“Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë projektin e Zvërnecit”/ Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/Rama: Shqipëria e 2030 do jetë...
“Rama tradhtar kombi”/ Protestuesi: Avokati i Popullit ku je? 12 Qershor, 19:25 “Shqipëria ësht&eu...
Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje 12 Qershor, 13:06 ...
I arrestuar nga SPAK/ Kush është biznesmeni Orest Sota, në 2017 u kap me 863 mijë euro në automjet, njohje dhe me Ergys...
Jo rrallëherë, të moshuarit bien pre e informacioneve të pavërteta që qarkullojnë në platformat digjitale, duke ndikuar në vendimet e tyre të përditshme
TIRANË- Të moshuarit janë ndër grupet më të ekspozuara ndaj sfidave të epokës digjitale. Përballë një fluksi të vazhdueshëm informacioni dhe përdorimit në rritje të rrjeteve sociale, ata shpesh gjenden në vijën e parë të dezinformimit dhe mashtrimeve online.
Jo rrallëherë, të moshuarit bien pre e informacioneve të pavërteta që qarkullojnë në platformat digjitale, duke ndikuar në vendimet e tyre të përditshme. Kjo është një nga gjetjet kryesore të studimit “Të moshuarit në epokën digjitale”, të realizuar nga Faktoje, i cili analizon mënyrën se si gjenerata e tretë informohet, sa e ekspozuar është ndaj dezinformimit dhe cilat janë pasojat e këtij fenomeni.
Studimi u zhvillua në Tiranë, Durrës, Korçë dhe Shkodër, ku u intervistuan 207 pensionistë përmes anketave dhe bisedave ballë për ballë. Gjetjet tregojnë se televizioni mbetet burimi kryesor i informacionit për të moshuarit. Rreth 96.6% e të anketuarve e përdorin televizionin për t’u informuar, ndërsa 83.1% e konsiderojnë atë burimin më të besueshëm të lajmeve.
Megjithatë, jeta digjitale e kësaj grupmoshe po zgjerohet çdo ditë. ËhatsApp përdoret nga 68.6% e të anketuarve, Facebook nga 59.9% dhe YouTube nga 55.1%, duke rritur ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve të paverifikuara dhe mashtrimeve online.
Një nga gjetjet më shqetësuese të studimit është se 36.1% e të anketuarve pranojnë se lajmet e rreme kanë ndikuar në vendime që lidhen me shëndetin, financat apo votimin. Ndërkohë, 46.3% nuk janë të sigurt nëse kanë besuar apo shpërndarë ndonjëherë informacion të rremë, çka tregon vështirësinë në dallimin e fakteve nga dezinformimi.
Gjatë prezantimit të studimit në Shtëpinë e Evropës në Tiranë, Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, theksoi rëndësinë e informacionit të besueshëm dhe rreziqet që sjell dezinformimi për demokracinë dhe proceset e vendimmarrjes.
Sipas të dhënave të studimit, politika dhe shëndeti janë dy fushat ku të moshuarit perceptojnë nivelin më të lartë të dezinformimit. Plot 74% e të anketuarve mendojnë se politika është veçanërisht e prekur nga lajmet e rreme, ndërsa 71.6% shprehen të njëjtën gjë për informacionet që lidhen me shëndetin.
Këto shifra pasqyrohen edhe në historitë konkrete të mbledhura gjatë hulumtimit. Të moshuarit raportuan raste të mashtrimeve me produkte që premtonin kura të mrekullueshme për sëmundje të ndryshme, si dhe mashtrime emocionale e financiare në rrjetet sociale. Në shumë raste, këto skema kanë sjellë humbje financiare dhe pasoja psikologjike për viktimat.
Megjithatë, studimi nxjerr në pah edhe një aspekt pozitiv: dëshirën e fortë të të moshuarve për të mësuar dhe për t’u mbrojtur nga dezinformimi. Shumica e të anketuarve shprehën interes për programe edukimi mediatik, trajnime dhe aktivitete komunitare që do t’i ndihmonin të dallonin informacionin e saktë nga ai i rremë.
Studimi “Të moshuarit në epokën digjitale” vjen si një thirrje për më shumë vëmendje ndaj nevojave të gjeneratës së artë në hapësirën digjitale. Gjetjet tregojnë se dezinformimi nuk është thjesht një problem i internetit apo i rrjeteve sociale, por një fenomen që ndikon drejtpërdrejt në shëndetin, financat dhe vendimet e përditshme të të moshuarve. Përballë këtij realiteti, edukimi mediatik dhe mbështetja institucionale mbeten ndër mjetet më të rëndësishme për t’i ndihmuar ata të lundrojnë me siguri në botën e informacionit./Dosja.al
Foto ilustruse TIRANË- Ditën e sotme do të zhvillohet protesta e 13-të rradhazi e qytetarëve, në Tiranë. Me anë t&e...
TIRANË- Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë protestës së qytetarëve pë...
TIRANË- Personi që shihni në foto është Luçiano Koçeku alias Artur Koçeku. Koçeku rezulton sipas SPA...
SPAK TIRANË- Emrat e 20 personave të akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të trafikut të kokainës e pastrimit të para...
SPAK TIRANË- Kjo është lista e plotë e pasurive që i është sekuestruar vëllezërve Koçeku, të ...
Artur Shehu TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 128 mln euro nga shitja e pronave në Zvërnec në llogari të biz...
TIRANË- Detaje të reja janë zbardhur nga megaoperacioni i SPAK kundër grupit kriminal të përfshirë në trafik drog...
Eglant Koçi TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për zhdukjen e Eglant Koçit, ngjarje për të cil&e...
Redi Struga TIRANË- 138 milionë euro janë sekuestruar nga llogaritë e kompanisë “Albanian Land Development”, n&eu...
SPAK TIRANË- Prokuroria e Posaçme në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po zhvillon këtë të premte nj&eu...