LIVE UPDATES
Aktualitet

“Po më le, do të ther, do më lësh fëmijët rrugëve”, gruaja i gjen foto nudo në celular, burri e dhunon, dëshmia: Mbante thikë në brez, i kërkoja shpjegime për tjetrën

Pavarësisht se shfaqet i penduar para uniformave blu, ai nuk i ka shpëtuar prangosjes. Policia bën me dije për Gazetën “Si” se pas kësaj gruaja e re ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar. “Isha me nerva, të gjithë gabojnë. Nuk ka kush na ushqen sepse vetëm burri punon. Ju lutem lirojeni”, lutet nëna e foshnjës. Një kërkesë e tillë nuk u pranua, tha policia.

25 Dhjetor 2022, 18:08 Nga DOSJA
“Po më le, do të ther, do më lësh fëmijët
Foto Ilustruese

TIRANË- “Kur u lidha më tha se nëse do ndahesha nga ai do më vriste me thikë”. Kështu e nis rrëfimin në polici një nënë e re e cila më shumë se sa paralajmërim, e kishte marrë si shprehje dashurie këtë frazë të partnerit. Kjo, të paktën deri ditën kur në mes të një grindjeje, bashkëshorti nxori thikën dhe ia drejtoi asaj. Në dosjen që iu tregua Gazetës “Si”, thuhet se i riu F.C u denoncua për dhunë në familje në krye një një martese që zgjati pak kohë dhe që në fund u mbyll me kërkesë të denoncueses.

Marrëdhënia në çift - bën me dije policia - u përkeqësua pas lindjes së djalit . “Kishim një marrëdhënie të mirë pavarësisht se në fillimet e lidhjes më kishte njoftuar se nëse do ta mendoja ndonjëherë ndarjen do më vriste me thikë. Por së fundmi patëm shumë konflikte dhe kur po debatonim ka marrë thikën dhe më kanosi duke më kujtuar se më kishte paralajmëruar”, shprehet e reja në polici. Ditën e fundit çifti ishte konfliktuar me mesazhe në telefon, mbasi kryefamiljari ishte larguar për në punë dhe gruaja po e pyeste se ç’po bënte.

Po vonohej të më përgjigjej dhe vura re që po më gënjente për disa gjëra familjare dhe e pyeta përse gënjente? Pastaj i thashë se do ikja te mamaja por F. u përgjigj që nuk duhet të shkoja. Mora djalin dhe i thashë mamasë të më dilte përpara. Kur isha pranë banesës më doli burri përpara në rrugë, por me shpejtësi u takova me nënën dhe ia lashë djalin në krahë. Ai tentoi të marrë djalin nga krahët e nënës por nëna ime nuk e lëshoi”, tregon në vazhdim gruaja. Ajo shprehet se e shqetësuar vrapoi për t’u mbyllur në dhomën e saj. “F. u kthye në shtëpinë e prindërve të mi dhe dëgjova mamanë që i tha përse ke ardhur me thikë? Telefonova menjëherë policinë që kur mbërriti ia gjeti thikën në brez”.

“Kur u kthye i binte derës me nerva. F. e kishte thikën në brez dhe nga frika njoftova djalin e madh. Pas kësaj ai nga frika e ka hedhur thikën poshtë një makine, por dua të them se kur i binte derës ku kërkonte të shoqen dhe djalin e mbante thikën në dorë”, përmend për policinë nëna e denoncueses.

Nuk kisha qëllim ta vrisja. Nga nervat kapa thikën dhe nuk kisha për qëllim as kërcënimin apo ndonjë gjë të keqe ndaj saj. Ne kemi pasur disa herë debate për shkaqe të ndryshme, njëra ndër to sepse vjehrra ndërhyn në jetën tonë si cift dhe në lidhjen tonë. Kam dyshuar përherë se vjehrra kërkonte të na ndante”, shprehet F. tashmë i arrestuar nga policia e Tiranës. Ai këmbëngul se e shoqja ndryshonte sa herë që fliste me të ëmën dhe se bëhej më kërkuese ndaj tij dhe nuk e respektonte. “Kisha vënë re se kur zihej me të ëmën, ajo e normalizonte marrëdhënien dhe nuk grindjej me mua. Shkonim mirë me njëri-tjetrin dhe më respektonte dhe më dëgjonte dhe nuk më shante. Herët e tjera kthehej i njëjti njeri, përbuzës dhe duke mos përfillur asgjë që bëja për të dhe fëmijën tonë”, justifikohet i riu.

Pavarësisht se shfaqet i penduar para uniformave blu, ai nuk i ka shpëtuar prangosjes. Policia bën me dije për Gazetën “Si” se pas kësaj gruaja e re ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të bashkëshortit, por një kërkesë e tillë nuk është pranuar. “Isha me nerva, të gjithë gabojnë. Nuk ka kush na ushqen sepse vetëm burri punon. Ju lutem lirojeni”, lutet nëna e foshnjës. Një kërkesë e tillë nuk u pranua, tha policia.

E njëjta gjë i ndodhi dhe një shtetaseje tjetër, e cila kur i shoqi u kthye vonë në shtëpi, i kishte kërkuar llogari se ku kishte qenë. “Gjatë debatit shtetasja A.P. e ka kërcënuar burrin se do ta lërë, pasi nuk mund të vazhdonin më kështu, por më pas ai është çuar nga krevati dhe ka filluar ta shajë. Ka shkuar në kuzhinë dhe ka marrë një thikë buke me dorezë të zezë dhe është nisur drejt saj. I ka thënë “do të therr”, shkruhet në procesverbalin e policisë. Grindja mes të rinjve u shua me ndihmën e prindërve që kanë ndërhyrë. “I thashë tim shoqi po m’i lë fëmijët rrugëve. Ngele duke marrë makinën dhe largohesh nga shtëpia pa adresë”, thotë gruaja.

Por prindërit e të riut dalin në krah të tij. Sipas tyre nusja ishte xheloze dhe kërkonte të dominonte çdo veprim të djalit. “E pyeti ku kishte qenë dhe ai iu përgjigj që kishte qenë te berberi. Pastaj ajo e pyeti se ku kishte qenë gjithë ditën, pse nuk kishte qenë as në drekë. Ai i tha se kishte pasur punë. Ajo e pyeti pse nuk ia kishte hapur telefonin dhe djali iu përgjigj: ik moj lopë”, shprehen vjehërrit e gruas. Të njëjtin qëndrim ka mbajtur edhe i akuzuari, sipas të cilit provokimet e gruas dhe marrja në pyetje prej saj, kishin si burim xhelozinë

Por edhe kur i tradhëtojnë partneret e tyre, burrat bëhen dhunues. Një i ri, A.T. është arrestuar, pas disa muajsh debatesh me bashkëjetuesen e tij, e cila kishte zbuluar tradhëtinë. Historia e dy të rinjve e nisur që në gjimnaz, u kris përfundimisht ditën kur nga një “verifikim rutinor” në telefonin e bashkëjetuesit, E.T. gjeti fotografitë nudo të një vajze të panjohur. Realisht ajo kishte jetuar për një kohë të gjatë nën frikën e ndarjes dhe etheve të xhelozisë për të cilën ajo kreu kërkime. Në fund, i ishte lutur partnerit që të të hiqte dorë prej vajzës tjetër. Kjo gjë nuk ndodhi, kështu që në fund ishte gruaja që u dorëzua.

E reja tregon se e kishte nisur kërkesën e llogarisë ndaj partnerit me miratimin e prindërve të të dyja palëve. Ishin telefonatat e dyshimta që A.T. kryente fshehtas dhe varësia nga telefoni që i dhanë studentes alarmin e parë. Duke mos rënë në sy se sapo kishte nisur investigimin e reja vendosi të ishte më e vëmendshme.

“Në fillim i kapa telefonatat me një femër tjetër. Kjo ndodhi në korrik 2021 dhe në dhjetor po të të njëjtit vit patëm debat të fortë. Im shoq donte të ndahej dhe në këtë pikë u përfshinë edhe prindërit tanë. Martesa jonë është kryer pa celebrim. Në qershor 2022 në telefonin e A.T. gjeta fotografitë e një vajze tjetër nudo dhe i kërkova shpjegime”, tregon studentja.

I akuzuari për dhunë nuk i ka dhënë askujt shpjegime për historinë paralele e madje sapo ka mbetur vetëm për vetëm me partneren, e ka goditur me grushta. “Nuk bëra kallëzim dhe në raste të përsëritura sa herë kërkova përgjigje për atë tjetrën, nuk më thoshte asgjë”, rrëfen ajo.

Megjithë gjendjen e nderë midis të dyve, bazuar në kallëzimin e studentes, çifti u largua nga Tirana gjatë muajit gusht për të qëndruar sëbashku gjatë pushimeve verore. Por edhe në bregdetin e Sarandës ata nuk iu shmangën problemit të pazgjidhur që lidhej me identitetin e vajzës tjetër.

"Dyshova se më tradhëtoi sërisht me atë tjetrën dhe kjo situatë u pasua me shumë dhunë. Nga janari deri në tetor 2022 kam tentuar disa herë të vras veten me medikamente, prerje venash dhe madje në një rast kam dashur t’i marr armën burrit, por nuk arrita ta realizoj dot vetëvrasjen. Përfundimisht ndarja jonë ishte e pashmangshme. Në tetor duhet të linim shtëpinë me qera. Unë do ikja te shoqet kurse im shoq tek të afërmit”, denoncon studentja.

Marrë nga Gazetasi

dhune ne familje policia e tiranes

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet