11 Dhjetor 2023, 15:56
Nga r.ll
ilir kupa
TIRANË- I dënuari për 6 vepra penale, Albert Kupa (alias Ilir Kupa) do të transferohet në regjimin e posaçëm në regjimin e posaçëm (41/b). Transferimi i Kupës i cili po vuan dënimin në burgun e Peqinit u bë me urdhër të ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manjës.
Manja paralajmëron se në bashkëpunim me SPAK, të tjerë të dënuar do t’i nënshtrohen këtij regjimi.
“Jemi të vendosur për të garantuar rendin dhe sigurinë në të gjitha burgjet e vendit dhe cilido i dënuar thyen rregulloren e burgjeve, apo kryen vepra penale në burg duke cënuar rendin dhe sigurinë në IEVP, do t’i nënshtrohet këtij regjimi sipas ligjit”, ka deklaruar Manja.
Ilir Kupa njihet edhe si drejtues i “bandës së babagjyshëve”, i cili në vitin 2014-2015, ka qenë i përfshirë në aktivitetin kriminal të bandës, pjesëmarrës në disa vjedhje/grabitje, si dhe dhënien e vlerave monetare me përqindje. Gjithashtu, ka qenë person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga shteti grek.
Ilir Kupa u dënua me 25 vite burg nga Gjykata për Krimet e Rënda në maj të vitit 2016, dënim që u zbut në 16 vjet e 8 muaj në Apel. Vendimi i Apelit u prish nga Gjykata e Lartë në nëntor 2022 dhe në fuqi u la dënimi me 25 vite.
Për dosjen greke, Ilir Kupa u fajësua për 6 vepra penale, mes të cilave “grup të strukturuar kriminal” dhe “vrasje me dashje ndaj funksionarit publik”, mbetur në tentativë, në dëm të dy gardianëve të burgut grek. Nga burgu i Trikallës, Kupa u arratis me 10 shqiptarë të tjerë të dënuar, mes të cilëve Admir Muratajn e Klement Cala, të përfshirë në vitin 2019 në grabitjen e miliona eurove në Rinas, ku Murataj mbeti i vrarë. Ndërsa në çështjen penale, ku ishte pjesë e “bandës së babagjyshave”, të akuzuar për 13 episode grabitjes me armë, Kupa mori një dënim me 35 vite burg.
ilir kupa ulsi manja
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 15:57
Besar Likmeta
Inceneratori i Tiranes
TIRANË-Sipas Prokurorisë së Posaçme, biznesmenët Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto, nëpërmje...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 15:40
r.ll
ola xama
TIRANË- Disa pika shumë interesante te dosja e SPAK për hetimet e inceneratorit të Tiranës.
Nga Ola Xama.
-  ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 15:36
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është ekstraduar nga Britania e Madhe drejt Shqipërisë, 29-vjeçari Ledio Hy...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 15:30
r.ll
alqi bllako dhe lefter koka
TIRANË- Në seancën që po mbahet në GJKKO, Të gjithë të akuzuarit për çë...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 15:20
r.ll
GJKKO
TIRANË- Ditën e sotme në GJKKO po zhvillohet seanca për të akuzuarit për aferën e inceneratorit të Tiranë...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 13:58
A.B
Raimond Cimbi
TIRANË- Ish-drejtori i Drejtorisë së Prokurimeve në Ministrinë e Shëndetësisë në kohë...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 13:45
A.B
Protestuesit
TIRANË- Ditën e sotme, disa protestues janë mbledhur para Gjykatës së Posaçme kundër Krimit të Organ...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 13:21
r.ll
petrit fusha
DURRËS- Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq ish-prokurorin Petrit Fusha i he...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 12:36
Dosja.al
henrik hoxhaj
TIRANË- Sot po zhvillohet gjyqi në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar p&eum...
Aktualitet
11 Dhjetor 2023, 12:33
r.ll
pamje nga aksidenti
DURRËS- Një tjetër aksident është shënuar për ditën e sotme, kësaj here në autostrad&...