, diku tek Liqeni i Thatë apo Kodra e Diellit, në atë krah atje, ku janë çmimet më të kripura dhe që në atë periudhë, sipas burimeve të sigurta, kanë qenë të paktën 750-800 euro. Tani shikoni se çfarë thotë komisioni. Komisioni thotë se çmimi i blerjes së kësaj pasurie është në vlerën 390 euro. Komisioni vlerësoi këtë çmim në raport me çmimet e tregut, kontratat e ngjashme të porosive apo të shitblerjes në këtë zonë dhe ky çmim nuk rezulton nën koston e ndërtimit. Pra, në variantin më të sigurt, është shumë larg çmimit të tregut, por është në çmimin e kostos së ndërtimit. Pra, apartamenti është blerë me çmimin e kostos së ndërtimit. E dëgjoni tani? Blerë me çmimin e kostos," tha Berisha./Dosja.al

sali berisha altin dumani

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj