LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja në Maliq/ Gjyshja e autorit: Ishte thikë që qëronim mollë! Shyqyr që është djali mirë, familjarët e tij nuk donin ta vizitonim në spital

Ndërkohë gjyshja Arefije Kora pohoi se thikën nipi duhet ta ketë marrë në shtëpi, pasi ishte nga ato që qëronim mollë. Gjyshja shprehet se autori i ka thënë që është zënë me atë djalin që e tallte shumë. 

16 Maj 2025, 16:43 Nga E. D
Plagosja në Maliq/ Gjyshja e autorit: Ishte thikë që qëronim
fotot ilustruese

MALIQ- Një plagosje me thikë u raportua ditën e sotme në fshatin Sheqeras në Maliq, ku një 14-vjeçar goditi me thikë një 15-vjeçar. Ndërkohë gjyshja Arefije Kora pohoi se thikën nipi duhet ta ketë marrë në shtëpi, pasi ishte nga ato që qëronim mollë. Gjyshja shprehet se autori i ka thënë që është zënë me atë djalin që e tallte shumë. Sipas saj nipi nuk e ka marrë thikën për të goditur 15-vjeçarin, por pasi e ka shtrirë në tokë ai ka lëvizur dhe është plagosur me thikë. Ajo thekson se djalin e tallnin shumë. 

“Unë isha në shtëpi, vjen djali që nga shkolla, nuk e di a vajti në shtëpi a nuk vajti se unë djalin e kam të ndarë. Më tha: Nëna u zura me atë djalin që më tallte shumë. Nuk pandeha që ishte bërë kaq e madhe. Më tha unë kisha atë thikën, ai më shtriu në tokë, unë nuk do e godisja, por nuk e di si e zuri thika. Unë nuk e mora për atë thikën.

Ai më shtriu i pari në tokë, unë lëviza dhe atë e zuri thika. Nga këtu shkova tek i ati i tij, më doli gjyshja e tij, i tregova. Ajo po thërriste, ka të drejtë, nuk i zemërohem dot. Më tha djalin e plagosur e çuam në Korçë, o bëhet, o nuk bëhet. Marrim taksinë për të shkuar në Korçë, rrugës marrim gjyshin e djalit dhe e pyesim si është, se jemi nisur. Ne djalin e kemi në Korçë na tha po mos hajdeni se po erdhët do bëhet e madhja, do vritemi, nuk ju lë të gjallë. U kthyem, gjetëm policinë, i pyetëm, na thanë po kërkojmë thikën.

E tallnin shumë djalin, më shumë pa shkollë djali se me shkollë. Ca e tallnin andej, ca i thoshim do shkosh në shkollë se s’bën. Më tallnin thoshte po se përse, nuk e di. Ju kam vajtur në shtëpi, nuk e di unë e shkreta. Nuk janë shokë klase. Ne ankoheshim te këta, djalin e tallte dhe vinte në shtëpi duke qarë. Ne familjarët na thonin do i flasim djalit dhe do e zgjidhim. Ju thoja po na mbetet djali pa shkollë, djali është në klasë të shtatë. I thoshim shko te mësuesi, kap edhe drejtorin. Një thikë të vogël kishte, e gjeti policia, nga shtëpia do e ketë marrë. Thikë e shtëpisë ishte, një që qëronim mollë. Unë nuk e dija që ishin zënë, po bëja drekën kur erdhi ai duke qarë.

Unë po i thoja çfarë na bëre, ai u hutua më shumë. Shyqyr që është djali mirë, në radhë të parë për ata, por edhe për ne. Ata e kanë në dorë, mos zien as me nusen, as me djalin, mos i dalin djalit përpara t’i thonë ç’mi bëre djalit. Këtë duam ne. Ne në shkollë nuk jemi ankuar, te prindërit e djalit kemi shkuar. Ky djali e shante gjithmonë, për këtë ankohej," u shpreh gjyshja e autorit.

pla

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj