Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Organizatorët e biznesit të lojërave të fatit sipas Policisë janë Alban Bejo dhe Olsjan Cfarku. Në kuadër të operacionit të koduar 'Poker' u sekuestruan 11 makineri, 1 tavolinë pokeri, çipsa rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
TIRANË- Shtatëmbëdhjetë persona kanë rënë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kapën në flagrancë duke luajtur lojëra fati të paligjshme.
Aksioni i Policisë u zhvillua nga Komisariati i Poliicsë numër 2 në rrugën 'Bajram Curri'. Organizatorët e biznesit të lojërave të fatit sipas Policisë janë Alban Bejo dhe Olsjan Cfarku. Në kuadër të operacionit të koduar 'Poker' u sekuestruan 11 makineri, 1 tavolinë pokeri, çipsa, 13 celularë rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
"Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale"; E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Poker”. Ushtronin veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, në një lokal, vihen në pranga 17 shtetas, 2 prej tyre organizatorë.
Sekuestrohen 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi dhe shuma të konsiderueshme parash (euro, paund dhe lekë).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative për një rast të ushtrimit të kësaj veprimtarie, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Poker”.
Gjatë këtij operacioni, është ushtruar kontroll në një lokal, në bulevardin “Bajram Curri”. Gjatë kontrollit në lokal, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë 17 shtetas që ishin duke luajtur lojëra fati poker, me çipsa dhe letra bixhozi, dhe lojëra fati në makineta. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 11 makineta, 1 tavolinë pokeri, valixhe me çipsa dhe letra bixhozi, që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të fatit. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 13 aparate celulare, rreth 6240 euro, 6460 paund dhe 148 200 lekë, që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme.
Në përfundim të veprimeve për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:
A. B., 34 vjeç dhe O. C., 36 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale";
E. Z., 30 vjeç, E. B., 29 vjeç, E. H., 33 vjeç, L. I., 48 vjeç, D. G., 28 vjeç, E. T., 28 vjeç, K. Gj., 38 vjeç, A. K., 28 vjeç, K. B., 42 vjeç, I. K., 22 vjeç, R. D., 19 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të gjithë banues në Tiranë; E. Sh., 31 vjeç, A. Sh., 26 vjeç dhe H. I., 29 vjeç, të tre banues në Durrës, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojëra të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Moskallëzimi i krimit”. Këta shtetas janë kapur në flagrancë në ambientet e lokalit, duke ushtruar veprimtarinë e lojërave të fatit, që organizohej nga shtetasit A. B. dhe O. C. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Aktivistja Xheni Karaj TIRANË- Aktivistja Xheni Karaj thotë se duhen rreth 500 mijë euro për të operuar 22-vjeçaren nga Ke...
Alfonc Palaj dhe Mario Tsorri ANGLI- Një bandë shqiptare është goditur nga policia angleze në qytetin e Basildos. Grupi me 4 an&e...
Kanabisi BERAT- Detaje të reja kanë dalë në lidhje me femrën e kanabisit që është zbuluar në njësin&...
Taulant Balla DIVJAKË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik për qarkun e Fierit, Ta...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- Shkak për plagosjen e kryebashkiakut të Divjakës është bërë lëvizja nga vendi i pun&e...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi i cili u plagos ditën e sotme me thikë, ësht&...
Faruk Fatih Ozer TIRANË- 'Boss-i' i kriptomonedhave Faruk Fatih Ozer ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin pë...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- I plagosur në Divjakë, përveç kryebashkiakut Fredi Kokoneshi ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bull...
Kanabisi Pamjet e kanabisit të sekuestruar ditën e djeshme në zonën e Kutallisë në Berat janë publikuar ditën e sot...
Fredi Kokoneshi DIVJAKË- Personi që ka plagosur kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi është një ish-punonjës i tekn...