LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia i akuzon vëllanë për plagosjen e gruas në Lushnje, reagon nga Italia Laert Hasalla: Ngjarje e sajuar, Armando është në Greqi

Për Policinë e Shtetit, autori i dyshuar është Armando alias Emiljan Hasalla. Por vëllai i tij, Laerti, mohon që familja e tij të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

30 Mars 2023, 21:29 Nga k.m.
Policia i akuzon vëllanë për plagosjen e gruas në Lushnje,
Foto ilustruese

LUSHNJE- Një konflikt mes dy familjeve në Garunjas të Lushnjes para 3 vitesh i kushtoi jetën Romeo Hasallës, ndërsa sot u plagos një grua. Pasi po kthehej nga gjyqi i të vëllait, 60-vjeçarja Bajame Senej u qëllua me armë zjarri nga një makinë në lëvizje e si pasojë mori një plumb në këmbë. Për Policinë e Shtetit, autori i dyshuar është Armando alias Emiljan Hasalla. Por vëllai i tij, Laerti, mohon që familja e tij të jetë përfshirë në këtë ngjarje.

Në një bisedë telefonike nga Italia për "TvKlan", ai pretendon se vëllai, Armando aktualisht është në Greqi, duke ngulur këmbë se që nga viti 2019, nuk kanë pasur përplasje të tjera me familjen Hasalla. Megjithatë për zbardhjen e të vërtetës, bën me dije se ia ka lënë në dorë shtetit. 

PJESË NGA PRONONCIMI: 

Laert Hasalla: Unë jam Laert Hasalla, çuni i Shaip Hasallës nga Garunjas.

Anila Sefa: Ku ndodhesh ti?

Laert Hasalla: Unë ndodhem në Itali në Sannicandro di Bari, kam hipur që mbrëmë në traget në orën 19:30.

Anila Sefa: E more vesh ngjarjen ditën e sotme?

Laert Hasalla: Unë tani e mora vesh dhe vëllai im nuk ishte fare aty, është në Greqi. Do të flasësh edhe ti në telefon me atë. Ne nuk jemi fare në Shqipëri. Unë jam me gjithë familje dhe me gjithë nuse me dy fëmijët jam në Itali. Vëllai është në Greqi ka nga data 11, 12 Mars, ka ikur në Greqi. Ata e kanë nxjerrë në kërkim, nuk e di çfarë kanë trilluar aty ata.

Anila Sefa: Si quhet vëllai?

Laert Hasalla: Armando, se e ka ndërruar ai nga Emiljan e ka Armando Hasalla.

Anila Sefa: Kush dyshoni që kanë qenë?

Laert Hasalla: Nuk më intereson fare. Ata e kanë bërë vetë këtë gjë.

Anila Sefa: Pse?

Laert Hasalla: Sot ka qenë babai në gjyq dhe atyre i janë dhënë dënime dhe tani paskan ardhur me avokatin lart. Çfarë do avokati që i shoqëronka këta nëpër shtëpi. Siç ka deklaruar vetë, avokati i shoqëron këta nëpër shtëpi dhe këta tjerët janë me makina. Ata e kanë bërë vetë këtë çështje se ku ta di unë më, duan të shpëtojnë mbase nga ato 30-40 vjet burg që ka ngrënë i vëllai që vrau 3 veta. Nuk ka të drejtë të më cënojë mua familjen dhe të më thotë mua që ma ka bërë ky. Unë do i hedh në gjyq, do i çoj në Gjykatë të Lartë për këtë gjë që më akuzon dhe më ka shqetësuar.

Anila Sefa: Në gjyqin e Kastriot Hasallës, kush ka qenë nga familjarët tuaj sot?

Laert Hasalla: Ka qenë vetëm babai se unë jam në Itali sot. Babai më ka folur në orën 16:30 dhe babai sa zbriti nga makinat. E pashë nga kamerat e telefonit, kur zbriti babai nga makina dhe e mora në telefon me anë të nuses të vëllait se nuk ka njeri atje.

Anila Sefa: Si e more vesh ngjarjen për sot?

Laert Hasalla: Më ka marrë daja në telefon, nuk e dija fare, jam tek vjehrri në Itali. Në Bari, Sannicandro di Bari quhet fshati.

Anila Sefa: Keni pasur konflikte të tjera që pas vrasjes së Romeos?

Laert Hasalla: Unë nuk kam pasur fare konflikte. Unë ia kam lënë shtetit në dorë këtë punë. Të ishte për t’u marrë me këtë punë nuk prisja fare. Ata kanë një vit që kanë dalë nga burgu dhe nuk kam pasur as gërricje me ta dhe asgjë. Kështu që unë nuk kam punë fare më me ta.

Por ndryhse nga Laert Hasalla, Afrim Hasalla, vëllai i të plagosurës pretendoi se të shtënat me armë që u qëlluan ndaj motrës së tij erdhën nga familjarët e Shaip Hasallës. Afrimi tha se Kastrioti mbrojti në konfliktin që ndodhi në vitin 2021 vëllain dhe djalin e tij. Shkak i konfliktit mes dy familjeve është bërë një sipërfaqe toke prej 2 hektarësh e mbjellë me ullinj, e si pasojë humbi jetën Romeo. 

plagosje ne lushnje lushnje

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit