Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C.
FUSHË-KRUJË- Policia ka dalë me një njoftim zyrtar për plagosjen e dyfishtë që ndodhi gjatë natës në Tapizë. Sipas hetimeve, personat e përfshirë në konflikt, ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë. Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka vënë në pranga personin me inicialet Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Krujë. Plagosi me armë zjarri, një shtetas (shok i tij) dhe më pas veten, vihet në pranga 25-vjeçari. Në pranga edhe pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për prishje të vendit të ngjarjes dhe fshehje të provave. Arrestohet edhe një shtetas tjetër (shok i shtetasve të plagosur), për moskallëzim të krimit. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë me të cilën u krye plagosja. Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. S., 25 vjeç, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municionit luftarak”. Gjithashtu, u arrestua në flagrancë shtetasi H. M., 24 vjeç, pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Në vijim të veprimeve u arrestua në flagrancë edhe shtetasi: F. K., 28 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Nga veprimet e para hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Krujë, rezulton se këta shtetas ishin ulur së bashku në të njëjtën tavolinë, në lokalin e shtetasit H. M., në Qerek Tapizë.
Dyshohet se në gjendje të dehur, shtetasi Xh. S., ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe në rrethana ende të paqarta, ka plagosur shtetasin L. C. (shok i tij) dhe më pas është vetëplagosur në dorë. Të dy shtetasit e plagosur janë jashtë rrezikut për jetën. Po nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi H. M., pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja, ka fshehur armën e krimit, ka hequr gëzhojat nga vendngjarja dhe ka prishur vendin e ngjarjes. Gurpi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
Permbytje LEZHË- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika në disa zona në qarkun e Lezhës. Përmbytj...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në La...
Pema SARANDË- Moti i keq ka shkaktuar probleme në akset rrugore. Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë rrëzuar d...
Reshjet ELBASAN- Reshjet e shumta të shiut kanë bërë që prurjet e përroit 'Zaranikës' të kthehen në një r...
Shqiptari BRITANI E MADHE- Dy organizatorët e protestës në të cilën flamuri kombëtar i Shqipërisë u mbulua mbi nj&e...
Foto ilustruese FUSHË- KRUJË- Plagosen dy persona. Në fshatin Tapizë, dy persona janë plagosur me armë zjarri. Një perso...
Burgu GREQI- Një shqiptar ka shkaktuar mbrëmjen e së premtes në burgjet e Koridalos trazira. Në repartin e 4-të dy t&eum...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka në faqe të parë zgjedhjet në...
Na'im Anis Payman BRITANI E MADHE-Një hetim ka zbuluar se investitorët në Mbretërinë e Bashkuar po blejnë hotele për t'i...
TIRANË- Moti do të jetë me reshje shiu dhe stuhi në orët e mëngjesit, në mesditë dhe pasdite reshjet do të jene m...