LIVE UPDATES
Aktualitet

“Policia kërkonte Ramazanin, por gjeti Rrahmanin”/ Artan Hoxha jep detaje nga bastisja e shtëpisë së Rrajave

Artan Hoxha deklaroi se aksioni është mbajtur i fshehtë.

19 Janar 2023, 21:37 Nga k.m.
“Policia kërkonte Ramazanin, por gjeti Rrahmanin”/ Artan Hoxha
Rrahman Rraja dhe Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje nga operacioni i ditës së sotme, ku RENEA bastisi banesën e familjes Rraja pasi ishte në kërkim të një prej anëtarëve të fisit. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit". Artan Hoxha deklaroi se aksioni është mbajtur i fshehtë. Ai tha se autoritetet nuk arritën të gjejnë Ramazan Rrajën, por në banesë gjetën Rrahman Rrajën, xhaxhain e tij, deputet i Partisë Socialiste për zonën e Fushë Krujës.

"Pa zbardhur mëngjesi, ka patur një aksion nga BKH, oficerët e policisë gjyqësore dhe RENEA. Kanë rrethuar në fshatin Zezë në Nikël, një vilë tre katëshe dhe me një vendim të gjykatës së posacme, kanë vajtur në shtëpinë e Ramazan Rrajës. Kur kanë vajtur atje, kanë kërkuar të hyjnë në banesë. Ka dalë deputeti i Partisë Socialiste, Rrahman Rraja. Shtëpia është tre katëshe, kanë banuar dy vëllezërit Rraja. Tashmë aty banon Rrahman Rraja, deputeti i zonës. Po ta kërkonin vërtetë Ramazanin, e dinë se ku banon ai, në Tiranë.

Ramazani u shpall në kërkim për ngjarjen e 17 korrikut në masakrën e Fushë Krujës, ishte në kërkim policor. Ka ardhur nga Dubai, e kanë çuar në postën e Fushë Krujës, ka dhënë deklarime dhe ka qenë i lirë. Pastaj është shoqëruar nga forcat Shqiponja. Është ndaluar me tre kushërinj të tij dhe bashkë me ta është ndaluar edhe djali i deputetit, por ai ishte me dokumenta të rregullta. Mjetet e blinduara të marra në atë kohë, nuk janë kthyer akoma. Gjatë kësaj kohe, ky person ka qenë në Shqipëri.

Fakti që është shpallur në kërkim, me vendim të fshehtë, kanë shkuar atje dhe nuk e kanë gjetur. Kanë gjetur xhaxhain e tij, deputetin. Në vendim e gjykatës thuhet se banesa është e Rramazan Rrajës. Nuk kanë gjetur gjë në banesë. Kjo ngjarje ka të bëjë me atentatin ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoji. U plagos Aleksandër Laho, Rrumi dhe u vra shoferi Andi Maloku. Ngjarja është nën hetim nga SPAK. Me sa duket kanë gjetur element të rinj. Deri tani i arrestuar është Redjan Rraja dhe ndodhet në izolim. Edhe në qytetin e Durrësit janë bërë tre shoqërime.

Brenda dy muajve të fundit, është e dyta herë që ka përplasje mes policisë dhe deputetit të PS në Fushë Krujë, Rrahman Rraja. Aksioni i policië u mbajt në heshtje, nuk është thënë asgjë. Kur u publikua nga unë, pashë një pjesë të mirë të mediave, që ose nuk e jepnin, ose e minimizonin, nuk e përmendnin deputetin. Rrahman Rraja ka qenë kryetar i komunës Nikël. Nga kryetar i komunës, ku fisi i tij mbizotëronte zonën dhe ishte hambar votash, garantonte në një zonë ku e djathta ka mbështetje, ai ishte në gjendje ta sfidonte.

Në të gjithë rastet që përmendet, Rrahman Rraja, nuk është i përfshirë vetë askund, por del i shoqëruar i biri, pastaj nipi. Të gjithë këto elementë dhe duke patur parasysh cfarë përfaqëson, sa herë ndodh dicka, përmendet deputeti. Edhe opozita, në të njëjten zonë, ka një deputete, vajzë të re. Por, nuk e kam parë asnjëherë të flasë. Andia Ulliri e ka emrin. Ajo përfaqëson po ashtu një fis, që ka mbështetur gjithmonë të djathtën,"- deklaroi Hoxha. 

artan hoxha

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet