Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
• Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesnatën në Kuçovë. • Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji”. • Dyshohet se pas një konflikti të çastit 24-vjeçari Denald Grymshi është plagosur me armë zjarri. • Si pasojë e plagëve Grymshi është në gjendje kritike për jetën dhe është dërguar me urgjencë drejt Traumës në Tiranë. • Autorët Ledio Serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku janë shpallur në kërkim nga policia.
3 artikuj për këtë temë.

BERAT- Katër persona janë shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohen se janë autorët e plagosjes me armë zjarri të një 24-vjeçari në Kuçovë.
Në kërkim janë shpallur Ledio serdari, Albion Thoma, Vasil Prendi dhe Arben Tabaku.

Autorët janë larguar nga vendngjarja me një makinë të tipit 'Toyota Yaris' me targa 'Ab 243 DC'. Mësohet se drejtuesi i mjetit ishte Vasil Prendi i shpallur në kërkim së bashku me tre autorët e tjerë.
KUÇOVË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur në mesantë në Kuçovë, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donald Grymshit.
I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Traumës në Tiranë. Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grymshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme,pasi është shtetas me banim në Tiranë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit.
<iframe width="1127" height="634" src="https://www.youtube.com/embed/TplDBO5K3dU" title="PLAGOSET me armë zjarri 24-vjeçari në Kuçovë/ Në kërkim 4 autorët" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" allowfullscreen></iframe>