4 Maj 2026, 15:21
Nga E.d
Flamujt e BE-së dhe të Serbisë në ndërtesën e Qeverisë serbe në Beograd
BRUKSEL- Komisioni Evropian (KE) ka konfirmuar të hënën se nuk ka ndonjë vendim formal për ngrirjen e mjeteve financiare nga Plani i Rritjes i Bashkimit Evropian për Serbinë.
"Nuk ka asnjë vendim për t’i ngrirë fondet apo diçka të tillë. Komisioni Evropian vlerëson vazhdimisht nëse përmbushen kushtet përkatëse për mbështetje sipas instrumenteve financiare të BE-së. Kjo është pjesë e zbatimit normal të këtyre instrumenteve dhe zbatohet gjatë gjithë procesit, duke përfshirë edhe Planin e Rritjes në fazën e çdo kërkese për pagesë”, tha zëdhënësi i Komisionit, Markus Lammers.
Ai përsëriti shqetësimet e institucioneve evropiane në lidhje me miratimin e ligjeve gjyqësore dhe deklaroi se Serbia pritet ta zbatojë plotësisht mendimin e Komisionit të Venedikut mbi këtë legjislacion. Komentet e Lammers vijnë pas më 30 prill komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se KE-ja kishte ndalur shpërndarjen e fondeve për shkak të ligjeve gjyqësore kontroverse.
“Për momentin i kemi pezulluar të gjitha pagesat nga Plani i Rritjes, sepse Serbia ka shënuar regres në fushën e drejtësisë, dhe derisa ta përmirësojë këtë, nuk do të mund të marrë mbështetje financiare nga BE-ja”, tha Kos gjatë një fjalimi në Universitetin e Friburgut në Zvicër.
Ligjet e diskutueshme, të ashtuquajtura “ligjet e Mërdiqit”, të miratuara në janar të këtij viti, për BE-në përbëjnë një hap prapa në procesin e integrimit të Serbisë në këtë bllok. Kos ka paralajmëruar edhe më herët, në disa raste, se këto ligje e kufizojnë pavarësinë e gjyqësorit.
Më 24 prill, Komisioni i Venecias vlerësoi se me ndryshimet e fundit në paketën e ligjeve për gjyqësorin në Serbi, janë hequr mbrojtjet ekzistuese të autonomisë së prokurorisë. Ky organ ekspertësh i Këshillit të Evropës i dha Serbisë nëntë rekomandime se si t’i eliminojë mangësitë.
Bashkimi Evropian kërkon nga Serbia që t’i zbatojë plotësisht të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias lidhur me ligjet për gjyqësorin dhe njëkohësisht të pezullojë zbatimin e këtyre ligjeve deri në ndryshimin e tyre. Nga fondet e Planit të Rritjes, Serbia ka të drejtë në gjithsej 1.588 miliard euro për periudhën 2024-2027.
Kjo shumë përfshin grante dhe kredi të destinuara për mbështetjen e reformave, ndërsa mjetet paguhen dy herë në vit, në bazë të përparimit të bërë. Në janar, Serbia mori pak më shumë se gjysmën e fondeve të alokuara nga kësti i parë i Planit të Rritjes, pasi u zbulua se kishte përmbushur vetëm tri nga shtatë reformat e planifikuara.
Në vend të 112 milionë eurove të planifikuara, ajo mori 61.1 milionë euro. Së bashku me fondet e parafinancimit 7% e shumës së përgjithshme të ndarë - shuma totale që Serbia ka marrë deri më tani nga Plani i Rritjes është 167.59 milionë euro.
Plani i Rritjes për Ballkanin Perëndimor është një iniciativë e Bashkimit Evropian, e miratuar në fund të vitit 2023, me qëllim përshpejtimin e afrimit ekonomik të rajonit me BE-në dhe mundësimin e qasjes graduale të tij në pjesë të tregut të përbashkët, para anëtarësimit të plotë. Institucionet evropiane kanë ndarë gjithsej gjashtë miliardë euro për këtë program, për periudhën 2024-2027.
be serbi komisioni evropian
Politike
2 Maj 2026, 14:49
E. D
TIRANË- Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur ditën e djes...
Politike
4 Maj 2026, 14:50
E.d
Ferit Hoxha dhe Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti demokrat, Belind Këlliçi dhe Ministri për Evropën dhe Punë...
Politike
4 Maj 2026, 14:06
I.A
Sokol Sadushi
TIRANË- Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë kanë marrë vendimin sot në lidhje me masë...
Politike
4 Maj 2026, 14:08
E.d
TIRANË- Ish-deputeti demokrat, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me aksidentin tragjik i cili ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Durr&e...
Politike
4 Maj 2026, 14:01
E.d
Benet Beci
TIRANË- GJKKO ka shtyrë ditën e sotme seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Shkodrës B...
Politike
4 Maj 2026, 13:29
E.d
Belind Këlliçi
TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka kërkuar nga Ministri për Evrop&eu...
Politike
4 Maj 2026, 12:53
E.d
Mereme Sela
TIRANË- Mereme Sela e cila u përjashtua nga gara për kreun e PD, ka paditur në Gjykatën e Tiranës, Part...
Politike
4 Maj 2026, 12:24
I.A
Pamjet
DURRËS- Zëvendëskryeministrja, Albana Koçiu, e shoqëruar nga kryebashkiakja e Durrësit Emirjana Sako, ka bër&eu...
Politike
4 Maj 2026, 11:53
I.A
Ferit Hoxha
TIRANË- Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha ka hedhur poshtë të gjitha akuzat se ka pasur veto nga shtetet anëtar...
Politike
4 Maj 2026, 11:25
E.d
Saimir Korreshi
LUSHNJË- Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vazhduar që të denoncojë situatën e rëndë në ba...