6 Gusht 2025, 07:13
Nga M.B
Foto ilustruese
EUROPA- Europa dhe sidomos Gjermania kanë rritur ndjeshëm numrin e lejeve për studentët dhe kërkuesit shqiptarë gjatë viteve të fundit. Eurostat raportoi se në vitin 2023 dhe 2024 ka dhënë përkatësisht 2,278 dhe 2,218 leje për studentët dhe kërkuesit shqiptarë, ose rreth 4.5 mijë në total për dy vjet.
Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2021 ishin dhënë rreth 1.5 mijë leje dhe në 2019, e dhëna më e hershme rreth 1.15 mijë. Rritja e lejeve ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2022 ky shtet dha 1387 leje për studentët e kërkuesit shqiptarë, ose 60% të totalit të shteteve të BE-së. Në 2023-n u dhanë 1,417 leje, ose 63% e totalit.
Në vend të dytë për lejet për studentë e kërkues është Franca (191 në 2022 dhe 225 në 2023). Pas saj renditet Austria (169 në 2022 dhe 132 në 2023), Spanja (104 në 2022 dhe 82 në 2023), Holanda (103 dhe 72). Leje ka dhënë dhe Rumania, me rreth 50 në vit. Shqipëria mbante rekord në 2023-n për numrin e lartë të lejeve që morën shtetasit e saj në BE, duke lënë pas Serbinë (2179), Bosnjë Hercegovinën (1,111), Maqedonisë së Veriut (958), Kosovës (342) dhe Malit të Zi (278).
Gjermania është bërë vitet e fundit një destinacion i preferuar jo vetëm i profesionistëve nga Shqipëria, por dhe atyre që duan të studiojnë. Të dhënat e Eurostat tregojnë se në vitin 2023, shqiptarët renditeshin në vendin e 21 për lejet për studentë e kërkues të dhëna nga Gjermania në nivele të ngjashme me shtetasit nga Brazili, Ukraina, Kolumbia, Meksika, që janë shtete me popullsi shumë më të lartë sesa ne.
Studentët shqiptarë kanë marrë nga Gjermania më se dyfishin e lejeve në krahasim me Serbinë (728), që renditet e dyta pas nesh (shiko grafikun në fund).
Lejet për studentë e kërkues në BE
Sipas Eurostat, lidhur me lejet e qëndrimit të dhëna për shtetasit e jo-BE që dëshirojnë të studiojnë ose të bëjnë kërkime shkencore, në vitin 2023 vendet e Bashkimit Europian dhanë gjithsej 451 000 leje. Gjermania ishte vendi që lëshoi më shumë leje të tilla (144 000 ose 32% e totalit në BE), e ndjekur nga Franca (117 000 ose 26%) dhe Spanja (55 000 ose 12%).
Përfituesit kryesorë ishin shtetasit e:
-Indisë – 50 000 leje ose 11% e totalit në BE,
-Kinës – 47 000 leje ose 10%,
-Marokut – 22 000 leje ose 5%,
-Shteteve të Bashkuara të Amerikës – 21 000 leje ose 5%./ Monitor
europa studente
Aktualitet
6 Gusht 2025, 07:10
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 22:53
r.ll
biznesmeni sokol meqemeja
TIRANË- Biznesmeni Sokol Meqemeja, është liruar nga akuzat e ngritura ndaj tij lidhur me ndërtimin pa leje t&...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 22:15
r.ll
pamje nga vlora
VLORË- Qyteti i Vlorës është përballur pasditen e sotme më një stuhi që zgjati vetëm disa minu...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 20:20
r.ll
aksidenti
LUSHNJE- Një tjetër aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnje-Fier. Sipas informacioneve, në a...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 19:49
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka njoftuar se përmes një kredie prej 30 milion&eu...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 19:06
r.ll
foto nga vlora
VLORË- Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë Vlorën për disa minuta. Si pasojë shumë nga rr...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 17:59
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka shtyrë për ditën e nesërme vendimin për masat e sigurisë...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 17:36
E. D
pamje nga aksidenti
LUSHNJE- Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje. Mës...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 16:21
pamje nga protesta
TIRANË- Prokuroria e Fierit ka zbardhur në dosjen hetimore të kompanisë "Bankers Petroleum", skemën se si shoq&...
Aktualitet
5 Gusht 2025, 16:30
foo ilustruese
DIBËR-Gykata e Dibrës ka caktuar masës e sigurisë "Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik" p&...