LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Vizita në Shqipëri/ Presidentja e Hungarisë: Kosova&Serbia të gjejnë rrugën drejt paqes! Begaj: Dhuna ndaj KFOR e papranueshme

•Presidentja e Hungarisë Katalin Novak ndodhet në Shqipëri në një vizitë dy ditore. •Ajo u prit me një ceremoni zyrtare nga presidenti Bajram Begaj, me të cilin mbajti edhe një konferencë për shtyp. •Të dy së bashku bënë thirrje për çtensionimin e situatës në veri të Kosovës. •Novak tha se Kosova dhe Serbia të gjejnë rrugën e paqes ndërkohë presidenti Bajram Begaj tha se popullata serbe po keqpërdoret. •Novak do të ketë edhe një fjalë përshëndetëse në Kuvendin e Shqipërisë, në orën 13:00.

5 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Erdha në Shqipëri në një kohë kritike'/Presidentja e Hungarisë në Kuvend: Të ruajmë sigurinë

Vizita në Shqipëri/ Presidentja e Hungarisë: Kosova&Serbia
Katalin Novak

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak la folur sot në Kuvend për situatën e sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke prekur edhe situatën e tensionuar në veri të Kosovës.

Gjatë vizitës në Tiranë, Novak theksoi se është e rëndësishme të ruhet stabiliteti dhe siguria e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Kam ardhur në Shqipëri në një kohë kritike. Europa po përballet me vështirësi. Në radhë të parë, lufta në Ukrainë dhe pasojat e kësaj lufte. Në radhë të dytë Ballkani perëndimor, stabiliteti. Dhe së treti rritja e vazhdueshme e imigracionit ilegal, Së katërti sfidat demokratike. Së pesti fuqia politike botërore e Europës është në pikëpyetje. Duhet të flas në lidhje me luftën në Ukrainë,-"tha Katalin Novak.

Presidentja e Hungarisë gjatë fjalimit të saj gjithashtu ka theksuar se e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

"Të gjithë ishin të habitur me atë që ka ndodhur në Ukrainë. Vendimi i Rusisë për të sulmuar fqinjin e tij na ka vënë në një situatë të re. Dua të përmend që si fqinj të Ukrainës kemi ndihmuar 2 mln refugjatë. Shumica e tyre nuk kanë qëndruar për një kohë të gjatë. Ne jemi aty kur duhet të japim ndihmë humanitare. Lufta duhet të mbarojë sa më shpejt. Shohim rritje të çmimit të energjisë elektrike, inflacioni, shohim frikën në sytë e njerëzve në Europë. Çdo njeri ka frikë se lufta mund të shkojë deri në kombin e tij. Së dyti kam përmendur stabilitetin. Të gjithë shohim Ukrainën por ne harrojmë sa i rëndësishëm është që Ballkani perëndimor të ketë paqe dhe siguri. Sa pak duhet për të rritur tensionet që kjo pastaj të kalojë edhe në nivel lufte. Është e rëndësishme të ruajmë stabilitetin dhe sigurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Në Kosovë, në misionin e KFOR-it ka 400 ushtarë hungarezë, 20 janë lënduar gjatë sulmeve të fundit. Shumica e tyre janë në spital. Jam i bindur që stabiliteti i Ballkanit Perëndimor është çelës për integrimin europian. Paqja, siguria e Europës varet shumë nga Ballkani Perëndimor. Ne mbështesin integrimin e Shqipërisë në BE. Ndaj duam që ju, shqiptarët t’ju përshëndesim si qytetarë të BE. Edhe ne kemi nevojë për ju brenda BE”, -tha ajo.

3 VITE ME PARE

“Kemi mbi 400 trupa, pjesë të KFOR-it në Kosovë”, Presidentja e Hungarisë: Dialogu, rruga e duhur për zgjidhjen e situatës

Vizita në Shqipëri/ Presidentja e Hungarisë: Kosova&Serbia
Katalin Novak dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, në konferencën e përbashkët me kreun e shtetit Bajram Begaj, theksoi se dialogu është rruga e duhur për zgjidhjen e situatës në Kosovë. Presidentja Novak vuri në dukje se situata e krijuar në Kosovë gjatë ditëve të fundit ka qenë temë diskutimi në këtë takim, ku fokusin e ka vënë te rëndësia që ka dialogu mes dy palëve për të arritur paqen dhe stabilitetin në rajon.

“Nëse lejojmë, mund të ndodhë një përshkallëzim i situatës në Bosnje dhe në Kosovë, dhe bashkë me presidentin kemi diskutuar rëndësinë e paqes dhe të stabilitetit të rajonit. Duke mbështetur integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe në çdo forum ne themi se duhet mbështetja e Shqipërisë në rrugën e integrimit. Kombi është në rrugën e duhur dhe ne do të ndihmojmë për të mbajtur paqen dhe sigurinë. Kemi mbi 400 trupa, pjesë të KFOR-it në Kosovë dhe falenderoj z. president për shprehjen e keqardhjes për plagosjen e ushtarëve në veri të Kosovës”, është shprehur ndër të tjera presidentja hungareze.

Novak u shpreh se integrimi i Ballkanit Perëndimor, ka një rëndësi të veçantë në ruajtjen e sigurisë në Evropë. “Është i rëndësishëm për mua ky takim, pasi pak a shumë kemi të njëjtën kohë në këtë pozicion. Në këtë vit jam përpjekur që të jemi aktivë në Ballkanin Perëndimor, pasi është pengu i sigurisë së Evropës. Paqja në Ballkanin Perëndimor ka rëndësi për Evropën, ndaj ka rëndësi bashkimi i tyre me BE-në, dhe kam mbaruar rrugëtimin me të gjithë liderët dhe i sigurova se do i mbështesim ato në integrimin e BE-së”.

3 VITE ME PARE

Begaj pret homologen hungareze: Keqardhje për ushtarët tuaj të lënduar në Veri të Kosovës

Vizita në Shqipëri/ Presidentja e Hungarisë: Kosova&Serbia
Presidenti i Shipërisë, Bajram Begaj

TIRANË- Presidenti Bajram Begaj ka organizuar ditën e sotme një takim me presidenten e Hungarisë, Katalin Novak, me qëllim arritjen e një bashkëpunimi dypalësh, për procesin e integrimit në BE të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, si dhe për zhvillimet aktuale në rajon. Ai shprehu keqardhjen e tij për ushtarët hungarezë që u lënduan në veri të Kosovës.

I shpreha keqardhjen presidentes Novak, për ushtarët hungarezë të lënduar në Veri të Kosovës. Vlerësova marrëdhëniet shumë të mira, historike e tradicionalisht miqësore midis dy vendeve. Heronjtë kombëtarë të dy vendeve tona, Skënderbeu dhe Huniadi, hodhën bazat e një partneriteti strategjik. Faleminderit Hungarisë që inicioi shpalljen nga OKB të 5 shtatorit si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë në nderim të shenjtores shqiptare, Nënë Tereza.

Falë vizionit të përbashkët euroatlantik, marrëdhëniet politike dypalëshe janë forcuar edhe më shumë. Dy vendet tona janë aleate në NATO dhe bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të procesit të integrimit në BE të Shqipërisë. Vëmendje shumë të veçantë ia kushtuam bashkëpunimit ekonomik e tregtar. Vlerësova interesin në rritje të bizneseve hungareze për të investuar në Shqipëri. Kërkova ndihmën e Presidentes Novak, për ta inkurajuar më shumë biznesin hungarez të orientohet drejt tregut shqiptar. Mundësitë janë shumë të mëdha. Mirënjohje për mbështetjen që Hungaria i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit evropian. Vlerësova angazhimin e madh të Hungarisë për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Vlerësova kontributin e gjatë me trupa ushtarake në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Për ne ka rëndësi shumë të madhe mbështetja e dialogut, si dhe mbështetja e Kosovës për t’u anëtarësuar në organizatat ndërkombëtare, përfshirë edhe në KiE. Vlerësuam dhe bashkëpunimin shumë të mirë në kuadër të organizatave ndërkombëtare.  Hungaria  mbështeti kandidaturën e Shqipërisë për të qenë anëtare jo e përhershme në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, u shpreh presidenti Bajram Begaj.

3 VITE ME PARE

Rritja e pagave për deputetët, Begaj: S’kam dhënë miratim paraprak, ligji kaloi me konsenus në Kuvend

Vizita në Shqipëri/ Presidentja e Hungarisë: Kosova&Serbia
Bajram Begaj

TIRANË- Rritja e pagave u komentua ditën e sotme nga Presidenti Bajram Begaj. Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Hungarisë, Begaj tha se ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, ndërsa theksoi se ende nuk e ka pëlqimin për përmbajtjen ligjit

“Presidenti në fakt zbaton kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk ishte vendim i deputetëve. Ishte ligj i miratuar në parlament, me shumicë dhe konsensus. Ligji në fjalë bëhet për të rregulluar piramidën e pagave, në administratë dhe pagat e magjistratëve. Presidenti ka dhënë sipas Kushtetutës pëlqimin paraprak që ky ligj të hyjë në fuqi pas dekretimit. S’kam dhënë pëlqimin për përmbajtjen e ligjit. Presidenti ka marrë kohë për të vlerësuar ligjin. Nuk është dhënë miratimi paraprak për ligjin, por për hyrjen në fuqi të ligjit në momentin e dekretimit”

Begaj dekretoi dy ditë më parë 3 ligjet për rritjen e pagave për deputetët, ministrat dhe administratës publike. Pas firmosjes së dekretit të Begajt, ligjet hyjnë në fuqi në mënyrë të menjëhershme. Ligji i ri është pjesë e strategjisë së qeverisë për të rritur pagën mesatare në vend nga 530 euro në 930 euro dhe përfitues të parë ka 130 000 punonjësit e administratës.

Në seancën e fundit parlamentare, të majtët dhe të djathtët bashkuan votat për të miratuar rritjen e pagave, vendim nga, i cili do të përfitojnë edhe 140 deputetët e Parlamentit si dhe ministrat e qeverisë./Dosja.al

3 VITE ME PARE

Presidentja e Hungarisë mbërrin në Tiranë, pritet me vizitë zyrtare nga Begaj

Vizita në Shqipëri/ Presidentja e Hungarisë: Kosova&Serbia
Katalin Novak dhe Bajram Begaj

TIRANË- Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak ka mbërritur në Tiranë, teksa është pritur me vizitë zyrtare nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Në qendër të bisedimeve do të jenë zhvillimi i marrëdhënieve politike dhe ekonomike midis dy vendeve, bashkëpunimi me Hungarinë në funksion të procesit të integrimit të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, zhvillimet në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si dhe zhvillimet e reja gjeopolitike të ndikuara nga agresioni ushtarak rus në Ukrainë.

Pas takimit që do të kenë 'kokë më kokë', dy homologët do të mbajnë edhe një konferencë për shtyp, e cila pritet të nisë rreth orës 11:30.

katalin novak bajram begaj

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet