E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi në kërkim, plagoset dhe një tjetër (EMRAT)
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.
SHQIPËRIA- “Shqipëria po digjet! Dhe jo, nuk është thjesht zjarr, është një paralajmërim. Unë nuk jetoj këtu, jam një kalimtare. Ndalova! Vëzhgova! Dhe zemra mu thye.
Kjo sepse Shqipëria është një vend i bukur, por kjo bukuri është e mbuluar me plehra. Kudo! Nën ura, përgjatë rrugëve, në kanale, në shkurre. Shishe, plastika, gota, të hedhura kudo dhe askush nuk bën asgjë. Tani ka marrë flakë dhe mos thoni që është vetëm nga i nxehti, nga koha apo klima. Po, këto ndikojnë, por arsyeja e vërtetë është neglizhenca juaj.”
Ky është një koment që Iwona Alex Gray postoi në ditën e parë të gushtit në faqen Visit Albania, një faqe që ka rreth 600 mijë ndjekës që duan të dinë për Shqipërinë, pyesin, informohen, kanë kuriozitet. Statusi shoqërohet me një foto që ndoshta të huajve u vret sytë më shumë se ne shqiptarëve, të cilët e shohim shpesh dhe na është zbehur reagimi. Postime të tilla në rrjete sociale, platforma të udhëtimeve apo të vlerësimit të destinacionit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Kjo situatë u duket të huajve e pakonceptueshme. Për ta kuptuar mjafton të shohësh mijëra komente që postohen çdo ditë në Google Review, ashtu siç u mbush me komente edhe postimi që turistja e huaj bëri në grupin Visit Albania.
Michael T komentoi: “Ke shumë të drejtë. Shohim kaq shumë fshatra, sidomos në zonat malore, ku pas shtëpive ka male me mbeturina. Ka mungesë të infrastrukturës së mbetjeve në këtë vend. Por për më tepër, ka shumë pak ose aspak ndërgjegjësim për natyrën dhe mbrojtjen e saj. Është zakonisht e neveritshme të endesh nëpër parkime makinash nëse te duhet të pushosh. Vendi është i bukur dhe do të ishte edhe më shumë, nëse s’do të kishte këtë ‘anë të shëmtuar’ të Shqipërisë.”
Veronica W konfirmon gjithashtu se kjo është e vërtetë. “Në këto vite njerëzit po hedhin gjëra nëpër rrugë, plazhe, male. Por nuk ka infrastrukturë në Shqipëri, me përjashtim të qyteteve të mëdha. Shumica e njerëzve në fshat duhet të kujdesen vetë për mbetjet e tyre dhe në disa raste edhe i djegin. Njerëzit përpiqen të marrin përgjegjësi, por duhet bërë më shumë. Por mund të them se e njëjta gjë vlen edhe për Mbretërinë e Bashkuar,” thotë ajo.
Aida H pohon se kjo është tipike për vendet e Ballkanit dhe nuk e kupton pse njerëzit urrejnë vendet e tyre, ndërkohë që një komentues tjetër i huaj shprehet se më shumë se urrejtje, bëhet fjalë për mungesë ndërgjegjësimi.
Pavarësisht se mbetjet nuk duket të jenë problemi më i madh që ka Shqipëria, për të huajt kjo duket të jetë çështja kryesore. Turizmi dhe rritja e interesit për Shqipërinë kanë çuar të huajt në çdo cep të saj dhe shumica, teksa magjepsen nga bukuritë natyrore, ngrejne zërin në platforma online për ndërgjegjësim. Përtej të mirës që mund të sjellë kjo për rritjen e vëmendjes, ajo vjen edhe me koston e “marketingut negativ”, ku Shqipëria identifikohet si një vend i mbuluar nga plehrat./ Monitor





Foto ilustruese EUROPA- Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptar&eum...
Foto ilustruese TIRANA- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...
biznesmeni sokol meqemeja TIRANË- Biznesmeni Sokol Meqemeja, është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me ndërtimin pa leje t&...
pamje nga vlora VLORË- Qyteti i Vlorës është përballur pasditen e sotme më një stuhi që zgjati vetëm disa minu...
aksidenti LUSHNJE- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve, në a...
foto ilustruese TIRANË- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se përmes një kredie prej 30 milion&eu...
foto nga vlora VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Vlorën për disa minuta. Si pasojë shumë nga rr...
foto ilustruese TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin për masat e sigurisë...
pamje nga aksidenti LUSHNJE- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Mës...
pamje nga protesta TIRANË- Prokuroria e Fierit ka zbardhur në dosjen hetimore të kompanisë "Bankers Petroleum", skemën se si shoq&...