Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Shqipëria kërkon revolucion
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 52-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët 21 Korrik, 16:20 ...
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit Publike të BE, por edhe Interpolit dhe Eurojust që të nisin hetimet për Ramën q&...
Prapaskenat e atentatit në Elbasan/ Në shënjestër dyshohet se ishte nipi i “Ot Kilës" 21 Korrik, 12:27 ...
Sipas tij, atdheu mbrohet kur kauza është e drejtë.
TIRANA- Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj ishte një nga folësit e protestës së ditës së sotme. Duke folur para qytetarëve ai u shpreh se policia është me qytetarët. Ai tha se deputetët për t'u mbrojtur nga protestuesit, nxjerrin policët për të bërë barrikadë.
Ai iu drejtua policisë dhe ushtrise duke thënë se atdheu nuk mbrohet nga masa në shesh duke numëruar numrat e saj. Sipas tij, atdheu mbrohet kur kauza është e drejtë.
Kjo duke theksuar se të mbrosh atdheun nga tradhtia që bën kryeministri Edi Rama, nga vjedhja e tokave të qytetarëve dhe dhënia me lehtësira të mëdha investitorëve të huaj, kjo është detyrë mbi detyrat. Në fund, Zotaj tha se nëse provokohet dhunë, do të kthehet në të njejtën mënyre.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Përshëndetje, qëndrestarë. Sot një grup burrash, grash e vajzash dolën në protestë para Parlamentit për të kundërshtuar deputetët hajdutë. Dhe ata deputetë që vazhdojnë të mbështesin një qeveri gjenocidiale si qeveria e Edi Ramës. Ata nxjerrin përpara, për të ndalur protestën paqësore, bijë e popullit të veshur me uniformën e policisë për të bërë barrikadë.
I kuptoj djemtë e policisë, që realizojnë detyrën e tyre, por besoni që, nga bisedat nga afër me policë të tillë, të gjithë ishin me ne. Të gjithë janë me ne. Policia është me ne. Jam i bindur se edhe ushtria, në bazë të betimit që kanë bërë për mbrojtjen e atdheut nga çdo e keqe, është me ne.
Por dua t’i them edhe ushtrisë, edhe policisë, dy nga institucionet e sigurisë dhe të mbrojtjes, që atdheu nuk mbrohet nga masa në shesh duke numëruar numrat e masës në shesh. Atdheu mbrohet kur kauza është e drejtë. Dhe të mbrosh atdheun nga tradhtia që bën kryeministri Edi Rama, nga vjedhja e tokave të qytetarëve dhe dhënia me lehtësira të mëdha investitorëve të huaj, kjo është detyrë mbi detyrat. Nuk ka të bëjë me numrin e protestuesve.
I falenderoj policët që erdhën me vrull nga urdhrat që kishin marrë, por gjatë bisedave e kuptuan situatën e vërtetë. Faleminderit, vazhdoni të qëndroni krah popullit, të silleni mirë me popullin, se populli do t’jua dijë vlerën edhe më shumë. Sepse ju jeni bij që garantoni sigurinë tonë, ne ju vlerësojmë dhe jemi me ju gjithmonë, të qëndrojmë bashkë në paqe dhe të rrëzojmë qeverinë kriminale.
Nëse provokohet dhunë ndaj tyre, besoni që, pa dëshirën tonë, do t’u kthehemi në të njëjtën monedhë, ashtu si i jemi kthyer me revoltë tradhtive që ka bërë qeveria këto 13 vite dhe të tjerët para tyre./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANA- Gazeta britanike “Daily Mirror”, i ka kushtuar një artikull cilësisë së ujërave në ve...
Edison Lika TIRANA- Aktivisti Edison Lika tha se edhe sot deputetët u futën skuthave nga frika e përballjes me protestuesit. Gjatë...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë nisur nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, ku dhe do të zhvillojnë fjali...
Qytetari TIRANA- Një qytetar ka deklaruar se del në protestë për skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi p&...
Foto ilustruse TIRANA- Protestuesit kanë nisur grumbullimin e tyre në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas pritet ...
Pamje VLORA- Një zjarr ka rënë këtë pasdite përgjatë autostradës Fier–Vlorë, ku flakët kanë p&...
Foto ilustruse TIRANA- Instituti i Gjeoshkencave ka paralajmëruar rrezik të lartë për zjarre në pyje në pjesën m&eu...
Banka e Shqipërisë Banka e Shqipërisë bleu 139.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor për tremujorin e par&eu...
Foto ilustruse KOSOVA- Një aksident i rëndë ka ndodhur në Kosovë, ku si pasojë e kësaj kanë humbur jetën dy pe...
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 51-të e qytetarëve shqiptarë, të cilët kan&eu...