LIVE UPDATES
Aktualitet

'Prindërit se kuptojnë ç'kam pirë'/ Cigaret elektronike janë kthyer në ‘biberona’ për 10-vjeçarët shqiptarë, shkak reklamimi i tyre në televizion

Nxënësit thonë se lekët ua japin vetë prindërit por për të blerë diçka për të ngrënë.

26 Mars 2023, 15:27 Nga k.m.
'Prindërit se kuptojnë ç'kam pirë'/ Cigaret
Foto ilustruese

TIRANË- “Para disa ditësh isha me djalin tim 3-vjeҫar në një park. Vura re një grup fëmijësh diku 10-vjeҫar dhe tym mes tyre. Po pinin cigare elektronike dhe kur më panë mua që i hodha një vështrim të rreptë, po mundoheshin ta fshihnin”.

Ankesa si këto ka marrë çdo ditë sociologe Marsida Simo.

Dhe në fakt, 10-vjeçarët që pinë cigare elektonike i hasim kudo tashmë, si jashtë ambienteve të shkollës, në rrugë, lokale por edhe në shkollë. Simo tregon për Gazetasi.al se edhe mësueset e shkollave 9-vjecare i shkruajnë duke i thënë se fëmijët i nisin cigaret elektronike që në klasë të gjashtë.

“Ajo që iu bën më shumë përshtypje është se ku i gjejnë fëmijët aq para sa të blejnë cigare elektronike të cilat kanë një çmim të konsiderueshëm që shkon deri në 1200 lekë”.

Të pyetur nga Gazetasi.al, nxënësit thonë se lekët ua japin vetë prindërit por për të blerë diçka për të ngrënë.

“Lekët nuk janë problem fare se i kemi aq lek me vete sa për të blerë ‘vape’”, thotë një nga djemtë në një grup prej 5 nxënësish që qëndrojnë në cep të një shkolle 9-vjeçare në Tiranë. Edhe pse nuk e cilësojnë si diçka të dëmshme, djemtë kanë frikë kur i pyet dhe nuk pranojnë të tregojnë emër, edhe nga frika se mos prindërit e tyre e zbulojnë.

“Unë nuk e shoh si diçka të keqe, të paktën jo aq sa duhani. Më mirë pi këtë sesa duhan. Kam një muaj që e pi, më shumë i shtyrë nga çunat që e filluan duke parë në televizor. Cigaret elektronike kanë dhe një të mirë se nuk lënë aromë dhe prindërit nuk e kuptojnë se e kam pi”, thotë një tjetër nxënës i cili është vetëm në klasë të 7.

Simo thotë për Gazetasi.al se cigaret elektronike mund t’i quajmë dhe  “biberonat e të rriturve” të cilat i shohim gjithnjë e më shpesh në gojën e tyre në ambiente të ndryshme si bare, restorante apo dhe në rrugë.

“Megjithatë ajo që na shqetëson më shumë është fakti se po përdoret edhe nga fëmijët e moshës 12-13 vjeҫ, ndoshta dhe më të vegjël. Mjafton të shkojmë pranë shkollave 9-vjeҫare dhe mund të shohim fëmijë që thithin cigare  elektronike sidomos kur janë në grup”, thotë Simo e cila shton se jo më larg se para pak javësh diskutoi online me një grup prindërish për përdorin e cigareve elektronike, ku mori shumë komente dhe mesazhe të cilat konfirmonin se moda e “cigareve elektronike” ose “vape” po infekton gjerësisht të vegjlit.

Simo thotë se produktet që reklamohen së tepërmi dhe kanë një aspekt tërheqës vizual, kanë një efekt bombardues për audiencën duke ndikuar në sjelljen konsumatorit.

Sidomos kur ky produkt ose shërbim përdoret nga një person i famshëm apo që ka reputacion për një pjesë të shoqërisë. Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit mund të “manipulohen” ose “bombardohen” nga reklamimi, aq më tepër kur reklamimi është jo i drejtpërdrejtë, por indirekt, si në rastin kur shfaqet si logo në muret e shtëpisë, apo si objekt rastësor në tavolinë, apo që përdoret rëndom nga shumë persona”, thotë Simo duke shtuar se këto mënyra reklamimi japin një mesazh se janë produkte popullore, jo të dëmshme, apo që të japin mundësinë të përafrohesh me personazhet që i konsumojnë.

Studiuesit e fushës së marketingut prej kohësh studiojnë mesazhet e pandërgjegjshme që përfshihen në të gjitha llojet e reklamave promocionale dhe fushatave. E rëndësishme për ta është ideja e anashkalimit të mesazhit të vetëdijshëm. Ky koncept u diskutua për herë të parë nga James Vicary në 1957 i cili ekspozoi përdorimin e manipulimit ne subkoshiencë mbi mendjen e konsumatorit. Studimi zbuloi se mesazhet e fshehura si "Eat Popcorn" dhe "Drink Coke" të shfaqura gjatë filmave, regjistroi një nxitje të papritur të turmave të njerëzve të rreshtuar jashtë stendave të kokoshkave. Në mënyrë të ngjashme, gjithashtu u rritën shitjet e pijes Coca-s.

“Një grua e cila ka një biznes, me tregoi se para pak kohësh, asnjë nga punonjësit e saj nuk e pinte cigaren elektronike. Ndërsa së fundmi 6 prej tyre e pinë, si shkak i reklamimit të madh që po u bëhet cigareve elektronike”, përfundon Simo./GazetaSi

vape ne shkolla cigarja elektronike

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën