Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Deputetja thekson se për fat të keq, fëmijët nuk janë të sigurt në shkollë dhe as në lagje në Shqipëri.

TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djeshme në Durrës, ku humbën jetën dy të mitur, si pasojë e një aksidenti. Me anë të një postimi në Facebook, Xhixho shpreh ngushëllimet për prindërit e dy viktimave.
Deputetja thekson se për fat të keq, fëmijët nuk janë të sigurt në shkollë dhe as në lagje në Shqipëri. Sipas Xhixhos, një shtet që nuk garanton dot të drejtën e jetës, është një shtet i dështuar.
Postimi i Erisa Xhixhos:
Nuk gjej fjalë për të ngushëlluar prindërit e dy fëmijëve që humbën jetën dje tragjikisht në Durrës. Para së gjithash si nënë, jam pranë tyre në këtë moment të vështirë që ka tronditur të gjithë shoqërinë shqiptare. U bashkohem lutjeve të prindërve për jetën e fëmijës së tretë që mbeti i plagosur. Për fat të keq, fëmijët nuk janë të sigurt sot në Shqipëri. Nuk janë të sigurt në shkollë, nuk janë të sigurt në lagje. Ne kemi ndërtuar qytete që u shërbejnë ndërtuesve dhe jo familjeve me fëmijë. Mungesa e hapësirave publike për ta është problem jo vetëm në Tiranë, por edhe në periferitë e qyteteve.
Qendrat tona të banimit nuk kanë sheshe, nuk kanë parqe, nuk kanë kënde lojërash. Qytetet tona janë armiqësore me fëmijët. Hapësirat publike tkurren çdo ditë, oborret para pallateve kthehen në parkingje e sheshet në kantiere ndërtimi. Sepse para se të mendohet për një mjedis që u shërben banorëve, çdo pëllëmbë toke shihet si një mundësi përfitimi. Zhvillimi urban është servirur si progres, por nuk është përshtatur për ata që kanë vërtet nevojë. Durrësi, që ka rreth 100 mijë banorë, i numëron me gishtat e dorës parqet ku fëmijët mund të luajnë. Për të mos folur për kushtet. Një shtet që nuk garanton dot të drejtën e jetës, është një shtet i dështuar! Zoti u dhëntë forcë prindërve dhe familjeve, për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
Si ndodhi ngjarja e rëndë?
Aksidenti i rëndë u shënua mesditën e 3 majit në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku Nikoll Radaçi, teksa drejtonte automjetin tip “Mercedes-Benz ML” me shpejtësi të lartë, përplasi tre fëmijët të moshave 8, 10 dhe 12 vjeç, që ndodheshin në trotuar. Dy prej tyre, 10 dhe 12 vjeçari, ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa 8-vjeçari u dërgua në gjendje të rëndë në spital.
Radaçi rezultoi në gjendje të dehur në momentin e aksidentit. Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes, duke pretenduar se kishte frikë nga reagimi i qytetarëve. Ndërkohë që nga testet e alkoolit është zbuluar se 57-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur, me nivel 0.73 mg/l. Kjo nuk është hera e parë që 57-vjeçari ecte në gjendje të dehur në makinë dhe me shpejtësi. Më parë atij i është pezulluar dy herë patenta në vitin 2020 dhe 2022./Dosja.al
Ferit Hoxha dhe Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi dhe Ministri për Evropën dhe Punë...
Sokol Sadushi TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë marrë vendimin sot në lidhje me masë...
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik i cili ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durr&e...
Benet Beci TIRANË- GJKKO ka shtyrë ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Shkodrës B...
Belind Këlliçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evrop&eu...
Mereme Sela TIRANË- Mereme Sela e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD, ka paditur në Gjykatën e Tiranës, Part...
Pamjet DURRËS- Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, ka bër&eu...
Ferit Hoxha TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka pasur veto nga shtetet anëtar...
Saimir Korreshi LUSHNJË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vazhduar që të denoncojë situatën e rëndë në ba...
Foto Familjare ARMENI- Liderët botërorë realizuan foton familjare për samitin e Komunitetit Politik Europian. Kamera ka kapur një ...