30 Korrik 2025, 09:41
Nga r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një 57-vjeçar është arrestuar në Rinas teksa po hynte në territorin e Shqipërisë, pasi akuzohet si pjesëtar i një grupi kriminal.
Në pranga është vënë Gëzim Stërkeshi, të cilit GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Policia bën me dije se materialet proceduriale i janë referuar Prokurorisë së Posaçme.
NJOFTIMI I POLICISË:
PKK Rinas
Kapet në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pjesëtari i një grupi kriminal në fushën e kontrabandës së mallrave për të cilat paguhet akcizë.
Si rezultat i intervistimeve të detajuara të kryera në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv ndalimin e shtetasve që tentojnë të levizin ilegalisht, ndërkohë që janë në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Departamentin e Policisë Kriminale konstatuan se shtetasi G. S., 57 vjeç, synonte të hynte në Shqipëri, duke qenë në kërkim, pasi GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DPPSh-së ekzekutuan masën e sigurisë të caktuar nga GjKKO-ja, për 57-vjeçarin.
Ndërkaq, materialet procedurale iu referuan SPAK-ut.
Kontrollet kundër paligjshmërive në kufi dhe tentativave për të lëvizur ilegalisht, vijojnë, krahas punës për menaxhimin e fluksit dhe ofrimin e një shërbimi policor të shpejtë dhe me etikë.
gezim sterkeshi gjkko policia ne rinas
Aktualitet
30 Korrik 2025, 09:35
Ilda Hoxha
foto ilustruese
TIRANË- Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada&r...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 09:23
r.ll
pamje nga objekti
DELVINË- Drejtori teknik i kompanisë “Delvina Gas”, Luan Metaj, dhe inxhinieri Elton Malkaj janë liruar nga qe...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 09:14
r.ll
arrestimi
SHIJAK- Një 39-vjeçar i kërkuar nga Interpol Roma është vënë në pranga në Shijak.
I arrestu...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 09:06
r.ll
gjykata e larte
TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesat e Arnold Rrokajt dhe Zambak Gjonit. Ata kërkuan heqjen e masës ar...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 07:30
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Çdo përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajse 9200 lekë për shërbime të komuniki...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 07:29
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shifrat e qershorit tregojnë për një çoroditje të turizmit këtë fillimvere duke lëku...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 07:28
foto ilustruese
TIRANË- Në epokën e “ChatGPT”, (ku kompjuteri mendon si njeri), teknologjisë së informacionit dhe inve...
Aktualitet
30 Korrik 2025, 07:26
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Sipas njoftimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, dita e sotme pritet të karakterizohet nga kushte atmosferi...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 22:30
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, ka thënë të martën se është thellësisht e shqet&...
Aktualitet
29 Korrik 2025, 20:52
M.B
Foto nga emisioni
FIER- Emisionin Fiks Fare solli rastin e Linditës, një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historin&...