Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Një 35-vjeçare ka kërkuar ndihmë në polici për gjetjen e bashkëshortit të saj, i cili është larguar nga banesa që në datë 6 Maj.
TIRANË- Autori i zjarrëvënies së mjetit të Rushit Imerit është identifikuar nga policia. Ai është shpallur në kërim nga policia pasi dyshohet si zjarrëvënës edhe i një mjeti tjetër. Po ashtu, është vënë në pranga një 46-vjeçar pasi ka ushtruar dhunë në familje. Ndërsa një 35-vjeçare ka kërkuar ndihmë në polici për gjetjen e bashkëshortit të saj, i cili është larguar nga banesa që në datë 6 Maj 2021.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Z., 29 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr” , pasi dyshohet se ka djegur 2 automjete, në pronësi të shtetasve M. Ç. dhe R. I. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 46 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij, në banesën e saj, në lagjen “29 Nëntori”. Gjithashtu, 46-vjeçari ka thyer masën e sigurisë ‘’Arrest në shtëpi’’, të dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 02.02.2022, për veprën penale ‘’Prodhimi dhe shitja e narkotikëve’’, kryer në bashkëpunim. Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë në ngarkim të shtetasve L. B., 23 vjeç, F. T., 22 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”, pasi dyshohet se këta shtetas kanë goditur me grushte shtetasin S. K., 22 vjeç, banues në fshatin Shijan, Delvinë dhe i kanë dëmtuar atij automjetin. Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja N. M., 35 vjeçe, banuese në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë, pasi, që prej datës 06.05.2021, ka humbur kontaktet me bashkëshortin e saj, shtetasin G. M., 38 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, Vlorë. Po punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(a.b)/dosja.al
Ogerta Manastirliu TIRANË- Gjendja shëndetësore e kompozitorit të njohur shqiptar, Limoz Dizdarit është përmirë...
Joana Boçaj VLORË- Policia e Shtetit ka shpallur në kërkim Joana Boçajn, e cila mashtronte qytetarët në këmbim ...
Familja e Hysni Gucatit KOSOVË- Ky është momenti kur familja e Hysni Gucatit po pret që të mësojë vendimin e Gjykatë...
Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj HAGË- Dhomat e Specializuara shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinaj, duke i dënuar me kat...
Policia POGRADEC- Një inspektor i Policisë në Pogradec, është vënë në pranga pasi ka shpërdoruar detyrën....
Lefter Koka TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin ka lënë ditën e sotme në burg ish-mini...
BERAT- Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi shpërndante lëndë narkotike. 39-vjeçari i identif...
TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga detyra Enkeleda Kapedanin. Kapedani është hetuar në të tri kriteret, nd&e...
Shantazh TIRANË- Eraldo Dervishi u njoh me 19-vjeçaren nga Brazili përmes rrjeteve sociale. E reja i kishte dërguar shqiptarit disa v...
Arrestim TIRANË- Samet Brahimi dhe Sergeto Turullaj janë vënë në pranga nga policia në Tiranë. Policia mori informacione...