LIVE UPDATES
Aktualitet

Analiza: Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi me SHBA-në?

Marrëveshja për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) u nënshkrua më 13 maj nga gjeneralmajori amerikan, John Phillips, dhe gjenerallejtënanti kosovar, Bashkim Jashari, në Prishtinë.

16 Maj 2025, 14:45 Nga M.B
Analiza: Çfarë përfiton Kosova nga CISMOA, pakti që lidhi
Foto ilustruese

KOSOVA- Shkëmbimi i sigurt i informacioneve dhe rritja e ndërveprueshmërisë ndërmjet ushtrisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është formalizuar me një pakt ndërmjet dy vendeve. Marrëveshja për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA) u nënshkrua më 13 maj nga gjeneralmajori amerikan, John Phillips, dhe gjenerallejtënanti kosovar, Bashkim Jashari, në Prishtinë. Kosova është shteti i 33-të me të cilin SHBA-ja ka nënshkruar marrëveshjen e tillë.

Nga Ambasada amerikane në Prishtinë, pakti u cilësua si “një hap i madh përpara në forcimin dhe sigurinë e të dyja kombeve”, ndërkaq nga pala kosovare si marrëveshje “e rëndësisë së veçantë”. SHBA-ja nënshkruan CISMOA-n me partnerë ndërkombëtarë, për të mundësuar shkëmbimin e sigurt të informacioneve të ndjeshme ushtarake dhe përdorimin e pajisjeve të avancuara të komunikimit.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, shpjegon për Radion Evropa e Lirë (REL) se SHBA-ja është ndër partnerët kryesorë të bashkëpunimit ushtarak, prej nga FSK-ja siguron “shumicën e armatimeve dhe pajisjeve”. Ndër to janë edhe ato me teknologji të avancuar, me të dhëna kriptografike, dhe që “në vete kanë shumë elementë të ndjeshëm”.

CISMOA, thotë Maqedonci, “mundëson që ne – përveç t’i vazhdojmë blerjet – këto pajisje t’i kemi në përputhshmëri me pajisjet dhe me sistemet në SHBA”. Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe eksperti për çështje të sigurisë, Burim Ramadani, thotë për REL-in se pakti i ri paraqet elementin e simbolikës dhe të mbështetjes së SHBA-së për Kosovën, në veçanti për sektorin e sigurisë.

CISMOA, sipas Ramadanit, “nënkupton që FSK-ja avancon në komunikim dhe përdorim të pajisjeve të njëjta, në sistem të njëjtë, në linjën e njëjtë me ushtrinë amerikane, në raste të operacioneve të përbashkëta dhe ndërveprueshmërisë”. Ai shton se marrëveshja përfshin edhe shkëmbimin e informacioneve dhe të inteligjencës ushtarake.

“Kjo është pjesë goxha me rëndësi. Sapo të themi ‘shkëmbim informacionesh’ dihet se jemi duke folur për informacione të klasifikuara”, thekson Ramadani.

Autoritetet kosovare thonë se përmbajtja e marrëveshjes së re me SHBA-në mbulon shumë fusha dhe aspekte të bashkëpunimit ushtarak. Pjesa më e madhe e marrëveshjes është e klasifikuar dhe nuk mund të jetë transparente për publikun, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës. Megjithatë, për çështjet që tashmë janë të njohura për publikun, Maqedonci shpjegon me terma konkretë se çfarë përfiton Kosova nga CISMOA.

Për shembull, sistemi raketor kundërtank Javelin, në proces të blerjes së të cilit është Kosova, sipas Maqedoncit përmban të dhëna që kanë një lidhje me teknologjinë e avancuar. CISMOA ia mundëson FSK-së qasjen e drejtpërdrejtë, përmes kanalit të sigurt të komunikimit, në të dhënat e ndjeshme që përmban sistemi, si dhe në përditësimin që u bëhet atyre të dhënave, për përdorim më efektiv, thotë ai.

“Pra, nuk kemi nevojë për kërkesa shtesë dhe procedura burokratike, por kjo marrëveshje na mundëson qasje në të dhënat, në elementë sensitivë dhe të klasifikuar të këtij sistemi, dhe që e kanë bazamentin në SHBA”, thekson Maqedonci.

Ai shton se CISMOA mundëson të njëjtën qasje në elementët e klasifikuar edhe për helikopterët amerikanë Black Hawk (Skifteri i Zi), për të cilët autoritetet e Kosovës kanë shprehur publikisht interesimin që t’i kenë në inventar të FSK-së. Kjo marrëveshje, siç thotë Maqedonci, i hap mundësi Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës që të vazhdojë me blerjen e pajisjeve dhe armëve nga SHBA-ja, sipas konceptit “shtet me shtet”, duke prokuruar drejtpërdrejt me qeverinë amerikane.

Vendet që nuk janë pjesë e CISMOA-s nuk mund ta kenë këtë qasje në të dhënat e përditësuara të pajisjeve ushtarake me elementë sensitivë dhe të GPS-ve [Sistemi i Pozicionimit Global], pa kërkesë të veçantë nga ato dhe pa aprovim të veçantë nga SHBA-ja, tregon ministri në Detyrë i Mbrojtjes i Kosovës.

Sistemi i komunikimit të sigurt, që garanton CISMOA, konsiderohet i domosdoshëm për shtetet që duan të ndërtojnë partneritet ushtarak, dhe si i tillë partneriteti mund të bëhet në baza të besueshmërisë së ndërsjellë. Ramadani thekson se besueshmëria ndërlidhet me shkëmbimin e informacionit në mënyrë të sigurt dhe komunikim me pajisje të sigurta ndërmjet dy ushtrive. Në rastin konkret, sipas tij, FSK-ja do të avancojë në përdorimin e linjës së sigurt me SHBA-në. Kjo, sipas Ramadanit, do të thotë komunikim i drejtpërdrejtë - me pajisje të njëjta dhe me sistem të njëjtë, ndërmjet dy ushtrive - në të cilin masat e sigurisë dhe shkëmbimit të informacioneve janë të larta.

“Pra, nuk mund të përgjohen nga shtete apo organizata armiqësore”, thekson Ramadani.

Ndonëse ushtritë e secilit vend kanë rregullat e veta të funksionimit të brendshëm dhe të komunikimit, Ramadani thotë se, me marrëveshjen e arritur, në rast të ndonjë bashkëveprimi ndërmjet njësive të FSK-së dhe njësive të ushtrisë së SHBA-së, në ndonjë mision paqësor apo stërvitje ushtarake të përbashkët, do të vlente vetëm rregulli i funksionimit të brendshëm i ushtrisë amerikane.

“FSK-ja dhe ushtria amerikane do të kenë procedura dhe standarde të njëjta, si dhe mënyrën e veprimit të njëjtë. Pra, sikurse [FSK-ja] të jetë një njësi e ushtrisë amerikane, në kuptimin e sistemit të komunikimit me ta”, shpjegon ai./ REL

kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet