LIVE UPDATES
Bota

“Pranuam propozimin franko-gjerman”, Gërvalla flet për dështimin e takimeve Kurti-Vuçiç

Gërvalla tha se Kosova pranoi propozimin franko-gjerman, dhe menduan që me një marrëveshje të kësaj natyre që shënon njohjen defacto por jo dejure, do të mund të pajtoheshin, por Serbia e refuzoi të firmoste marrëveshjen. 

28 Shtator 2023, 22:13 Nga r.ll
“Pranuam propozimin franko-gjerman”, Gërvalla flet për
donika gervalla

TIRANË- Zv. kryeministrja dhe njëherazi ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka deklaruar për “Top Story” në Top Channel se vetëm njohja reciproke mund t’i japë fund tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

Gërvalla tha se Kosova pranoi propozimin franko-gjerman, dhe menduan që me një marrëveshje të kësaj natyre që shënon njohjen defacto por jo dejure, do të mund të pajtoheshin, por Serbia e refuzoi të firmoste marrëveshjen. 

"Një gjë është e pandryshuar; si para se të vinim edhe pasi erdhëm në pushtet, mbetet e pandryshuar fakti se vetëm njohja reciproke, pranimi i një realiteti nga ana e Serbisë krijon prespektivën e një realiteti dhe paqeje afatgjatë në rajonin tonë. Pra vetëm ai momenti ku Serbia e pranon që kufijtë e Ballkanit nuk do të ndryshohen më, atëherë ekziston prespektiva e një stabiliteti afatgjatë. Duke ditur këtë fakt, duke pasur parasysh që partnerë dhe aleatë të ndryshëm të Kosovës në biseda dhe raunde të ndryshme bisedimesh, qoftë në Bruksel, qoftë në Prishtinë apo vende të tjera vazhdimisht na kanë theksuar se në qoftë se njohja reciproke është një hap i vështirë tani, të përpiqemi që të gjejmë një hap të ndërmjetëm, i cili do të ndihmonte në shtensionimin e marrëdhënieve të tendosura, me qëllim që rruga drejt njohjes reciproke që është natyrshëm zgjidhja përfundimtare, të mund të ishte më e shpejtë dhe lehtë.

Ne kemi pranuar propozimin franko-gjerman, të cilin e kemi studiuar me kujdes. Në fund i kemi besuar partnerëve tanë gjermanë dhe amerikanë, duke thënë se nëse partnerët tanë deri më sot asnjëherë nuk na kanë lënë në baltë – sidomos Amerika që është garantuesi më i rëndësishëm i Pavarësisë së Republikës së Kosovës – kemi menduar që me një marrëveshje të kësaj natyre që shënon njohjen defacto por jo dejure, do të mund të pajtoheshim. Jemi përpjekur, kemi shkuar disa herë në Bruksel dhe në prani të evropianëve është diskutuar kjo marrëveshje. Në fund kryeministri Kurti ka shkuar më 27 shkurt të këtij viti në Bruksel me mendimin që do të firmoset kjo marrëveshje. Ne kemi qenë të gatshëm, BE ka qenë e gatshme, Serbia ka refuzuar. Edhe pse e kishte pranuar më parë gojarisht një marrëveshje të tillë, atëherë është pranuar nga Serbia dhe BE na ka thënë se edhe po nuk u bë sot, ska gjë sepse firmoset herën tjetër. Do të kemi një plan që tregon se në çfarë etapash do ta implementojmë këtë marrëveshje, të cilat janë të pranueshme për çdo shtet demokratik dhe atëherë do të nënshkruhet.

E njëjta gjë ndodhi edhe në Ohër më 18 mars. Kosova ishte e gatshme ta firmoste këtë marrëveshje dhe të fillonte implementimin dhe Serbia u tërhoq. Kështu të krijohet përshtypja sikur Serbia e ka pranuar këtë marrëveshje vetëm duke menduar se do të kaloj edhe kjo çështje sepse Kosova do ta refuzojë." tha Gërvalla. 

donika gervalla tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri