Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor.
FIER- Emisionin Fiks Fare solli rastin e Linditës, një nënë 55-vjeçare nga Fieri, e cila rrëfen historinë dramatike të vajzës së saj, tashmë 29 vjeç. Sipas Linditës, vajza u trafikua në moshën 20-vjeçare drejt Italisë, ku nisi kalvari i dhimbjes, abuzimit dhe shkatërrimit mendor.
Në vitin 2016,Lindita tregon se pas ndarjes nga bashkëshorti për shkak të dhunës, e bija u largua drejt Italisë, duke lënë pas djalin e saj të vogël. Nëna e shqetësuar denoncoi rastin në Policinë e Fierit, por iu tha se vajza ishte madhore dhe nuk mund të ndërhynin. Vetëm përmes sistemit TIMS, Lindita mësoi se vajza ishte nisur nga Vlora për në Itali.
Një vit më pas, e bija e telefonoi dhe tha se po punonte si kujdestare, por fotot e saj tregonin të kundërtën.Në fotot që ajo I kishte dërguar të ëmës dukej që vajza ishte punonjëse seksi, madje vajza ia pranoi këtë. Shëndeti mendor i vajzës sipas nënës deri në moshën 20 vjeçare ishte në rregull, por situata u përkeqësua kur u zhvendos në Belgjikë dhe më pas në Zvicër. Gjatë dy viteve në Belgjikë, sipas Linditës, e bija u dhunua.
Në Zvicër,ajo thotë se vajza ishte gjendur në rrugë, në gjendje kome dhe e mbuluar me gjak. U dërgua në spital dhe më pas në një qendër për gratë e dhunuara. Nëna e saj u kontaktua nga një kuzhinier në atë qendër, i cili e informoi për gjendjen e rëndë të vajzës. Pas disa muajsh, vajza vjen në Shqipëri në një tjetër qendër këtë herë në Linz. Punonjësia i komunikoi Linditës se e bija ndodhej aty. Pas një muaji,vajzën ia sollën në shtëpi me ambulancë, në një gjendje të rënduar dhe agresive.
Më pas, ajo u shtrua për dy muaj në spitalin Psikiatrik të Vlorës dhe u diagnostikua me “skizofreni të çrregullt”, që kërkon trajtim të përhershëm. Sipas Linditës, ilaçet nuk gjenden në Fier dhe ajo detyrohet t’i porosisë nga Greqia, me kosto të lartë. Vajza shpesh refuzon t’i marrë dhe është bërë edhe e dhunshme me të ëmën. Në këtë betejë të vazhdueshme, Lindita kujdeset edhe për djalin tjetër, i cili është i sëmurë që prej moshës 6-vjeçare. Në kushte ekstreme ekonomike, ajo jeton me qira dhe mbledh bidonë për të mbijetuar. Ermira, në një intervistë rrëqethëse për “Fiks Fare”, shfaq trauma të thella psikologjike.
Flet me pafajësinë e një fëmije, thotë se ka frikë se mos e marrin sërish jashtë, tregon se ndihet e kërcënuar. Ajo pranon se ka qenë prostitutë, duke thënë se e bëri sepse “mendonte se po ndihmonte njerëzit”. Nëna e saj kërkon me dëshpërim drejtësi: të hapen hetimet, të zbardhen të vërtetat dhe vajza të dërgohet në qendrën e rehabilitimit në Shkodër. Njësia Administrative në Fier i ka premtuar se do të përpiqen ta ndihmojnë./ Top Channel
Foto nga vendi i ngjarjes LEZHA- Një aksident është regjistruar sot në Myltë të Lezhës nga ku mësohet se nj&eu...
Foto ilustruese TIRANA- Dy muaj pas përfundimit të zgjedhjeve të Përgjithshme Parlamentare dhe një morie të madhe akuzas...
Foto ilustruese SHQIPËRI- Autoritetet në Shqipëri i kanë arrestuar 18 persona, nën dyshimet për zjarrvënie në pjes&...
Foto ilustruese TIRANA- Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e Onejda Ymerit, së cilës iu bllokua telefoni...
Foto ilustruese TIRANA- Prokuroria e Posaçme ka dalë me një njoftim zyrtarë lidhur me aksionin e raportuar sot me sekuestrot nda...
Foto ilustruese ITALIA- Ditën e somte në Sallën e Shtypit të Dhomës së Deputetëve në Romë u mbajt një...
Foto TIRANË- Shqipëria renditet ndër vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve qeveritare për kërkim dhe zhv...
Olsian Çela TIRANA- Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka reaguar lidhur me prezantimin e draftit për Kodin e Ri Penal...
Ermonela Felaj dhe Eranda Laze TIRANA- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të martën më 29 korrik vendimin për s...
Foto ilustruese KOSOVA- Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur në pasditen e së martës se ësh...