LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia kufitare kontrolle në çeljen e sezonit turistik! Bllokon 11 mjete lundruese, gjoba drejtuesve të tyre

Drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj

25 Qershor 2023, 11:37 Nga A.B
Policia kufitare kontrolle në çeljen e sezonit turistik! Bllokon 11
Jetski

TIRANË- Policia ka ushtruar kontrolle nw hapwsirwn detare për të garantuar sigurinë e pushuesve. Kwshtu, Policia ka bllokuar  11 mjete lundruese (4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale), pasi u konstatuan në paligjshmëri. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Monitorim intensiv i hapësirës detare, nga toka dhe deti, për të garantuar sigurinë e pushuesve.-Nga Dhërmiu në liqenin e Komanit, bllokohen 11 mjete lundruese (4 Jet Ski, 1 skaf, 1 gomone dhe 5 motovarka artizanale), pasi u konstatuan në paligjshmëri. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundurese u ndëshkuan me masa administrative që varionin nga 10 000 deri në 200 000 lekë të rinj.-Në Durrës, kapiteni i një motopeshkarexhe libiane, u ndëshkua me masë administrative 300 000 lekë të rinj.Monitorimi intensiv i hapësirës detare dhe kontrolli i mjeteve lundurese, vijojnë.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar monitorimin e zonave ku lëvizin mjetet lundruese, për verifikimin e zbatimit të ligjit dhe rregullave të lundrimit, si dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për drejtimin e tyre.Në Dhërmi, në Durrës dhe në Shëngjin shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 3 mjete lundruese Jet Ski që lundronin në zonën e përcaktuar për pushuesit. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar me masë administrative nga 100 000 lekë të rinj secili.

Në Palasë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bllokuar 1 tjetër mjet lundrues Jet Ski, pasi pronari i këtij mjeti, e ushtronte aktivitetin e dhënies me qira të mjeteve lundruese, pa u registruar në organet kompetente.

Gjithashtu në Dhërmi, shërbimet e Policisë Kufitare kanë ndëshkuar me masë administrative 20 000 lekë të rinj pronarin e një mjeti lundures skaf, pasi nuk dispononte dokumentacionin përkatës për të dalë në det. Ndërkaq, në Radhimë, Vlorë, këto shërbime kanë ndëshkuar me masë administrative 100 000 lekë të rinj, pronarin një mjeti lundrues gomone, pasi ishte bregëzuar në zonë të ndaluar, pranë vijës bregdetare të plazhit. Shërbimet e Policisë Kufitare të Durrësit kanë ndëshkuar me masë administrative 300 000 lekë të rinj, kapitenin e një motopeshkarexhe libiane, pasi u largua nga porti, pa lajmëruar kapitenerinë detare.

Shërbimet e Policisë Kufitare të Shkodrës, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave, kanë vijuar kontrollet në liqenin e Komanit, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë së qytetarëve dhe turistëve, që përdorin mjete lundruese për turizëm ditor. Si rezultat, shërbimet e Policisë kanë bllokuar 5 varka artizanale dhe kanë ndëshkuar administratorët e tyre, me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj secili.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë në qarqe, do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, liqenore dhe në atë lumore, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese, përcaktimin e sigurisë së këtyre mjeteve lundruese që përdoren nga qytetarët dhe nga turistët, për turizëm ditor, si dhe për zbatimin e rregullave të lundrimit, nga përdoruesit e këtyre mjeteve. Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që për çdo rast paligjshmërie që lidhet me përdorimin e mjeteve lundruese, të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, duke ju garantuar reagim të shpejtë dhe ligjor.

kontrolle nga policia

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet