LIVE UPDATES
Aktualitet

Plan për të marrë Syrin e Kaltër, kryebashkiaku i Korfuzit në kontakte me sipërmarrës dhe institucione në Sarandë

Në vitin 2001 kryebashkiaku Jorgos Mahimaris këmbëngulte se zgjidhja e problemit të thatësirës që kërcënon së shpejti Korfuzin nuk është një digë e kufizuar në burimet brenda kufirit grek, por tubacione dhe furnizim nga “Syri Kaltër”, uji cilësor i kristaltë i Shqipërisë.

21 Qershor 2022, 21:03 Nga k.m.
Plan për të marrë Syrin e Kaltër, kryebashkiaku i Korfuzit
Foto ilustruese

Me ujin e “Syrit të Kaltër” të Sarandës duket i vendosur të përballojë fenomenin e thatësirës, kryebashkiaku i Korfuzit Verior, Jorgos Mahimάris. Në 25 maj kryebashkiaku dhe nënkryetari i bashkisë Hariton Kuçuri kanë hartuar një projekt të plotë me shifra të detajuara për transportimin përmes tubacioneve të posaçme të ujit të kristaltë nga Saranda në Korfuz.

Draft propozimi i formuluar për miratim nga Këshilli Bashkiak është publikuar në site të pushtetit lokal të Korfuzit po aq edhe në median greke, ndërsa bëhet e ditur se këtë radhë kryebashkiaku grek ka marrë kontakte me sipërmarrës dhe institucione të ndryshme në Sarandë, pa ndarë detaje.

Historiku

Në vitin 2001 kryebashkiaku Jorgos Mahimaris këmbëngulte se zgjidhja e problemit të thatësirës që kërcënon së shpejti Korfuzin nuk është një digë e kufizuar në burimet brenda kufirit grek, por tubacione dhe furnizim nga “Syri Kaltër”, uji cilësor i kristaltë i Shqipërisë. Një vepër me kosto të ulët dhe siguri të lartë. Propozimi nuk u miratua nga 13 bashkitë e tjera të ishullit. Në vitin 2008 deputeti i SYRIZA të zonës, Nikos Gjeorgjiadis deklaronte se jo vetëm do e mbështeste projektin por se kishte arritur edhe nivel të lartë diskutimet me palën shqiptare dhe se pritej realizimi i një marrëveshje zyrtare së shpejti.

Ministre e Jashtme e atëhershme, Dora Bakojani, nuk i konfirmoi kurrë deklaratat. Çështjen e mori përsipër deputeti i Korfuzit atëherë, sot ministër i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias i cili ishte pro digës brenda territorit. Deri më sot asnjë vepër nuk është kryer në këtë drejtim në Korfuz, çështja mbetet pezull. Kështu, kryebashkiaku aktual i Korfuzit Verior dhe ideatori i furnizimit me ujë nga Shqipëria i rikthehet sërish çështjes në fillim të vitit 2022, në një drekë pune me deputetin e SYRIZA Alekos Avlonitis i cili gjithashtu ka theksuar se një projekt i tillë me Shqipërinë varet nga një sërë marrëveshjesh dypalëshe me afate të gjata dhe se ka shumë gjasa të mbetet peng e një sërë ngërçeve ligjore, kështu ka propozuar që kryebashkiaku Mahimaris të përqendrohet në projektin e digës në ishullin e Korfuzit, projekt brenda territorit të vendit.

Në 25 maj 2022 kryebashkiaku Jorgos Mahimaris publikon një draft të hartuar me detaje, bazuar në veprën e realizuar me sukses për ishujt e Argosaronikos, Egjina dhe Salamina, në 1991-1994. Kostoja totale e parashikuar e ndërtimit të tubacioneve dhe rezervuarëve është 39.5 milionë euro plus TVSH-së. Konkretisht, përveç shifrave të çdo hapi të realizimit të projektit, referon në lidhje me Shqipërinë se: “Projekti do të ketë kosto të ulëta operative, pasi nuk nevojiten: Njësia e pastrimit të ujit, për shkak të cilësisë së shkëlqyer të ujit të burimit në Syrin e Kaltër.

Paralelisht, propozimi realizohet brenda një afati të shkurtër kohor, pasi jemi në dijeni që pala shqiptare ka vullnet pozitiv e në plan ndërtimin e veprave të duhura në territorin e tyre, kështu që mbetet vetëm pjesa e projekteve që kanë të bëjnë me territoret tona (12-15 milionë).” Si një aset që duhet shfrytëzuar bashkiaku shton në paragrafin e fundit të projektit dhe nivelin e marrëdhënieve bilaterale duke theksuar se “Vlen të theksohet se takimet e fundit në nivel të lartë qeveritar të ministrave të Jashtëm Nikos Dendias, të Brendshëm Mavroudis Voridis me homologët e tyre në qeverinë shqiptare po zhvillohen në një atmosferë mjaft konstruktive, me simpati për forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar mes fqinjëve”./BW

jorgos mahimaris syri i kalter i jepet greqise

Sondazh

Poll

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët