All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

24 operacione/ PSH bën bilancin e javës: Si u gjet kokaina dhe 'BanaKing' dhe arrestimi i 'UFO'-s në Tiranë, zbulimi i 'shtëpive të barit'

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kilogram lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, vlera monetare, municion luftarak, radio si të policisë, mina me telekomandë, etj..

6 Nëntor 2022, 15:28 Nga a.l
24 operacione/ PSH bën bilancin e javës: Si u gjet kokaina dhe
foto ilustruese
All - Paragraf - 1

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e përjavshëm të operacioneve që janë kryer. Përmes nëj njoftimi zyrtar policia njofton se janë kryer 24 operacione në kuadër të të cilave janë vënë në pranga 20 persona të cilët ishin shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkoëmbtar. Ndërsa 127 të tjerë janë kapur në flagrancë për vepra të ndryshme penale.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhjetëra kilogram lëndë narkotike të llojeve të ndryshme, vlera monetare, municion luftarak, radio si të policisë, mina me telekomandë, etj..

Njoftimi i policisë:

✅Strukturat e Policisë së Shtetit, angazhim 24/7, në terren, në të gjitha qarqet e vendit, për të parandaluar, evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale.

✅Gjatë kësaj jave janë finalizuar 24 operacione dhe megaoperacione policore, për goditjen e veprimtarive të ndryshme kriminale dhe të çdo paligjshmërie, në të gjithë territorin e vendit.

✅Janë lokalizuar dhe kapur 20 persona në kërkim, nga të cilët 18 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar, si dhe janë arrestuar në flagrancë 127 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

✅Një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me precedentë të theksuar kriminal, i dënuar me 25 vjet e 4 muaj burgim, nga drejtësia italiane, u kap gjatë operacionit të koduar “Dangerous”.

✅Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe partneritetit me agjencitë homologe u kap 45-vjeçari nga Vlora, i cili i shmangej drejtësisë, për veprën penale të përdhunimit, i kërkuar nga autoritetet policore dhe drejtësia greke. Përkundrejt vullnetarizmit të vetë shtetasit dhe zbatimit të procedurave ligjore, 45-vjeçari iu dorëzua autoriteteve policore greke.

✅33.5 kg kokainë që u gjetën në arka me banane, u sekuestruan nga Policia, gjatë operacionit policor të koduar “Again”, në Port Durrës. Informacioni për tentativën e trafikimit të kësaj sasie ishte tërësisht i strukturave të luftës kundër krimit të organizuar, të Policisë shqiptare. Administratori i kompanisë që priste ngarkesën me banane dhe 2 punonjës të skanerit, në Port, u vunë në pranga.

✅Vijon megaoperacioni “Qarku”, në Shkodër, finalizohen faza e 8-të dhe e 9-të. 3 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, 2 të tjerë po procedohen penalisht.

- Në kuadër të fazës së 8-të dhe të 9-të të këtij megaoperacioni u sekuestruan: 4 armë zjarri me silenciatorë, 3 mina me telekomandë, 1 kg e 600 gr. lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe municion luftarak.

-Gjatë fazës së 9-të u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave, brenda së cilës u gjetën dhe u sekuestruan fara kanabisi, shuma parash, 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike.

✅Në Korçë u finalizua faza e 3-të e megaoperacionit “Knock Doën”. U arrestuan në flagrancë edhe 3 shtetas të tjerë që ushtronin veprimtarinë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

-Në kuadër të 3 fazave të këtij megaoperacioni janë arrestuar 57 shtetas dhe janë sekuestuar lëndë narkotike kokainë, heroinë, kanabis, armë zjarri pistoletë, municion luftarak e sende të tjera të kundërligjshme.

✅Në Vlorë u finalizua operacioni “River”, gjatë të cilit u vunë në pranga 2 shtetas dhe u shpall në kërkim 1 tjetër, të dyshuar si bashkëpunëtorë në kultivimin e 213 bimëve kanabis. Sekuestrohen 13 kg kanabis.

✅Në vijim të operacionit “Zallmeri”, në Tiranë, u kap dhe u vu në pranga një shtetas i shpallur në kërkim, i dënuar me 7 vjet burgim, për prodhim dhe shitje narkotikësh.

✅Në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit janë finalizuar operacionet “The invitation” dhe “Tranzit 21”, në Tiranë, si dhe “Road Guard 48”, në Gjirokastër, ndërsa në Vlorë është finalizuar faza e dytë e operacionit “Piqeras”.

-Në kuadër të këtyre operacioneve janë vënë në pranga 8 shtetas dhe janë proceduar penalisht emigrantët nga vendet e treta, për kalim të paligjshëm të kufirit.

✅Vijojnë kontrollet për goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit. Në kuadër të operacioneve “Fati i lojërave”, “Game over” dhe “Games”, janë goditur 6 raste të kësaj veprimtarie të paligjshme. U vunë në pranga 7 shtetas dhe u sekuestruan 7 kompjutera, 5 aparate celulare dhe çipsa.

✅Në fushën e krimit ekonomik janë goditur 30 raste, në të gjithë vendin. Nga strukturat e DVP Tiranë janë zhvilluar 4 operacione, gjatë të cilëve u vunë në pranga 4 shtetas dhe u sekuestruan shuma parash të falsifikuara dhe produkte të dyshuara të kontrabanduara.

✅Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë evidentuar dhe goditur 8 raste, janë vënë në pranga 8 shtetas dhe janë sekuestruar 6 armë zjarri me silenciatorë, 3 mina me telekomandë, 1 kg e 600 gr. eksploziv C4, 3 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë, municion luftarak dhe 3 armë të ftohta (thika).

✅Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 569 leje drejtimi, nga të cilat: 449 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 74 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 46 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

•Përmes përdorimit të alkool-testuesve janë arrestuar 51 drejtues mjetesh, nga këta: 28 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 23 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

•Janë arrestuar nga Policia Rrugore e Tiranës, 15 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 3 raste të drejtimit të automjeteve, nën efektin e lëndëve narkotike.

-Policia Kufitare ka intensifikuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në kufirin tokësor dhe atë detar, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 16 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Janë goditur 2 raste të veprës penale “Kontrabanda me mallra të tjera”; 3 raste të “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 raste të “Mosdeklarimi i të hollave në kufi”, në PKK Rinas, dhe 3 raste të “Trafikimi i mjeteve motorike”.

Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar me zero tolerancë krimin në përgjithësi e atë të organizuar në veçanti dhe në këtë kuadër do të vijojë me përkushtim operacionet dhe megaoperacionet, në çdo qark të vendit.

Angazhim maksimal nga shërbimet e Policisë, për t’iu ofruar qytetarëve një shërbim sa më cilësor, si dhe për të garantuar, në bashkëpunim me oficerët e sigurisë dhe stafet pedagogjike, vijimin e procesit mësimor sa më të sigurtë.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

policia nxjerr bilancin e nje jave

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet