“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Policia italiane kontrolle rutinë në disa zona, shqiptari kapet me doza kokaine gati për shitje
Arrestimi i shqiptarit është bërë në stacionin Villa Pigna Bassa, gjatë kontrolleve rutinë nga autoritetet policore në këtë zonë, ku i riu është kapur me disa doza kokaine gati për shitje.
6 Janar 2023, 10:58Nga a.l
doza kokaine në Itali
ITALI- Një shtetas shqiptar është vënë në pranga nga policia Italiane. Mediat vendase bëjnë me dije se arrestimi i shqiptarit është bërë në stacionin Villa Pigna Bassa, gjatë kontrolleve rutinë nga autoritetet policore në këtë zonë, ku i riu është kapur me disa doza kokaine gati për shitje.
Pesha totale e kokainës ishte 11 gr dhe ishte ndarë në 19 doza gjithsej. Po ashtu policia ka sekuestruar 150 euro që shqiptari i kishte me vete të cilat dyshohet se i kishte përfituar nga shitja e drogës.
I riu do të merret në pyetje nga policia, për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në shpërndarjen e sasive të drogës në këtë zonë. Sakaq, kontrollet nga karabinierët italaine për konstatimin dhe arrestimin e trafikantëve të drogës vijon. Për arsye hetimore identiteti i të riut shqiptar nuk është bërë ende me dije./ Dosja.al