LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia publikon bilancin e javës: 16 operacione policore, 135 të arrestuar, 6 në kërkim

Sipas njoftimit, përgjatë javës që lamë pas bëhet me dije se janë zhvilluar 16 operacione policore, prej të cilave 135 persona janë vënë në pranga dhe 6 persona janë shpallur në kërkim. 

25 Dhjetor 2022, 13:49 Nga a.l
Policia publikon bilancin e javës: 16 operacione policore, 135 të
Policia

TIRANË- Policia e Shtetit ka publikuar bilancin e përjavshëm të arretsimeve. Sipas njoftimit, përgjatë javës që lamë pas bëhet me dije se janë zhvilluar 16 operacione policore, prej të cilave 135 persona janë vënë në pranga dhe 6 persona janë shpallur në kërkim. 

NJOFTIMI I PLOTË: 

Policia e Shtetit, në një javë!

✅Strukturat e Policisë së Shtetit, të angazhuar 24/7, në çdo qark të vendit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në cilëndo formë të shfaqjes së tyre.

✅Kontrolle të vazhdueshme në pkk-të e vendit, në ambiente dhe subjekte të ndryshme tregtare, për të parandaluar tregtimin e kundërligjshëm të lëndëve piroteknike.

-Mijëra fishekzjarre dhe kapsolla u sekuestruan, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, gjatë festave të fundvitit.

✅Gjatë kësaj jave janë finalizuar 16 operacione policore, janë vënë në pranga 135 shtetas dhe janë kapur 6 persona në kërkim, autorë të dyshuar të veprave të ndryshme penale.

✅Policia e Shtetit dha kontributin e saj, krah për krah me partnerët, për finalizimin e megaoperacionit ndërkombëtar “Shield”, të koordinuar nga Europol, me fokus goditjen e trafikimit të barnave të falsifikuara dhe të substancave të rrezikshme për shëndetin.

-Gjatë periudhës prill-tetor, 2022, Policia e Shtetit finalizoi 6 faza të këtij megaoperacioni, si rezultat i të cilave u vunë në pranga 14 shtetas dhe u sekuestruan medikamente me vlerë mbi 100 000 euro.

✅Në fushën e narkotikëve, në të gjithë vendin janë goditur 42 raste, të cilat kanë rezultuar me sekuestrimin e rreth 85 kg lëndë narkotike kanabis dhe të dhjetërave dozave drogash të forta.

✅Finalizimi i operacionit “Hamil”, në Fier, solli vënien në pranga të pronarit dhe pasagjerit të një automjeti “Audi Q7”, me të cilin transportoheshin 3 thasë me lëndë narkotike kanabis, me peshë rreth 85 kg.

✅Në Durrës dhe në Lezhë u goditën raste të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis dhe kokainë, në doza. Për këtë veprimtari penale u vunë në pranga 3 shtetas dhe u sekuestruan dhjetëra doza lëndësh narkotike.

✅Në fushën e armëmbajtjes pa leje janë goditur 25 raste, si rezultat i të cilave janë sekuestruar 5 armë zjarri, municion luftarak, armë të ftohta dhe sende të forta.

✅Si rezultat i operacioneve “Flagranca” dhe “Muzgu”, në Krujë dhe në Lezhë, u vunë në pranga 2 shtetas të cilët mbanin pa leje, 2 armë zjarri pistoleta.

✅Në kuadër të operacionit “Lusen”, të zhvilluar në Kukës, u parandalua një ngjarje e rëndë kriminale në familje dhe u sekuestrua një armë zjarri që mbahej pa leje, në banesën e kësaj familjeje.

✅Në Lezhë, si rezultat i operacionit “Fundviti” u identifikuan dhe u vunë në pranga, 2 autorët e dyshuar të plagosjes së rëndë, për shkak të detyrës, të një punonjësi të OSHEE.

✅ Në të gjithë vendin janë goditur 31 raste në fushën e krimeve ekonomike, 24 raste vjedhjesh dhe 6 raste të organizimin të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

✅Në Kakavije dhe në Port Durrës, u finalizuan operacionet “Vigjilje” dhe “Artikujt”, për goditjen e kontrabandës, si rezultat i të cilëve u vunë në pranga 1 doganier dhe 2 shtetas që transportonin mallra të ndryshme të kontrabanduara.

✅Nga DVP Tiranë u finalizuan operacionet “Falsifikimi” dhe “Saga”, të cilat rezultuan me vënien në pranga të 3 shtetasve të cilët kishin përshtatur një ambient për falsifikimin e dokumenteve të ndryshme, dhe të 2 shtetasve të tjerë që u vidhnin sendet personale, qytetarëve, duke i kërcënuar me mjete prerëse (thika).

✅Nga DVP Elbasan u finalizua operacioni “Shuma” që rezultoi me vënien në pranga të një 26-vjeçari, pasi kanosi me armë zjarri, një shtetas tjetër, për dhënien e 3000 eurove.

✅Në vijim të angazhimit nga strukturat e Policisë, në bashkëpunim me agjencitë e tjera shtetërore, janë goditur 6 raste të krimeve mjedisore dhe janë trajtuar ligjërisht 35 raste të dhunës në familje.

-Nga shërbimet e Policisë Rrugore, gjatë kësaj jave janë pezulluar në total 581 leje drejtimi, nga të cilat: 472 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 42 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 66 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

• Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje janë arrestuar 34 drejtues mjetesh, nga këta: 26 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 8 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

-Policia Kufitare vijon kontrollet, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare.

•Janë goditur 24 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

•Gjithashtu, në të gjitha pkk-të e vendit, janë goditur: 3 raste të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 1 rast i “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe 1 rast i “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

bilanci i javes nga policia

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën