20 Qershor 2024, 15:15
Nga S.B
foto ilustruese
SPANJË- Arrestohen 12 anëtarë të një prej organizatave kriminale më të fuqishme ndërkombëtare me bazë në Spanjë. Organizata përbëhej nga shqiptarë, kolumbianë, marokenë dhe evropianë.
Organizata siguronte drogën (kokainën) në sasi të mëdha dhe e eksportonte nga Amerika e Jugut në Evropë, si nga ajri ashtu edhe nga deti. Droga, e cila ishte sjellë në Spanjë nga ajri, u gjet brenda një magazine në Fuenlabrada, ku ishte depozituar nga anëtarët e organizatës. Policia ka sekuestruar 100 kilogramë kokainë në një kontejner ajror nga Ekuadori.
Në fund të vitit 2023, hetimet morën një kthesë të papritur kur hetuesit zbuluan se një grup shqiptarësh i ishin bashkuar organizatës për të marrë pjesë aktive në biznesin kriminal. Personi përgjegjës i këtij grupi jetonte në Costa del Sol dhe ishte në kontakt të përhershëm dhe vizitonte rregullisht shefat e tij, në Shqipëri dhe Dubai, për të marrë udhëzime dhe për t'u dhënë atyre lajme.
Në kuadër të operacionit u arrestuan katër shqiptarë që ndodheshin brenda në magazinë industriale. Njëkohësisht, kreu i degës shqiptare dhe partnerja e tij marokene u arrestuan teksa po takoheshin në Marbella.
Droga shpërndahej në çanta shpine dhe në momentin e hyrjes së agjentëve, anëtarët e organizatës me origjinë shqiptare i vendosnin pakot me kokainë në “caletas”, ndarje të fshehura në tre automjetet e sekuestruara. Pas këtij operacioni janë lëshuar tetë urdhër-arreste ndërkombëtare me qëllim arrestimin e pjesës tjetër të anëtarëve të grupit kriminal.
Mes arrestimeve të kryera në Spanjë, spikat edhe kreu i rrjetit shqiptar, i cili ishte në burg në pritje të ekstradimit në Shqipëri bazuar në një pretendim ndërkombëtar se ishte përgjegjës për veprën e vrasjes me dashje; dhe vëllai i kreut të organizatës dhe krahu i djathtë i tij për të gjitha aktivitetet kriminale, veçanërisht në punët e sigurimit për transportin e parave të gatshme.
droge spanje shqiptare te arrestuar
Aktualitet
20 Qershor 2024, 14:41
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Teksa në 2022 dhe 2023 një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve zgjodhën gjithnjë e më shum...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 14:18
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Depërtimi i internetit me linja fikse në familjet shqiptare vijoi rritjen edhe vitin e kaluar, por hendeku mes zonav...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 14:04
N.F
Vlorë
VLORË- Forcat Operacionale dhe forcat “Shqiponja” ditën e sotmë janë mobilizuar në Vlorë. Mësohet...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 13:58
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Ditën e sotme është emëruar Drejtori i ri i Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimi...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 13:35
N.F
Droga
SPANJË- Policia Spanjolle në një operacion të zhvilluar së fundmi ka shkatërruar një organizatë kriminale. M&...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 13:36
I.A
Foto Ilustruese
TEPELENË- Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor "Levan-Tepelenë". Mësohet se nj&eu...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 13:06
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Tre persona janë vënë në pranga ditën e sotme në Tiranë. Mësohet se të arrestuari...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 13:03
N.F
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ditën e sotme ka zbardhur detaje të reja në lidhje me ngjarjen e regjis...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 12:43
N.F
Protesta
TIRANË- Ditën e nesërme qytetarët do të mblidhen sërish në protestë para bashkisë së Tiranë...
Aktualitet
20 Qershor 2024, 12:41
I.A
Liviu Alexa
RUMANI- Gazetari rumun, Liviu Alexa ka deklaruar se kryeministri Edi Rama gjatë kohës që ka qenë student në Rumani, mu...