LIVE UPDATES
Aktualitet

Raporti, më shumë ankesa nga nëpunësit e administratës për institucionet ku punojnë

Ankesat në 100 raste vinin nga nëpunësit dhe pjesa tjetër nga institucionet. Ndër 100 ankesat e nëpunësve, 48 për qind e rasteve vinin nga institucionet qendrore, 40 për qind nga ato vendore dhe 12 për qind nga ato të pavarura.

16 Maj 2025, 15:14 Nga N.F
Raporti, më shumë ankesa nga
Foto ilustruese

TIRANË- Nëpunësit e administratës publike si në institucionet qendrore edhe në ato vendore apo të pavarura kanë paraqitur më shumë ankesa gjatë vitit që lamë pas. Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil raportoi se ishin të paktën 145 të tilla në total me rritje në raport me vitet paraardhëse dhe kjo deri diku i atribuohet edhe njohjes së hapësirave ligjore që kanë nëpunësit për tu ankuar.

Ankesat në 100 raste vinin nga nëpunësit dhe pjesa tjetër nga institucionet. Ndër 100 ankesat e nëpunësve, 48 për qind e rasteve vinin nga institucionet qendrore, 40 për qind nga ato vendore dhe 12 për qind nga ato të pavarura.

Në pjesën më te madhe të rasteve duket se shkak për ankesën janë bërë riorganizimet e institucioneve të cilët vijnë si efekt i ndryshimeve të organigramave dhe rishikimikt te pozicioneve.

“Vërehet se në numrin e përgjithshëm të rasteve të trajtuara që i përkasin administratës shtetërore, numrin më të lartë e zënë kërkesat e adresuara nga institucione të varësisë, në administratën shtetërore. Kjo lidhet me faktin se kjo kategori institucionesh kanë qenë në proces ndryshimi e riorganizimi të vazhdueshëm, si dhe kanë objekt më të kufizuar në veprimtarinë e tyre.

Këto shkaqe sjellin si pasojë një dinamikë më të madhe në veprimtarinë e nëpunësve duke ndikuar si në lëvizjen në pozicionet e punës, ashtu edhe në marrëdhënien me drejtuesit e tyre, të cilët janë në kontakt më të drejtpërdrejtë me ta, në lidhje me realizimin e detyrave të përditshme,” thuhet në raportin e Komisionerit.

Po kështu një tjetër aspekt që gjykohet se ndikon në numrin e ankesave sipas dokumentit është mungesa e pozicioneve të dedikuara për menaxhimin e burimeve njerëzore në disa institucione.

“Për pasojë, administrimi i shërbimit civil kryhet shpesh nga specialistë, që kanë detyra të tjera sipas strukturës në zbatim, të cilëve u ngarkohet edhe detyra për menaxhimin e burimeve njerëzore.

Nga ana tjetër, njësitë e burimeve njerëzore në ministritë e linjës e kanë të vështirë të administrojnë shërbimin civil në këto institucione, në koherencë të plotë me momentin e kryerjes së veprimeve administrative që kanë të bëjnë me shërbimin civil,” vëren raporti.

Komisioneri lidhur me ankesat ka bërë rekomandime për një pjesë të tyre, për të tjera pas hetimeve nuk kanë rezultuar shkelje ndërsa një pjesë tjetër i ka orientuar për zgjidhje në institucionet të tjera që zbatojnë kuadër tjetër ligjor lidhur me nëpunësin civil./ Monitor

nepunes institucione

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet